VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JENNIFER LOPEZ: GARUESIT E "AMERICAN IDOL" TË MOS I KËNDOJNË KËNGËT E MIA
E Shtunë, 11.06.2010, 07:59pm (GMT1)

Voal-online -Ua ka bërë të ditur garuesve të "American Idol" anëtarja e jurisë së këtij programi, Jennifer Lopez: "Mos i këndoni këngët e mia. Kot shpresoni se ashtu unë mund t'ua shtoj pikët."

"Ndoshta ju duket bukur, dëfryese dhe mrekulluese, por nuk është ashtu," iu tha pop diva garuesve të cilët nuk arritën ta bëjnë atë për vete duke i kënduar këngët hite të saj.

"Ata duhet ta kuptojnë se ne këtu nuk jemi për të bërë lojëra, aq për t'ia bërë qejfin dikujt, as për të marrë me të mirë dikë," tha ajo. "Ne po përpiqemi t'i përgatitim ata për në fazën tjetër."

Deri tani - pasi ka vizituar shtatë qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës - Jennifer Lopez ka gjetur nja 15 deri 20 "superyje të vërtetë, të cilët është e sigurtë se do të bëhen artistë të industrisë muzikore", duke shtuar se anëtarët e jurisë kanë parë tek ata "shumë këngëtarë të mëdhenj kantri"./Elida Buçpapaj

(http://www.people.com/people)

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.