VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sindi Krauford 43 vjeçe si 23 vjeçe
E Enjte, 03.26.2009, 05:53pm (GMT1)

Voal-online - Si dy herë nënë që është, ndjehet "vërtetë mirë" për pamjen e jashtme të saj. Kështu mendon topmodelja e viteve 1990 Cindy Crawford. Bukuroshja 43 vjeçare ka shpalosur trupin e saj përsëri, tashmë për revistën amerikane "Allure", ku është fotografuar, duke qenë krenare që trupi i saj është gjithnjë joshës. Ajo thotë për këtë: "Unë mendoj se ndihem mirë si 43 vjeçe, por nuk e fsheh se ndihem njëlloj si kur ishte 23 vjeçe." Karrierës së bukurisë së saj i kushtohet numri i prillit i kësaj reviste. Një vend të madh zë artikulli ku flitet për mjetet antimoshë të topmodeles. S ajo nuk iu ka shpëtuar rrengjeve të moshës dhe i përket 80 përqindëshit të femrave të botës të cilat ankohen nga celulitet. Ajo sqaron: "Unë kam dy fëmijë, jam 43 vjeçe, nuk kam pse ankohem nëse më shfaqen aty këtu, pra pse të vras mendjen!" Ajo, megjithatë, mbi gjithçka ka përkujdesjen, në radhë të parë, për lëkurën e saj, pastaj, së dyti, për duart, së treti për kraharorin e saj. Këto janë pikat më të forta ku ndodh procesi i plakjes. Ajo e ngushëllon veten: "Në Los Anxhelos kam parë gra, të cilat janë tek të 65-at dhe lëkurën e kanë si të ishin 20 vjeçe. Por nëse ua shikon duart apo qafën, e merr vesh menjëherë se cilës moshë i përkasin." Në numrin e saj të prillit, revista "Allure" shkruan ndër të tjera: "Kështu duket ajo 43 vjeçe. Përkujdesje e përditshme e Crawford për lëkurën përmban kremin ditor me antioxidanten, mbrojtje nga dielli dhe krem nate, si dhe një krem për sytë."  Cindy Crawford jeton me burrin Rande Gerber, djalin Presley Walker (10) dhe vajzën Kaia Jordan (7 vjeçe).



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.