VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JODIE FOSTER E QUAN MEL GIBSONIN 'BURRI MË I MREKULLUESHËM NË INDUSTRINË KINEMATOGRAFIKE'
E Martë, 10.19.2010, 06:08pm (GMT1)

Voal-online -Mikja e mirë e Mel Gibsonit, Jodie Foster (Xhudi Foster) ka një këndshikim interesant për aktorin e trazuar (me të cilin do të ketë një rol special në The Hangover 2) duke thënë se, pavarësisht rrëmujave të tij "Gibson mbetet burri më i mrekullueshëm i industrisë kinematografike".

Sa për rolin e tij të ardhshëm komik, ajo thotë: "Ai vërtetë e pëlqente humorin në filmin e parë, The Hangover 1, prandaj unë jam shumë e kënaqur që ai do të jetë në The Hangover 2!"

Këtë deklaratë, Jodie Foster, 47 vjeçe, e bëri për revistën Extra.

Ndërkaq burime për uebsajtin EW.com thonë se Mel Gibson, 54 vjeç, nuk ka dëshirë të luajë në këtë film, por do të luajë një "personazh të përçudshëm" siç bëri Tom Cruise në filmin Tropic Thunder./Elida Buçpapaj

(http://www.people.com/people)

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.