E Premte, 04.19.2024, 05:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
"PRECIOUS" MERR IMAGE AWARDS, NDEROHET WYCLEF JEAN
E Shtunë, 02.27.2010, 06:01pm

 

Voal-online –Filmi i pavarur "Precious” bazuar në romanin 'Push' by Sapphire" mori Image Awards mbrëmë, duke rrëmbyer njëkohësisht gjashtë trofetë kryesore, përfshirë filmi më i mirë dhe aktorja më e mirë, nga aktorja e re Gabourey Sidibe.

 

Në qendër të filmit është një adoleshente mbipeshë e Harlemit, film që ka marrë edhe një  NAACP Image Award për aktoren Mo'Nique, performanca e së cilës si nënë manipulative është favorite kryesore për Oscar në mars për kategorinë e aktores dytësore.

 

"Precious" fitoi Image award edhe si filmi më mirë i pavarur dhe regjisori Lee Daniels mori çmimin e regjisorit më të mirë në natën e ndereve nga organizata më e vjetër e të drejtave civile të SHBA, National Association for the Advancement of Colored People (Shoqata Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë).

 

 

Morgan Freeman fitoi si aktori më i mirë në rolin e presidentit jugafrikan Nelson Mandela në "Invictus" (I paepuri), dhe artistja R&B Mary J. Blige fitoi dy çmime, si artistja më e mirë femër dhe për albumin më të mirë: "Stronger With Each Tear."

 

Këngëtarja hip-hop Wyclef Jean fitoi çmimin presigjioz Vanguard nga NAACP për përpjekjet në ndihmat humnitare ndaj viktimave të tërmetit në Haiti.

GERARD DEPARDIEU MAGJEPSËS NË ROLIN E ANTIHEROIT NË FILMIN E RI TRAGJIKOMIK FRANCEZ
E Shtunë, 02.20.2010, 06:23pm

 

Voal-online -Gerard Depardieu (Zherar Depardjë) e magjepsi publikun në filmin e tij më të ri, "Mammuth", duke mishëruar antiheroin leshtor bullafiq, i cili e rizbulon poezinë në jetë pas daljes në pension.

 

Në filmin tragjikomik francez, i cili pati premierën dje në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, Mammuth largohet nga puna e tij si kasap, por i duhet të mbledhë dëshmi nga ish kolegët për të marrë pensionin.

 

Një udhëtim i gjatë me një mision burokratik shndërrohet në një shetitje shpirtërore, teksa ai shmallet me ish miq, ish drejtues dhe të afërm të cilët ishin harruar me njëri tjetrin. Mammuth arrin të kuptojë se shoqëria e kishte shikuar atë gjithmonë si një idiot të pagdhendur hutaq. Një takim i papritur me mbesën e tij tejet harrakate gjithsesi do të ishte shpëtimtare për të, sepse ajo e mëson atë që të jetë i lirë, me shpirt krijues dhe të mos çajë kokën se çfarë mendon shoqëria për të.

GRETA GARBO OSE SIPAS FELINIT THEMELUESJA E URDHËRIT RELIGJIOZ QË QUHET KINEMA
E Premte, 02.19.2010, 05:00pm

Gazmore dhe e dhimbshur: kështu e kujton stërmbesa – Në Milano ekspozohet garderoba private e aktores

 

Hyjnoren Greta Garbo e kemi imagjinuar të ftohtë dhe  misterioze, por stërmbesa e saj na zbulon një Greta Garbo të panjohur deri tani.

 

Filmi i fundit i Greta Garbos u shfaq më 1941, që titullohej Two-Faced Woman – Gruaja me dy fytyra. Ishte aq i pasuksesshëm sa shënoi edhe fundin e karierës së saj. Ideja që ajo të shfaqej me një  Â« look të ri», si e donte regjisori George Cukor, duke e bërë që të trukohej në mënyrë krejt të ndryshme nga përpara.

REGJISORI I "MESSENGER" SYNON TË BËJË NJË FILM PËR KURT COBAIN
E Enjte, 02.18.2010, 05:56pm

 

Voal-online –Regjisori i ri filmit dramë të kandiduar për Oscar, "The Messenger" (Lajmëtari) është në bisedime me studion hollivudiane Universal Pictures të ripunojë skenarin për projektin ende pa titull të filmit për Kurt Cobain.

 

Oren Moverman do të jetë edhe regjisori i filmit për liderin e grupit grunge Nirvana. Skenaristi David Benioff (skenarist i filmit "Brothers") u muar fillimisht me projektin e filmit në vitin 2007.

 

Materialet për jetën e Cobain, muzikën e tij dhe vdekjen e tij më 1994, do të merret pjesërisht nga biografia e shkruar prej Charles R. Cross më 2001, "Heavier Than Heaven: A Biography of Kurt Cobain" (Më qiellor se qiejt). Universal Pictures kryehere mori të drejtën e trajtimit të jetës së artistit në film nga e veja e Cobain-it, Courtney Love, e cila ka ndërkohë të drejtat e filmit që do të bëhej mbi skenarin e Cross.

TË KANDIDUARVE IU THANË TË PËRGATITIN DY FJALIME PËR NATËN OSCAR
E Mërkurë, 02.17.2010, 12:32pm

 

Voal-online –Organizatorët e Academy Award kanë dalë me një ide të re për shmangien e atyre fjalimeve të merzitshme mbushur me "thank you”. Zgjidhja: fituesit do të mbajnë dy fjalime.

 

Mëtuesit për çmimet më të mëdha të botës përfshirë George Clooney, Sandra Bullock, Meryl Streep dhe Jeff Bridges u mblodhën për drekën vjetore të të kandiduarve Oscar në Beverly Hills, dhe siç është tradita, producentët e showt ofruan tipe të mbajtjes së fjalimeve për 45 sekonda.

 

Kjo synon shmangien e përmendjes së një liste të gjate me "thank you" për agjentët, regjisorët, bashkëshortët dhe familjet. Bashkëproducenti i ceremonisë Oscar, Bill Mechanic, i quajti ato falënderime të përlotura “gjënë e vetme më të urryer në show”.

 

Ai dhe bashkëproducenti Adam Shankman, në vend të falënderimeve, kërkojnë nga fituesit të mbajnë dy fjalime: një në skenë ku i tregojnë publikut se çfarë do të thotë për ta të fitojnë një Oscar, dhe një fjalim në prapaskenë për një "Thank You Cam" ku fituesit mund t’i thonë "Thanks" kujt të duan.

 

"Thoni se çfarë domethënieje ka Oscar-i për ju" para publikut, iu tha Shankman të kandiduarve në drekën tradicionale.

 

Ai tha se videoja në prapaskenë do të postohet në Web dhe fituesit mund ta përdorin atë si të duan – tua postojnë miqve të tyre e madje edhe nëpërmjet faqeve të tyre në Facebook.

 

Natyrisht, nuk ka garanci që të kandiduarit ta zbatojnë këshillën. Për ta ilustruar idenë producentët dhanë një video me Renee Zellweger për të parë konkretish si do të funksionojnë gjërat.

MEGAN FOX: UNË DO TË BËHESHA NJË NËNË E MREKULLUESHME
E Martë, 02.16.2010, 05:55pm

Voal-online –Megan Fox thotë se tashmë ajo ka një tjetër rol në mendje – atë të nënës.


"Askush nuk më beson kur flas për këtë, por jamë vërtet amnore," tha Fox, 23 vjeçe, për numrin e marsit të revistës W, dhënë këtë javë.

por ajo shton: "Por unë shqetësohem se mos, duke i pasë dashur shumë gjithmonë fëmijët, siç vërtitet bota nganjëherë, a mos nuk do të jem e zonja t’iu krijoj atyre një mjedis aq të lezetshëm.”

 

Aktorja me bukur tunduese gjithashtu rrëfen drojat e saj lidhur me koleget hollivudiane. “Nuk iu besoj njerëzve në këtë industri, por sidomos nuk iu besoj vajzave në këtë industri, sepse ajo është pabesueshmërisht konkuruese, dhe unë nuk jam e interesuar,” thotë ajo.

Fox thotë se ajo është e pasigurtë lidhur me aftësitë e saj si aktore dhe si modele, pavarësisht suksesit në filmat e serisë Transformers dhe marrëveshjes së saj të fundit për t’u bërë fytyra e re e Emporio Armani  për veshje të brendshme dhe për jeans-a.

"Pikën më të dobët i kam nervat," thotë ajo lidhur me aktrimin. "Nuk kam besim te vetja, prandaj gjithmonë dikush tjetër duhet të besojë tek unë."

Për modelimin, ajo shton: "Ndihem e përfrikësuar nga moda e lartë.
I urrej seancat e bërjes së fotove."

Një gjë për të cilën ajo është fort mirëbesuese: Bukuria e saj tunduese si modele Armani. "Janë disa femra të cilat mund t’i nxjerrësh me të brendshmet para fotografëve, dhe nuk ka nevojë të rropatesh shumë për të gjetur kënde fotografimi, për të fshehur këtë mangësi apo atë mangësi,” thotë ajo.

"Me mua, për shembull, kështu ndodh, sapo dal me të brendshme, fillojnë shkrepjet. Jam një vajzë Vargas," thotë ajo, duke e pasur fjalën tek Alberto Vargas, piktorin e famshëm periuan të vajzave tunduese.
FILMI "VALENTIN'S DAY" TEJKALON PARASHIKIMET FITIMPRURËSE
E Hënë, 02.15.2010, 04:47pm

Voal-online –Komedia e luajtur nga disa nga yjet hollivudianë më në modë "Valentine's Day", doli në krye të tableave box office gjatë pushimeve ku përfshiheshin funjdava, Dita e Valentinit dhe Dita e Presidentit, çka bëri të shënohen rekorde në shitjen e bletave të kinemave.

 

Romanca e The Warner Bros. ku luajnë role kryesore Ashton Kutcher, Jennifer Garner, Taylor Lautner dhe të tjerë nga më të modës në Hollywood ndollën shikuesit e kinemasë për të grumbulluar $52.4 milionë në këto ditë të pushimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Në totalin e tri ditëve për të gjithë filmat u grumbulluan $193 milionë, duke eklsipusuar shumën e vjetëshme prej $188 milionësh, sipas vlerësimeve të bëra. Më 2009, fundjava e Ditës së Presidentit, duke përfshirë të hënën arriti një fitimprurje totale prej $220 milionësh.

 

Femrat përbënin përafërsisht 70 për qind të publikut për filmin "Valentine's Day" dhe më shumë se 80 për qind të publikut për dramën romantike "Dear John", e cila një javë kishte kryesuar tabelën e box office, tha Paul Dergarabedian, presidenti sektorit të box office në Hollywood.com.

 

"Pa femrat shitja e biletave në dy fundjavët kurrsesi nuk do të kishte shkuar aq mirë,” tha ai.

 

"Percy Jackson & The Olympians" ishte No. 2 në kuadrin treditor me shumën $31.1 milionë, dhe filmi i studios Universal Pictures, "The Wolfman" , ishte No. 3 me $30.6 milionë.

 

"Avatar" vazhdoi rënien e tij nga froni i box office throne, duke zbritur në No. 4 me $22 milionë të dielën. E gjithë shuma për filmat më të shitur është tani për tani $659.6 milionë.

 

"Avatar" dhe "Percy Jackson" u vunë në qarkullim nga News Corp i 20th Century Fox.

 

"Dear John" vënë në qarkullim nga Sony Corp i Screen Gems, ra në No. 5 me një arkëtim prej $15.3 milionë.
FILMI "VALENTINE'S DAY" PREJ SOT NË KINEMATË AMERIKANE
E Premte, 02.12.2010, 11:33am

 

Pritet të jetë film tejet fitimprurës

 

 

Voal-online –Filmi i regjisorit Garry Marshall, "Valentine's Day", i cili del sot në kinematë amerikane do të jetë i favorizuar nga fakti që pushimet në Amerikë janë katërditore, të cilat fillojnë sot me Ditën e Presidentëve dhe mbarojnë me Ditën e Shën Valentinit të hënën.

 

Para pak ditësh filmi “Pretty Woman” i të njëjtit regjisor, pra Gary Marshall, u shpall nga shikuesit filmi më i përshtatshëm për Ditën e Valentinit.

 

Komedia romantike e prodhuar nga studio Warner Bros. Pritet ta përmbyllë debutin e saj në këto katër ditë me një fitim prej $45 milionë apo më shumë në Amerikë.

 

Filmin e bën të magjishëm prania e një konstelacioni bukurie të përbërë nga Anne Hathaway, Topher Grace, Jennifer Garner, Ashton Kutcher, Jessica Biel, Patrick Dempsey, Jessica Alba, Taylor Lautner, Queen Latifah, Jamie Foxx e të tjerë.

 

“Do të kemi një debut të mrekullueshëm,” ka thënë shefi i shpërndarjes i Warner Bros, Dan Fellman said. "Yjet që janë sot më të adhuruarit luajnë në këtë film.”

 

“Valentin’s Day” do të konkurojë me dy filma të tjerë debutues. Studioja  Twentieth Century Fox sends del me filmin për fëmijë "Percy Jackson & the Olympians: The Lightning Thief" (Persi Xhekson dhe Olimpianët: Hajduti i Rrufeshëm), film që pritet të fitojë më shumë se $30 milionë këto katër ditë, ndërsa studioja Universal debuton me filmin horror të ribërë ku luan rol kryesor Benicio Del Toro, "The Wolfman" (Njeriu ujk).

 

Dalja e filmit të Joe Johnston, "Wolfman” ku luan Anthony Hopkins u shty disa herë për asrye marrketingu. Filmi ishte gati që në nëntor 2008. Edhe ky film pritet të fitojë më shumë se $30 milionë.

 

Ndërkohë mbeten konkurues filma të tillë si tashmë legjendari "Avatar", filmi romantik dramë "Dear John" apo "Crazy Heart". Hollywood-i pret që ky katërditësh në tërësi të jetë nga periudhat më fitimprurëse për prodhimet e tij.

Alec Baldwin shtrohet me urgjencë në New York
E Enjte, 02.11.2010, 05:07pm

Ndoshta mbidoza alkoolesh ose drogë, njerëzit e tij flasin për barna gjumi

 

 

Voal-online -Alec Baldwin, i cili bashkë me Steve Martin-in është zgjedhur për të prezantuar ceremoninë Oscar, është shtruar me urgjencë ne New York.

Sipas New York Post, mund të bëhet fjalë për një mbidozë alkoolesh ose drogash, por njerëzit pranë tij thonë se ka marrë barna tepër të forta për gjumë. Ka qenë e bija e aktorit, Ireland, 14 vjeçe, që ka thirrur ambulancën pak pas mesnatës. Baldwin është shtruar në Lenox Hill të Manhattan, në Upper East Side.

 

Baldwin ishte në apartamentin e tij në Central Park West, kur e bija ka thirrur numrin 911. Ai është trajtuar aty pak pas mesnatës dhe është liruar nga spitali rreth një orë më vonë.

 

Ndërkohë një burim ka thënë për Associated Press se Baldwin dhe e bija ishin grindur e pastaj ai kishte marrë tableta të panumërta gjumi.

 

Uebsajti TMZ është duke e sqaruar rastin. Vitin e shkuar në një intervistë Baldwin kishte thënë se kishte dashur të vriste veten nga mungesa e së bijës. “Unë fola me shumë profesionistë të cilët më ndihmuan…Nëse do të kisha bërë vetëvrasje, pala e Kim Basinger do ta kishte konsideruar fitore.”

Në rrezik simboli i Hollywood-it
E Enjte, 02.11.2010, 03:48pm

Shkrimi mbi Cahuenga Peak mund të zhduket sepse është shitur terreni prej 60 hektarësh

 

Një organizatë jo fitmiprurëse po kërkon që ta blejë kodrinën por deri më tani ka mbledhur vetëm gjysmën e fondeve

 

 

Voal-online – Për ta shpëtuar mbishkrimin që simbolin Hollywood-in është krijuar edhe një grup në Facebook me emrin: «Shpëtoni simbolin e Hollivudit!» . «Save the Hollywood sign!». Moblizimi i opinionit publik është tepër i madhe që kur u mor vesh se terreni mbi të cilin ndodhet mbishkrimi  “Hollywood„ është vënë në shitje.

 

Sipas gazetës Los Angeles Times një organizatë jo fimitprurëse dëshiron që ta blejë kodrinën për ta shpëtuar nga ruspat, por deri më tani ka mbledhur vetëm gjysmën e shumës, pra ka mbedhur 11,7 nga 22 milionë dollarë. Blerja e kodrinës të Cahuenga Peak, që përfshin një terren prej 60 hektarësh, duhet të përfundojë brënda 14 prillit.

Për të bërë presion organizata Public Trust for Lands ka ndërmend që ta mbulojë mbishkrimin «Hoollywood» me një pankartë ku të jetë shkruar «Shpëtoni kodrinën » - «Save the Peak». Ky veprim pritet të ndërmerret në ditët në vijim.

  » Anne Hathaway: Nuk më duket vetja aq e bukur
  » Hollywood-i në një të ardhme krejt i bardhë? Vanity Fair akuzuar për racizëm
  » Yjet ribëjnë "We Are The World" për viktimat e Haitit
  » Tetëdhjetëvjetori i Gene Hackman, 'luanit të mbrapshtë" të Hollywood-it
  » Heather Graham, hollivudiania përherë me hiret e adoleshentes
  » "Na mungon mami - with Love, Angelina e James
  » People: Zërat për ndarjen e Brad Pitt dhe Angeline Jolie nuk janë të vërteta, thonë burimet
  » Sandra Bullock falënderon të shoqin pas triumfit në SAG Awards
  » Brooke Mueller po reagon mirë ndaj mjekimeve
  » Madonna: "Dua një fëmijë nga Jesus"



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]