VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Vanesa Redgreiv tejet e trishtuar për të bijën Natasha Riçardson

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 01:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Vanesa Redgreiv tejet e trishtuar për të bijën Natasha Riçardson
E Premte, 03.20.2009, 03:48pm (GMT+1)

Voal-online - Vanessa Redgrave është tejet e dëshpëruar për vdekjen e së bijës Natasha Richardson, së cilës mjekët ia shkëputën aparaturat që e mbanin në jetë. Nga emocionet e papërballueshme aktorja 72 vjeçare e humbi vetëdijën për një kohë të shkurtër, kur Richardson ndërroi jetë. Një i brendshëm thotë: "Familja u tregua e vendosur që ta përballojë e bashkuar dhimbjen e madhe për Natasha Richardson. Por kjo ishte tepër e rëndë për Vanessa Redgrave e cila pësoi të fikët. Infermieret i erdhën asaj në ndihmë. Ajo erdhi përsëri në vete, por familja u ndodh nën një tronditje tjetër të rëndë." Pak para se e bija të ndërronte jetë, aktorja Redgrave, së bashku me të shoqin e Richardson, Liam Neeson, i kënduan pranë shtratit këngën "Luleylli" nga muzikali "The Sound Of Music" (Tingulli i Muzikës). Ajo ia kishte kënduar së bijës këtë këngë më 1990 kur ajo po martohej me burrin e parë, Robert Fox.

Richardson, e cila ka me Neeson djemtë Michael (13) dhe Daniel (12), vdiq pas përplasjes së kokës nga rrëzimi prej skive, kur ajo po merrte mësime nga një intstruktor. Edhe në mbrëmjen para aksidentit Redgrave e kishte qortuar të bijën për vendimin që të bënte stërvitje me ski. Loretta Brennan Glucksman, nga organizata "American Ireland Fund" (Fondacioni amerikano-irlandez", kishte një takim me Redgrave në New York dhe kishte biseduar me aktoren për këtë. Vanessa kishte thënë për të bijën: "Natasha ka shkuar të rrëshqasë me ski. Unë nuk e kuptoj këtë gjë. Ajo nuk di të skijojë."


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shkenca provon se artistët janë Don Zhuanët e vërtetë (03.19.2009)
Kaili Minoug është më e paguara e Bollivudit (03.17.2009)
Edhe Naomi Kempbëll i druhet plakjes (03.16.2009)
Kluni rikthehet tek ER, shikueshmëria në kulm (03.15.2009)
Nën akuzë bashkëjetuesi dhe dy psikiatër të Anë Nikolë Smithit (03.13.2009)
Klaudia Shifer është besnike ndaj kolegeve të veta (03.10.2009)
Britni Spiërs iu bëri vizizë 40 fëmijëve të sëmurë në Maiemi (03.08.2009)
Njëqind gra për njëqind vjet, bukuri që kanë bërë epokë (03.07.2009)
Rokeri i U2 kërkon të përjetësohet në film nga Brad Piti (03.03.2009)
Lindsi Lohan duhet ta rifitojë peshën e humbur (02.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]