VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOFIA LOREN, FITUESE E "ÇMIMIT PERANDORAK" NË JAPONI
E Mërkurë, 10.13.2010, 09:30am (GMT1)

 

 

Aktorja Sofia Loren është një nga fituesit e një çmimi prestigjioz që jepet në Tokio nga Shoqata japoneze e Arteve. Legjenda e kinemasë italiane dhe botërore është një nga laureatët e Çmimit Perandorak, i cili u jepet çdo vit artistëve të fushave të ndryshme, si piktura, skulptura, arkitektura, muzika, teatri dhe kinematografia.

Sofia Loren dha një konferencë shtypi, ku tha se ndjehej e nderuar që çmimi përmbledh me një bukuri të veçantë të gjithë punën dhe vlerat e që e kanë frymëzuar atë gjatë gjithë jetës dhe se kjo e bën atë tepër të lumtur.

Krahas me aktoren e famshme italiane, Çmimin Perandorak do ta marrin artistja gjermane Rebecca Horn, pianisti italian Maurizio Pollimo, piktori italian Enrico Castellani dhe arkitekti japonez Tojo Ito. Ceremonia e ndarjes së çmimeve zhvillohet sot dhe në të do të marrë pjesë edhe princi Hitachi i Japonisë.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.