E Mërkurë, 09.23.2020, 06:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
JENNIFER LOPEZ SI MARILYN MONROE
E Hënë, 04.26.2010, 06:02pm
 

Voal-online -Parukë bjonde, veshje të ndritshme dhe sharm të magjishëm. Jennifer Lopez është transformuar në Marilyn Monroe me rastin e ditëlindjes së prezentatorit amerikan George Lopez, i cili më 23 prill i ka mbushur 49 vjet.

Këngëtarja gjatë emisionit LOPEZ TONIGHT, të cilin Georg e prezanton në rrjetin televiziv amerikan CBS, ka ri-intepretuar Happy Birthday, siç bënte diva kur këndoi më 1962 në 45 vjetorin e presidentit John F. Kennedy.

 

ËSHTË GJETUR FILMI KU LUAJNË BASHKË JAMES DEAN DHE RONALD REAGAN
E Shtunë, 04.24.2010, 03:09pm
 

Voal-online -Është gjetur në arkivat e rrjetit televiziv amerikan CBS një film i vjetër në të cilin i riu James Dean (Xhejms Din), 'kryengritësi pa shkak' i kinemasë amerikane, luan pranë presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan.

Hollywood, 1954. Para makinave të xhirimit të General Electric Theater, një seri amerikane e transmetuar fillimisht në radio e pastaj në televizion, takohen për herë të parë dy personazhe historike: nga njëra anë Ronald Reagan, në atë kohë aktor i bujshëm ende larg karrierës politike, nga ana tjetër James dean, pak kohë pas interpretimit në filmin "Lugina e Edenit", që do të merrte një emërim për Oskar.

Në episodin ku ata janë protagonistë të dy interpretojnë një ripërshtatje të romanit me titull "The Dark, Dark Hours" (Orë të errëta, të errëta). Reagan është një mjek i zgjuar nga gjumi në mes të natës dhe që duhet të mbrojë shtëpinë e tij e familjen e tij nga një sulm i armatosur i një adoleshenti të mishëruar nga dean.

Filmi, transmetuar vetëm një herë në vitin 1954. ka dalë nga arkivët e CBS dhe tani është duke qarkulluar në internet.

Brooke Shields, një jetë në xhirim: "Por çfarë gëzimi është familja"


E Mërkurë, 04.21.2010, 11:41am
 

Intervista me aktoren që kthehet në ekranin e madh me filmin " Furry Vengeance ". "Të jesh e famshme mund të jetë e vështirë, por kjo të jep mundësinë për të nisur një mesazh ambjentalist. Mungesa e intimitetit? - Unë shqetësohem për bijat e mia "

LOS ANGELES - Ish-modelja, pasardhësja e largët e familjes Torlonia, aktore, autore (autobiografia e saj Down Came the Rain mbi depresionin e saj të paslindjes së vajzave kishte provokuar sulmet e Tom Cruise dhe Scientology-isë) dhe nënë e dy vajzave, shtatë dhe katër vjeçe, Brooke Shields i kthehet ekranit të madh, pas një devijimi të gjatë në ekranin e vogël me filmat televizivë shumë të suksesshëm Suddenly Susan e Lipstick Jungle, me komedinë ambjentale për fëmijë Furry Vengeance

Një komedi me një mesazh, siç është cilësuar, që shfaqet për herë të parë në SHBA më 30 prill me regjit të Roger Kumble. Një konstruktor trapiantesh nga Çikago në zonat rurale në Oregon (Brendan Fraser) për të kontrolluar zhvillimin e një teorie të ndërlikuar "ekologjike" dhe i kapur nga nostalgjitë për qytetin të së shoqes së tij (Brooke Shields) dhe djalit adoleshent, e kupton shpejt se familja është më së paku problemi i tij, pasi kur kafshët zbulojnë rolin e Fraser në shkatërrimin e habitateve të tyre ato e vënë në listën e viktimave të tyre të preferuara, dhe imagjinoni dëmin që mund të shkaktojnë ata tek shtëpia, makina, veshjet e me rradhë.

Ne kemi biseduar me Brooke Shields në Los Anxhelos është ditëlindja e vajzës së saj Grier, 4 vjet, dhe për fat të mirë Bruk ka lënë burrin e saj Chris Henchy duke bërë përgatitjet për rreth njëzet fëmijë që pas pak orësh do të do të vinin të festonin duke pushtuatr kopështin dhe shtëpinë. Ata kanë dy vajza, Rowan Frances (lindur më 15 maj 2003) dhe Grier Hammond (lindur më 18 prill 2006).

LARS VON TRIER E KA MENDJEN TEK KIRSTEN DUNST
E Premte, 04.16.2010, 12:34pm
 

Aktorja që mishëroi Mary Jane tek Spiderman do të jetë protagoniste e filmit Melacholia

Voal-online -Aktorja që mishëroi personazhin e Mary Jane të filmit Spiderman, Kirsten Dunst, është përzgjedhur nga Lars Von Trier si protagoniste e filmit të ri, Melancholia, një histori katastrofiko-fanatashkencore të cilën regjisori danez do ta dhurojë mes korrikut dhe shtatorit në jug të Suedisë.

Këtë e bën të ditur faqja e internetit Deadline Hollywood.

Për rolin ishte përmendur emri i Penelope Cruz, por ajo ishte e përfshirë ndërkohë në episodin e ri të srialit Piratët e Karaibeve, On Stranger Tides (Në drejtime të çuditëshme).

Në trupën e aktorëve të filmit Melancholia bëjnë pjesë edhe Charlotte Gainsbourg, Kiefer Sutherland, Charlote Rampling, Alexander Skarsgaard, Stellan Skarsgaard e Udo Kier.

Braktisja e serive të Spiderman ia ka krijuar shumë mundësi të reja aktores Kirsten Dunst, e cila në moment është e zënë përkrah aktorit Jim Sturgess në filmin Upside Down, historia dramatike e dashurisë e regjisorit Juan Diego Solanas.

Bastard, dokumentari që e ka drejtuar dhe bërë skenarin në bashkëpunim, do të ketë shfaqjen e parë në Tribeca Film Festival dhe sapo është zgjedhur edhe për në Festivalin e Kanës.

DJALI I BRANGELINËS, MADDOX, ËSHTË PAK EINSTEIN
E Enjte, 04.15.2010, 02:27pm

Tetëvjeçari duket të jetë një gjeni...


Angelina Jolie (34 vjeçe) dhe Brad Pitt (46) janë tejet krenar për birin e tyre Maddox: Tetëvjeçari mendohet se është një Einstein (Ajnshtajn) i vogël! Sipas "Daily Star", nëna iu ka thënë miqve e saj se biri i saj i madh ka një inteligjencë jashtëzakonisht të lartë ...

"Ai është tejet i zgjuar. Ai i do dhe librat dhe lojërat teknike. Ai vizaton, merr mësime pianoje, luan futboll dhe flet rrjedhshëm në anglisht, frengjisht, spanjisht dhe kamboxhishten e tij amtare," thotë një mik. Përveç kësaj: Maddox me vëllezërit e motrat e tij Pax (6), Zahara (5), Shiloh (3) dhe binjakët Vivenne dhe Knox (19 muaj), tashmë ka udhëtuar në të gjithë botën. Një fëmijë i vërtetë me fat, ky vogëlush!

RUSSEL CROWE KA YLLIN E TIJ NË SHETITOREN E HOLLIVUDIT


E Martë, 04.13.2010, 11:15am
 

 

Në foto: Aktori neozelandez në trotuarin e famshëm në Hollywood

"Për mua - ka thënë ai - është një privilegj ta marr këtë titull përpara shumë miqve dhe kolegëve të mi. Por është privilegj edhe më i madh prania e gruas sime të hatashme, Danielle, dhe e djemve të mi, Charlie dhe Tennyson."

Voal-online -Edhe Russel Crowe (Rasëll Krou) prej ditës së djeshme e ka yllin e tij në Hollywood Boulevard. Aktori neozelandez, protagonist i filmit më të ri të tij, mbi Robin Hood-in, film që do ta hapë sivjet Festivalin e Kanës, ka pasur nderin të shohë midis yjeve në trotuarin e amshëm të Hollywood Walk of Fame (Shetitorja e Famës e Hollivudit, edhe yllin e tij, atë me numër 2404.

Protagonist i filmave si "Gladiator", Oskar më 2001 si aktori më i mirë protagonist, 'A Beautiful Mind', 'Master and Commander', 'L.A. Confidential', e ka pritur yllin e 'tij' me këto fjalë: "Për mua - ka thënë ai - është një privilegj ta marr këtë titull përpara shumë miqve dhe kolegëve të mi. Por është privilegj edhe më i madh prania e gruas sime të hatashme, Danielle, dhe e djemve të mi, Charlie dhe Tennyson."

SHANIA TWAIN: JAM DUKE DALË NGA NJË 'FUNDOSJE TEPËR E THELLË DHE E ERRËT'
E Premte, 04.09.2010, 07:09pm

 

Voal-online –Këngëtarja yll e muzikës kantri Shania Twain (Shanaja Tuejn) thotë se duke bërë reality shown në rrjetin e ri kabllor televiziv të Oprah Winfrey-t, po hedh një tjetër hap drejt përqafimit të jetës, ndërkohë që vazhdon ta marrë veten nga dhimbja e zemrës.

 

“Ndihem sikur po filloj gjithçka nga e para,” tha Twain (44 vjeçe), në një intervistë me Winfrey-n, në një veprimtari në Nju Jork të enjten (dje). “Kjo është një përvojë tejet vetjake, të cilën mendoj se është e rëndësishme ta ndaj me adhuruesit e mi. Kjo është një përvojë rimëkëmbjeje. Unë isha në një fundosje tejet të thellë e të errët, dhe kisha nevojë për të gjetur një mënyrë të dilja që andej. Më është dyshur t’i jap vetes forcë për t’u kthyer në jetë, për t’u kthyer në ripërjetimin e gjërave.”

 

Martesa 14 vjeçare e Twain-it dhe Robert “Mutt” Lange mori fund në maj 2008, për shkak të marrëdhënies së Lange me mikeshën e një kohe të gjatë të Twain-it dhe ndihmëse e saj, Marie-Anne Thiébaud. Në muajt që pasuan, tha Twain, kishte kur ku asaj asgjë nuk i ngjallte interes në këtë botë.

 

“Kishte momente kur unë vërtet mendoja se nuk dua askënd dhe nuk dua asgjë,” tha ajo. “Kisha dëshirë të merrja nga sytë këmbët dhe të zhdukesha ku të mos më shihte askush e të mos shihja askënd. Kjo ishte një fundosje e keqe.”

Reality show i ardhshëm i Twain, Why Not? With Shania Twain, pason jetën e saj të sapodalë nga fundosja. Titulli i saj ka të bëjë me hapin e parë që ajo hodhi drejt rimëkëmbjes.

“Një ditë dikush më tha “doni të hypni në një avion?”, tha ajo. “U ndjeva sikur nuk kisha më çfarë të humbisja, prandaj thashë “Pse jo?”. Dhe prej asaj dite ia kam bërë gjithnjë atë pyetjes vetes.”

Twain, e cila ka një djalë, Eja, 8 vjeç, dhe tani është e lidhur me ish të shoqin e Thiébaud, Frédéric, theksoi se është ende në procesin e shërimit. “Kam edhe shumë për të bërë shërimin e plotë,” tha ajo. “Nuk jam shëruar plotësoisht. Jam drejt shërimit. Nuk jam e sigurtë nëse do të ndodhë plotësisht ndonjëherë.”

WHITNEY HOUSTON SHTROHET NË SPITAL NË PARIS
E Mërkurë, 04.07.2010, 08:44am

 

Këngëtarja amerikane, 46 vjeçe, është shtruar në spital për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes

 

Voal-online –Këngëtarja amerikane Whitney Houston (Uitni Huston) është shtuar në spital në Paris për shkak të një “rinofaringiti kronik dhe të një infeksioni prejardhja e të cili nuk është identifikuar ende”.

 

Këtë e bëri të ditur sot enturazhi (personeli shoqërues) i saj.

 

Houston është 46 vjeçare dhe dje e kishte anulluar koncertin e parë evropian në Paris, në kuadrin e turneut të saj të ri në kontinentin tonë. Këtë e kishte bërë pikërisht për shkak të një “infeskioni (pezmatimi) në rrugët e frymëmarrjes.

 

Burimet kanë thënë se edhe koncerti i dytë, i parashikuar për të enjten (nesër) në Londër, me sa duket, do të anullohet.

 

Whitney Houston, këngëtare dhe aktore amerikane, u rikthye vjet tejet suksesshëm në karrierën e saj të këngëtares pas një ndërprerje të gjatë, për shkak të problemeve familjare dhe për shkak të vartësisë së saj nga vese të dëmshme të drogës dhe të alkoolit, të cilat pothuajse ia shkatërruan karrierën dhe shëndetin.

NGA SHTËPIA E BARDHË KTHEHET PRAPË NË HOLLYWOOD
E Shtunë, 04.03.2010, 05:28pm

 

Voal-online –Nëntë muaj pasi la Hollivudin për Shtëpinë e Bardhë, aktori Kal Penn është duke u kthyer në Tinseltown për të rimarrë rolin e tij më të famshëm, të adhuruesit të marihuanës “Kumar” në serialin komik të vrazhdë “Harold and Kumar”.

 

Kalpen Modi – Kal Penn është emri i tij i artit – aktori 32 vjeçar ka qenë duke punuar në Shtëpinë e Bardhë të Obamës prekj korrikut të shkuar si ndihmës drejtor i angazhimit publik.

 

Revista "Entertainment Weekly" njoftoi në uebsajtin e saj të premten se Penn po largohej nga detyra e deritanishme për të bërë një film të ri të serialit Harold and Kumar, ky tashmë me temën e Krishtlindjes, i cili mund të xhirohet në 3-D (tri dimensione).

 

Penn, i cili pati bërë fushatë për Presidentin Barack Obama, mori një vend të mrekullueshëm pune në administratën e tij, pasi kishte luajtur më parë rolin kryesor në filmat "Harold & Kumar Go to White Castle" (Haroldi dhe Kumari shkojnë në Kështjellën e Bardhë) dhe "Harold and Kumar Escape from Guantanamo Bay" (Haroldi dhe Kumari arratisen nga Gjiri i Guantanamos) dhe pasi kishte luajtur një nga rolet kryesore në dramën televizive mister me temë mjekësore "House."

 

Seknaristët e "House" e hoqën personazhin e Penn nga episodet e mëvonshme të serialit, në mënyrë që ai të merrte punën e re në Washington, duke bërë që personazhi i tij të kryente papritur një vetëvrasje vitin e shkuar.

 

Një nga pak aktorët indiano-amerikanë që arrinte sukses të madh në Hollywood, Penn ka thënë se ishte frymëzuar të merrej me politikë nga gjyshërit e tij, të cilët marshuan me

Mahatma Gandhin në lëvizjen indian për pavarësi.

 

Washington Post njoftoi të shtunën se Shtëpia e Bardhë nuk pranon të komentojë, duke thënë se Modi "nuk ka ndonjë hollësi për të dhënë nga ana e tij rreth kësaj gjëje”.
LIZ TAYLOR THOTË MJAFT PAS MË SHUMË SE 100 OPERACIONEVE
E Mërkurë, 03.31.2010, 06:55pm

Voal-online –Pasi ka pësuar mbi njëqind ndërhyrje kirurgjike në 25 vitet e fundit diva e Hollywood-it ka vendosur të mos hyjë më nën bisturi.

 

Taylor, 78 vjeçe, vuan ndër të tjera nga një formë e rëndë e arteries së qafës e cila, vetëm në vitin 2010, e ka detyruar të shtrohet tri herë në spital.

 

E rënduar edhe nga osteoporoza, dobësimi i kockave, është detyruar të qëndrojë prej vitesh në karrocë vetëlëvizëse. Aktorja ka pasur gjithmonë një shëndet me probleme: një listë e gjatë sëmundjesh, midis të cilave edhe kancer dhe diabet.

 

Por tani Liz Taylor ka vendosur t’iu thotë mjaft spitaleve, vend ku, siç ka thënë ajo vetë, ka dhe ka hyrë dhe ka dalë më shpesh se ka hyrë dhe dalë në taksi.

  » BURRI I SANDRA BULLOCK, JESSE JAMES THOTË "SORI"
  » GISELE BÜNDCHEN LAMTUMIRË PASERELAVE
  » JUSTIN BIEBER THOTË SE AI MUND TË DASHUROHET ME NJË FANSE
  » NJOHJA MIDIS DEMI MOORE DHE ASHTON KUTCHER ISHTE TRULLOSËSE
  » VARRIMI I COREY HAIM DO TË PAGUHET NGA QYTETI I TORONTOS
  » GERARD BUTLER: MIDIS MEJE DHE JENNIFER ANISTON ASGJË ROMANTIKE
  » REVISTA SHPALOS DASHURINË E FSHEHUR MIDIS JENNIFER ANISTON DHE GERARD BUTLER
  » SANDRA BULLOCK: NUK E KISHA ËNDËRRUAR KURRË ÇMIMIN OSKAR
  » EMRAT KRYESORË TË HOLLIVUDIT NUK JANË VOTUES TË OSKARËVE
  » "A PROPHET" TRIUMFON NË GARËN FRANCEZE TË FILMAVE



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 

 
VOAL
[Shko lart]