VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DEMI MOORE DHE ASHTON KUTCHER NË IZRAEL PËR TA SHPËTUAR MARTESËN?


E Djelë, 10.10.2010, 05:49pm (GMT1)

Voal-online -Duke u përballur me probleme të martesës, Demi Moorre dhe Ashton Katcher fluturuan për në Izrael, për atë që dy hollivudianët e përshkruan si një udhëtim shpirtëror.

"Të ndajmë bashkë dashurinë dhe dritën, Love & Light, shkruante Kutcher në faqen e tij në Twiter të shtunën natën, pak orë pasi çifti u largua nga Los Angeles Airport për në Izraelt. "Duke kërkuar për energji që t'i forcojmë lidhjet mbi bazën e ngjashmërive tona dhe të gjejmë kompromis për ndryshueshmëritë tona," shkruante ai.

Kutcher, 32 vjeç, përdori faqen e tij në Twitter muajin e shkuar për t'i hedhur poshtë se thëniet e tabloideve për historinë e tyre. Moore, nga ana e saj, shtoi "Tejet shkëlqyer, i dashur!"

Prej atëherë ata kanë shfaqur një front të bashkuar, duke qenë bashkë në Clinton Global Initiative, duke shpenzuar kohë së bashku në Miçigan në sheshin e xhirimit të filmit të ri të Moore, The Reasonable Bunch dhe duke gjetur forma të tjera për të bindur opinionin rreth dashurisë së tyre./Elida Buçpapaj

(http://www.people.com/people)

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.