VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Xheid Gudi ndërroi jetë në gjumë

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 01:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Xheid Gudi ndërroi jetë në gjumë
E Djelë, 03.22.2009, 12:21pm (GMT+1)

Voal-online - Jade Goody, aktorja britanike yll e emisioneve reality show, beteja e së cilës kundër kancerit është ndjekur nga mbarë bota, ka vdekur. Ajo vdiq sot, në mëngjesin e së djelës, në Ditën britanike të Nënave. Max Clifford, miku e zëdhënësi i saj, ia bëri të ditur lajmin revistën People. "Ajo ka qenë në gjumë 24 orët e fundit," tha ai duke shtuar se ajo vdiq "pak para orës 4 të mëngjesit". Burri i saj Jack Tweed, me të cilin u martua në një ceremoni të filmuar nga një kanal televiziv britanik në shkurt, dhe nëna Jackiey Budden i ndodheshin pranë deri në momentin e fundit, tha Clifford. Clifford tha se Budden i tregoi atij: "Vajza ime aq tejet e bukur ndërroi jetën në gjumë, u shua." Ai shtoi: "Jackiey, ashtu siç mund ta merrni me mend, si çdo nënë është krejtësisht e dërmuar nga humbja e bijës së saj. Ne e dinim të gjithë se ajo po vdiste, por nëna e saj është e rrënuar." Goody, 27 vjeçe, u bë e famshme në versionin britanik të reality show Big Brother më 2002 dhe pothuaj nuk ka munguar asnjëherë më në gazetat britanike dhe në revistat tabolide, sidomos në rubrikat e gossipeve. Por historia e saj u bë globale kur ajo bëri të ditur se po vuante nga kanceri në qafë, teksa u paraqit në versionin e Big Brother të Indisë në gusht 2008. Në shkurt 2009 ajo mësoi se sëmundja e saj është përhapur në organizëm dhe ka vetëm fare pak kohë për të jetuar. Prej atëherë ajo është marrë me rritjen e ndjeshmërisë ndaj kësaj sëmundjeje dhe është përpjekur si t'i ndihmojë të tjerët, tha Clifford. Ai tha më tej: "Shembulli i saj do të jetë i çmuar për shumë gra, sepse ajo ua theksoi atyre domosdoshmërinë e parandalimit të sëmundjes. Ajo kishte pushtuar zemrat dhe mendjet e shumë njerëzve anembanë botës, nga Australia në Amerikë dhe kudo." Goody e jetoi një pjesë të madhe të jetës së saj përpara kamerave televizive edhe martesa e saj u dha drejtpërdrejt nga televizionet. Kjo ndodhi edhe me rastet e pagëzimeve, në spital, të fëmijëve të saj, Bobby, 5, e Freddy, 4 vjeç. Fill pas ceremonisë, Goody shkoi në shtëpinë e saj në Upshire, Essex, ku beteja e saj për jetën mori fund këtë mëngjes. Brenda pak muajsh do të dalë një libër për jetën e saj.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vanesa Redgreiv tejet e trishtuar për të bijën Natasha Riçardson (03.20.2009)
Shkenca provon se artistët janë Don Zhuanët e vërtetë (03.19.2009)
Kaili Minoug është më e paguara e Bollivudit (03.17.2009)
Edhe Naomi Kempbëll i druhet plakjes (03.16.2009)
Kluni rikthehet tek ER, shikueshmëria në kulm (03.15.2009)
Nën akuzë bashkëjetuesi dhe dy psikiatër të Anë Nikolë Smithit (03.13.2009)
Klaudia Shifer është besnike ndaj kolegeve të veta (03.10.2009)
Britni Spiërs iu bëri vizizë 40 fëmijëve të sëmurë në Maiemi (03.08.2009)
Njëqind gra për njëqind vjet, bukuri që kanë bërë epokë (03.07.2009)
Rokeri i U2 kërkon të përjetësohet në film nga Brad Piti (03.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]