VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MUZA E MODELIMIT E JERRY O'CONNELL? E SHOQJA REBECCA ROMIJN
E Martë, 10.05.2010, 01:03pm (GMT1)

Voal-online -Jerry O'Connell di si të fiksojë një pozë. Por ai ka edhe një muzë të hatashme modelimi.

"Unë marr plot pikënisje nga ime shoqe, e cila është një supermodel," thotë O'Connel, 36 vjeç, për të shoqen e tij të tri viteve, Rebecca Romijn (Rebeka Romin), 37 vjeçe. "Ajo më thotë mua ku të marr një pikë në shenjë dhe unë vërtetë përqëndrohem aty."

O'Connell, i cili luan me aktorin Jim Belushi në serialin e CBS, The Defenders (Mbrojtësit), kohët e fundit mori këshilla nga Romijn teksa pozonte për revistën VEGAS.

"Është si ta kem kujdestaren time personale të America's Next Top Model (Amerika ka talente modele)," tha ai në një pritje në Sin City (Qytetin e Mëkatit - Las Vegas, shenim përkthimi) për ta kremtuar përfshirjen e tij në këtë fushë të re, me "kujdestaren" e tij pranë vetes.

Gjithsesi mirësjellja e O'Connell vihej në pikëpyetje pasi çifti festoi larg dy vajzave 21 muajsh, Dolly e Charly, të cilat ishin nën përkujdesjen e motrës së Romijn.

"Kjo është si një natë mysafir," tha O'Connell, duke shtuar se vërtetë ai di më shumë rreth prindërisë se ndaj modelimit. "Unë kam mësuar si të mos çmendem - ta harroj mirësjelljen, por jo t'i harroj fëmijët e mi."/Elida Buçpapaj

(http://www.people.com/people)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.