VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vetëvritet biri i poetes Silvia Pleith 40 e sa vjet pas së ëmës
E Hënë, 03.23.2009, 05:09pm (GMT1)

Voal-online - Mallkimi i poetes Sylvia Plath edhe i poetit Ted Hughes bën edhe një viktimë. Dyzet vjet e gjashtë pas vetëvrasjes së nënës, Nicholas Hughes është varur në shtëpinë e tij në Alaskë. Prej vitesh, ka njoftuar motra, luftonte kundër depresionit e kohët e fundit ishte larguar nga katedra shkencave oqeanike në universitetin e Fairbanks për të ngritur një fabrikë qeramike shtëpiake. "Me dhimbje të madhe njoftoj vdekjen e vëllait tim, që e ka ndërprerë jetën më 16 mars në shtëpinë e tij," ka shkruar Frieda Hughes në një shënimt të publikuar në Times. Hughes nuk ishte martuar e nuk kishte fëmijë. Nëna e tij u vetëvra në shkurt 1963 me gazin e guzhinës. Kishte mbyllur me peshqirë të laguar derën e dhomës së gjumit, në mënyrë që të mos kalonte helmi tek fëmijët. Gjashtë vjet më vonë edhe bashkëjetuesja e re e Ted Hughes, Assia Wevill, u vetëvra në të njëjtën mënyrë e vdiq edhe vajza e vogël e çiftit. Mbi poetin britanik ra faji i shtyrjes së të dyja grave në vetëvrasje me tradhtitë e tij të vazhdueshme bashkëshortore. Versioni i tij i fakteve u tregua pak para vdekjes së tij, më 1998, në librin "Letrat e ditëlindjes".


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.