VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NDAHEN RANDY TRAVIS DHE E SHOQJA ELIZABETH
E Djelë, 10.31.2010, 04:01pm (GMT1)

Voal-online -Një nga çiftet më jetëgjata të muzikës kantri ka njoftuar ndarjen.

Pas 19 vitesh, Randy Travis, 51 vjeç, dhe manaxherja e gruaja e tij Elizabeth "Lib" Travis i kanë dhënë fund martesës së tyre."Divorci është përfunduar këto dite," tha zëdhënësja e tyre Maureen O'Connor për revistën People.

Ata e dërguan kërkesën për prishjen e martesës në Santa Fe, New Mexico. Në dokumentet gjyqësore thuhet se një "një gjendje papërshtashmërie e ka përshkuar jetën e dy palëve në martesë", bënte të ditur Associated Press.

Në një deklaratë nëpërmjet zëdhënësit thuhet, "Elizabeth dhe Randy Travis janë pajtuar t'i ndajnë rolet. Elizabeth do të mbetet manaxhere personale e z. Travis. Ata nuk duan ndërkaq të bëjnë komente të mëtejshme dhe kërkojnë nga mediat të respktohet jeta e tyre private gjatë kësaj kohe."

Martesa e tyre ndodhi më 1991 pasi ishin të dashuruar dhe të fejuar për dhjetë vjet rresht.

Elizabeth besohet se është sekreti i suksesit në jetë dhe në art për Randy Travis.

Ajo e shpëtoi këngëtarin nga dënimi pesvjeçar me burg se kishte thyer një dyqan ushqimor. Duke e bindur gjyqtarin për ta liruar atë me kusht, Randy jetoi me Elizabeth dhe me të shoqin e saj të atëhershëm.


Tashmë e palumtur me martesën e mëparshme, Elizabeth pati thënë në atë kohë, "Randy më dha mua guximin ta jetoja një situatë shumë të keqe, por Randy nuk e prishi martesën time".

Elizabeth më vonë e udhëhoqi karrieren e Randy-t, vetë Randy duke pranuar një herë se, "ajo është energjike, është e çiltër, është inteligjente dhe tej çdo mase zemërmmirë."/Elida Buçpapaj

(http://www.people.com/people)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.