VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HOLLYWOOD

E Shtunë, 04.20.2024, 12:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
HOLLYWOOD
 
A DO T'I THËRRASË MARYL STREEP 'MAMI' TINA FEY-t?
E Shtunë, 07.17.2010, 06:53am
 
Voal-online -Adhuruesit (fansat) e aktoreve Meryl Streep dhe Tina Fey le të jenë më në fund të kënaqur: një bashkëpunim në një film të ri për ekranin e madh mes fitueses së çmimeve Oscar dhe Emmy mund të jetë tashmë në horizont.

Kush është truri i këtij projekti? Partneri i Streep në filmat The Devil Wears Prada dhe Julie & Julia, Stanley Tucci, i cili do të jetë regjisor i komedisë nënë-bijë me titull Momy & Me, sipas Los Angeles Times.

AKTORI ORLANDO BLOOM DO TË MARTOHET ME MODELEN AUSTRALIANE MIRANDA KERR
E Enjte, 06.24.2010, 02:20pm

Voal-online -Supermodelja australiane Miranda Kerr do të martohet me burrin më të bukur të Hollywoodit, Orlando Bloom, bëri të ditur zëdhënësi i çiftit për mediat.

Kerr, 27 vjeçe, e cila mori famë ndërkombëtare si modele e prodhimeve të linjës Victoria's Secret, dhe Bloom, 33 vjeçar, yll i filmave "Pirates of Caribbran" dhe "The Lord of The Rings", filluan dashurinë në vitin 2007 dhe i kanë mohuar sistematikisht zërat se ata po shkojnë drejt martesës.

VATIKANI BEKON FILMIN THE BLUES BROTHERS
E Shtunë, 06.19.2010, 09:30pm

Voal-online -Jake dhe Elwood, personazhet tejet të adhuruara të luajtura prej John Belushit dhe Dan Aykroydit në filmin klasik të vitit 1980 The Blues Brothers (Vëllezërit Bluz), kanë marrë më në fund njohjen nga Vatikani për "Misionin nga Zotit".

Për ta shënuar 30 vjetorin e filmit, i cili u bë një kult klasik dhe përhapi modën me kapela të zeza dhe syze të errëta nëpër festat party, gazeta e Vatikanit ia kushtoi filmit një faqe të tërë me jo më pak se tre artikuj.

Një nga artikujt thotë se "nuk ka mungesë faktesh" që The Blues Brothers të mos konsiderohet "një film katolik".

Artikulli thekson se lirimi i Jake prej burgu dhe përkuhtimit i tij dhe Elwood për të ribashkuar grupin e tyre dhe për të mbledhur para për ta shpëtuar një jetimore që ajo të mos mbyllet ka paralele me historitë e Biblës me djalin plangprishës.

A DO TË ISHTE KLEOPATRA MË E MIRË ANGELINA JOLIE?
E Premte, 06.11.2010, 06:58pm
 
Nga e majta në të djathtë sipas akrepit të orës: Beyoncé; Thandie Newton; Angelina Jolie; Natalie Portman

Voal-online -Angelina Jolie ka mbathur shumë këpucë në karrierën e saj, por a mund të ecë ajo si një egjiptiane?

Le të shpresojmë kështu: Bukuroshja e famshme është një nga më të parapëlqyerat e producentit të filmit Queen of the Nile. Producenti fitues i çmimit Oskar, Scott Rudin, ka blerë të drejtën e biografisë Cleopatra, a Life, bën të ditur gazeta USA Today. Zyra e Rudin konfirmoi për gazetën se filmi "është duke u projektuar për Angelina Jolie-n".

LOURDES, BIJA E MADONËS, NË BALLINË PËR HERË TË PARË
E Martë, 06.08.2010, 10:45am
 
Voal-online -Ky numër i botimit evropian të revistës Quality natyrisht nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen: në ballinë, për herë të parë, shfaqet Lourdes Ciccone (Lurdes Çikone), fëmija e parë e këngëtares Madonna. Një vajzë që sapo ka mbushur trembëdhjetë vjet, shndërruar tashmë në prani të rëndësishme të industrisë artistike (showbiznesit): kohët e fundit është parë shpesh në paserela duke sfiluar, ashtu si dhe në qilimat e kuq, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave.

Aq e vërtetë është kjo, sa flitet për një kalim të vëmendjes nga e ëma tek e bija, madje edhe për xhelozi të popstares për rritjen e vazhdueshme të popullaritetit të Lourdes.

GEORGE CLOONEY NË HAWAII: "UNË BURRË I DËSHPËRUAR DHE BABA I PAZOTI"
E Shtunë, 06.05.2010, 09:27pm
 
E takuam aktorin në Honolulu në sheshin e xhirimit të filmit "The Descendants" (Pasardhësit), i cili pritet të dalë për Krishtlindje në ekran dhe ka regjinë e Alexander Payne, me të cilin aktori u kandidua për Oscar

Honolulu -Koshi i basketbollit në parkingun e CompUSA, megatregtoren elektronike kthyer në studio filmi, është shenja e parë se George Clooney  (Xhorxh Kluni) ndodhet këtu, diku rrotull. "E ka vënë për të luajtur gjatë intervaleve midis seancave të xhirimeve," thonë banorët vendës. "Unë e bëj atë që të zbres në peshë. Më është dashur të majmem për hir të këtij filmi, " thotë George Clooney, me këmishë Havai, pantallona të shkurtra ngjyrë bezhë dhe me një nga buzëqeshjet e tij magnetike, gjatë një pushimi të xhirimeve.

MARILYN DHE VËLLEZËRIT KENNEDY, DËSHMI E RRALLË
E Enjte, 06.03.2010, 05:47pm

MARILYN DHE VËLLEZËRIT KENNEDY, DËSHMI E RRALLË
E Enjte, 06.03.2010, 05:47pm

Marylin Monroe e fotografuar me dy vëllezërit John e Robert Kennedy. Kjo është fotoja e vetme ku për herë të parë shihen publikisht John Kennedy dhe Monroe. Fotoja, e cila është marrë fshehur nga shërbimet sekrete amerikane dhe nga FBI, po bën xhiron e botës që në momentin kur ajo u shfaq dhe pikërisht pardje më datë 1 qershor, ditë në të cilën Monroe kishte ditëlindjen ku mbushte 84 vjeçe. Fotoja është bërë pas inaugurimit të sheshit "Madison Square Garden" në New York, më 19 maj 1962 , dhe pikërisht atë ditë presidentit amerikan John Kennedy kishte ditëlindje dhe mbushte 45 vjeç.

MARIAH CAREY BEFAS HEQ DORË NGA FILMI
E Enjte, 05.27.2010, 05:46pm
 
I nxit kështu zërat për shtatzaninë

Voal-online -Mariah Carey (Maraja Keri) hoqi dorë këtë javë nga roli i saj në filmin e ri te¨Tyler Perri-t, duke nxitur spekullimet e reja për shtatzaninë e aktores dhe këngëtares.

Carey, e cila fitoi vlerësime për rolin e saj në filmin Precious, pritej të luante në përshtatjen e dramës së vitit 1975 të atorit Ntozake Shange "For Colored Girls Who Have Considered Suicide When the Rainbow is Enuf". Xhirimet do të fillonin muajin e ardhshëm.

JESSE JAMES THOTË SE FALË FOSHNJES LOUIS AI DHE SANDRA BULLOCK JANË AFRUAR
E Mërkurë, 05.26.2010, 07:33am

Voal-online -Jesse James thotë se ai dhe Sandra Bullock po ndihen më afër në martesën e tyre, falë foshnjës së tyre Louis, duke parandaluar rrokullimën e gjithçkaje pas zbulimit të tradhtive të tij bashkëshortore.

"Ta shohësh atë në rolin e nënës është gjëja më e mrekullueshme që mund të kem parë në jetë," tha perandori i motoçikletave për emisionin Nightline të televizionit ABC, në një intervistë të së martës (dje). "Ajo është si peshku në ujë...Sapo ajo e merr foshnjën në krahët e saj, është automatike dhe magjepsëse."

Ai shton: "Unë gjeta një besim të ri për të, sikur e dija se ajo nuk kishte ndërmend të largohej, dhe marrëdhëniet tona lulëzuan."

James, 41 vjeç, dhe Bullock, 45, gjatë Krishtlindjeve gjetën mundësinë e adoptimit dhe prej atëherë janë marrë me procedurat, ata e mirseardhën Louinë, lindur në New Orleans, në ditën e Vitit të Ri. Në mars përfundimisht skandali i James shpërtheu.

JOHN TRAVOLTA DHE KELLY PRESTON PRESIN FËMIJË!
E Mërkurë, 05.19.2010, 08:51am
 
Voal-online -John Travolta dhe Kelly Preston, të cilët e kanë përjetuar tragjedinë e humbjes së djalit, mund të shpallin tani lajmin e tyre më të mirë të shumë viteve.

Preston, 47 vjeçe, është shtatzënë, ia bëri të ditur familja revistës People.

"Nuk është e mundur ta mbajmë një sekret...sidomos kur ai është aq i mrekullueshëm si ky", thanë ata në një deklaratë. "Ne duam të jemi të parët të ndajmë së bashku me të gjithë këtë lajm të mrekullueshëm se ne jemi duke pritur një shtim të ri të familjes sonë. Me dashur, John, Kelly dhe Ella."

  » NAOMI WATTS DO TË JETË MARILYN MONROE
  » "DEKRETI" I VICTORIA'S SECRET: JA FEMRAT E PARAPËLQYERA TË SAJ
  » REVISTA MAXIM SHPALL 100 FEMRAT MË TË DËSHIRUARA TË BOTËS
  » TETËDHJETË VITET E CLINT EASTWOOD: "HERONJTË NUK PLAKEN"
  » "IRON MAN 2" MBISUNDON KINEMANË BOTËRORE
  » CHRISTINA AGUILERA EMËROHET AMBASADORE KUNDËR URISË
  » JENNIFER LOPEZ ME PLOT DËSHIRË DO TË LUANTE NË NJË FILM ME ISH TË FEJUARIN BEN AFFLECK
  » TOM CRUISE DHE CAMERON DIAZ DO TË BËJNË PREZANTIME NË MTV MOVIE AWARDS
  » RACHEL E KATE PËR JACKIE KENNEDY
  » SANDRA BULLOCK ËSHTË DIVORCUAR DHE KA ADOPTUAR NJË FËMIJË

::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
VOAL
[Shko lartë]