E Premte, 03.29.2024, 02:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Mbi Qilimin e Kuq në Ceremoninë e Golden Globe

E Hënë, 01.18.2010, 11:06am

"Avatar" dhe "Hangover"triumfuan në Golden Globe Awards

Gjithë Hollivudi shkeli në Qilimin e Kuq në Golden Globe, me këtë rast i ofrojmë lexuesit tonë një fotoreportazh.






Para xhepi rekord, 11 mijë dollarë për të bijën e Madonna-s
E Djelë, 01.17.2010, 02:38pm

 

Voal-online –Sipas revistës amerikane kushtuar jetës së VIP-ave, Now (Tani), Maria Lourdes Cicone, është Baby VIP (fëmija VIP) që ka në dispozicion shifrën më të madhe në formën e parave të xhepit për shpenzime ditore.

Në vend të dytë janë binjakët e Julia Roberts-it, Hazel Patricia dhe Phinnaeus Walter, me rreth 8000 dollarë secili.

Sandra Bullock sipas numrave
E Martë, 01.12.2010, 09:43pm

 

Saktësisht çfarë kërkohet për të arritur rangun si Queen of the Box Office? Për Sandra Bullock (Sandra Bullok) këtë e përbëjnë një mori numrash.

 

Këtu renditen statistika vitale prapa karrierës së aktores yll më fitimprurëse të vitit 2009:


4: Kandidimet e saj totale Golden Globe, dy nga të cilat i përkasin vetëm vitit 2009 – si Aktorja më e Mirë (Best Actress) në një film dramë, për The Blind Side, dhe Aktorja më e Mirë në një komedi apo muzikal, për The Proposal. "Unë jam më se e habitur,” tha ajo kur u bënë shpalljet.

8: Numri i filmave që Bullock ka prodhuar dhe ka luajtur në ta rol kryesor, nga filmi i vitit 1998, Hope Floats, tek ai i vitit 2009, All About Steve dhe The Proposal. "E rrallë për Sandy-n,"  tha presidenti i Castle Rock, Martin Shafer, për revistën Vogue më 2005, "është se kurrë nuk kam punuar me një yll filmi që e merr produksionin aq seriozisht si ajo. Ajo vërtet i bën të dyja punët."

12: Përafërsisht kaq herë kanë përsëritur skenën midis Bullock dhe Ryan Reynolds për të arritur versionin e përkryer në filmin The Proposal. "E di pse dukem aq hot?" një vetëpërçmuese Bullock tha për revistën Glamour. "Sepse të gjithë kanë sytë tek Ryan."

16: Numri i viteve i ndryshimit në moshë midis Bullock dhe ishit të saj Ryan Gosling – me të cilin u takua në xhirimet e filmit të vitit 2002, Murder by Numbers. Miku i ngushtë e partneri në film Hugh Grant madje pranoi ta mbiemërojë të dashurin shumë më të ri të Bullock "The Child." "Unë imitoj një foshnjë që qan dhe ajo e di menjëherë për çfarë e kam fjalën,” tregoi ai në InStyle.

22: Numri i performancave që Bullock bëri në punën e saj të parë profesionale, dramën e vitit 1988 të Broadway No Time Flat. Vlerësimet e mira nga kritika (The New York Times) e ndihmoi atë të zbluohet nga agjenti.

 

50: Minimumi i shpejtësisë në njësi të caktuar për mbajtjen e autobusit bombë në filmin kthesë për të, Speed – luajtur më 1994 me Keanu Reeves. "Të gjithë më thanë të mos luaj në Speed," tha ajo. "Më konsideronin të papjekur, por i bëra gjërat me instinkt.”

1910: Viti kur dizajni i unazës së saj të fejesës, Tiffany & Co., është bërë. I fejuari i saj Jesse James, ia dha asaj diamantin e famshëm nga koleksioni privat i të famshmit Neil Lane më 2004.

Sharon Stone: Meryl Streep "duket si një shtrat i pandrequr"
E Shtunë, 01.09.2010, 04:09pm

 

Përkrahësit e Sharon Stone thonë se fjalët e saj janë nxjerrë jashtë kontekstit:

 

 

"Nuk më vjen mirë që dikush të marrë një deklaratë të cilën e kam bërë me qëllim të mirë dhe të përpiqet ta shndërrojë atë në diçka politikisht jokorrekte. Dashuria dhe përkrahja ime për çka ajo përfaqëson për gratë është jashtëzakonisht e rëndësishme.” - Sharon Stone

 

 

Sharon Stone, 51 vjeçe, ka zgjedhur ca fjalë për Meryl Streep, 60 vjeçe, në numrin e ri të revistës Tatler, duke thënë se aktorja yll e filmit "It's Complicated" (Është e ndërlikuar) punon kaq shumë disi ngaqë Streep duket “si një shtrat I pandrequr” dhe “ngaqë ajo duket si një grua me të cilën të gjithë kanë të bëjnë”.

 

 

Stone ka luajtur më së fundi në "Basic Instinct 2" dhe "Bobby" në vitin 2006 dhe në filmin kushtuar “mikut të mirë” “Dalai Lama" më 2008.

 

"Unë mendoj se kjo është arsyeja pse Meryl Streep është duke punuar kaq shumë, sepse ajo duket si një grua me të cilën ne të gjithë kemi të bëjmë,” tha Stone në revistën Tatler.


"Sa e shikoj atë dhe filloj të mendoj: t’I marrë fëmijët me vete, të shkoj të prindërit e mi – atje më duket sikur filloon jeta reale.”

 

 

"Meryl duket si një shtrat i pandrequr, ja pse më duket kështu. Për mua kjo është e vërtetë."

 

Stone, një grua anti-moshë që reklamon prodhimet Dior, gjithashtu mohon se ka bërë diçka ndaj vetes që do ta detyronte të pranonte se bëri diçka dikur.

 

"Unë kisha pasur zero, asgjë nuk i kam bërë vetes: as lifting, as Botox, as inxheksione," she said.


"Unë provoja diçka dikur dhe e pashë vetën në një film e nuk më pëlqeu pamje ime. M’u duk sikur kisha një ballonë gjigante në kokë, dhe e ndjeva se nuk ishte për mua.”

Si i propozoi Russell Brand për fejesë Katy Perry-t
E Enjte, 01.07.2010, 03:47pm

 

 

Voal-online –Russell Brand (Rasëll Brandi) u sigurua se gjithçka ish e përkryer gjatë pushimeve të tij të Vitit të Ri në Indi me Katy Perry-n (Keiti Perrin).

 

 

Komediani 34 vjeçar e mori me vete të dashurën e tij 25 vjeçare për një qëndrim disaditor në hotelin Taj Ramburgh Palce në përmbyllje të vitit 2009, ka konfirmuar revista people.

 

 

Dhe në një natë speciale (atë natë kur ata u fejuan, sipas gazetës britanike The Sun), Brand ia bëri një befasi spciale së dashurës së tij të katër muajve: Ai kërkoi nga hoteli të sajonte një përvojë të pashembullt darkimi – për të cilën çifti arriti me kuaj dhe karrocë.

 

 

Ata hëngrën nën yje në kopshtin e ndriçuar me qirinj, dhe në mesnatë u stolisën me fishezjarret e Vitit të Ri duke qenë kaluar mbi një elefant – një kërkesë speciale kjo nga ana e Brand-it, ka konfirmuar revista.

 

 

Pastaj Brand I kërkoit Perry-t të martohet me të pasi ai kishte me vete një unazë tejet speciale të fshehur midis luleve.

 

 

Ka zëra se martesa do të bëht pas gjashtë muajsh. Zëdhënësi I Russel Brand-it në Londër nuk mundi të konfirmojë afatin e martesës apo lajmet se komediani bleu një unazë pak para Krishtlindjeve në dyqanin Cartier në Londër.

Sandra Bullock, mbretëresha e arkëtimeve 2009 në SHBA
E Martë, 01.05.2010, 06:20pm

 

Voal-online –Është Sandra Bullock mbretëresha e box office. Asaj, protagonistes së The Blind Side të regjisorit John Lee Hancock, dalë në kinematë prej shtatë javësh, i përket rekordi, duke pasë kaluar kufirin e 200 milionë dollarëve të arkëtuar për një film ku protagoniste star absolute është një femër.

 

Suksesi i saj nuk është vetëm nga pikëpamja financiare: me këtë film në dhjetor ajo ka pasur një kandidaturë në Golden Globe 2010 si interprete dramatike, e edhe një tjetër për rolin brilant në filmin The Proposal të regjisores Anne Fletcher ku Bullock, 45 vjeçare përherë rinoe, luan për herë të parë një skenë pa gjë në trup.

 

Vazhdon kështu ngjitja e grave të Hollywoodit: pasi kishin dëshmuar me filma kushtuar një publiku femëror, janë në gjendje të fitojnë edhe në box office. The Blind Side (Ana e verbër) tregon historinë e Leigh Ann Tuhoy, një gruaje që vendos të kujdeset për një jetim derisa e bën kampion në futboll. Përkrah Sandra Bullock –ut është edhe këngëtari kantri Tim McGraw, por është interpretja e Speed e vetmja protagoniste vërtetë e filmit, që në të vërtetë rrok një temë, atë sportive, shumë të adhuruar nga publiku mashkulor, duke miqësuar kështu gjysmën tjetër të qiellit.

Parashikimet e revistës People për vitin 2010
E Shtunë, 01.02.2010, 11:39am

 

Shpresëplot, ju jeni tani duke pritur gjëra të mira që do t’jua sjellë 2010: Rritje rroge, shëndet të mirë, dashuri, paqe botërore dhe lumturi – u bëfshin të vërteta të gjitha parashikimet tuaja pozitive.

Në revistën PEOPLE edhe ne kemi bërë të njëjtat gjëra – vetëm, siç mund të pritej, këtu në Hollywood. Kemi parashikuar çfarë do t’iu ndodhë famozëve të cilët ne i adhurojmë, prandaj edhe i shprehim këtu pritshmëritë tona për këtë vit, në listën tonë.

Dhe nëse këto bëhen të vërteta, kjo është shenjë domethënëse se 2010 do të jetë më i mirë se viti 2009.

 

10. Jon Gosselin do të përfshihet në Trupat e Paqes në një mision special me Nadya Suleman, dhe asgjë nuk dëgjohet më për ta.

9.
Brad Pitt e pret mjekrën e tij alla cjap Billy.

8. Taylor Swift e Taylor Lautner do të fillojnë dashurinë me njerëz të tjerë që kanë emrin Taylor, duke u ndarë me Taylor-ët aktualë, dhe ekonomia do ta marrë veten plotësisht falë bumit të shitjeve të T-shirt-eve "Team Taylor" (Ekipi Tejlor).

7. Kanye West duron gjithë vitin. Dhe e mbyll blogun e tij!!!

6. Robert Pattinson dhe Kristen Stewart arratisen bashkë në Ujvarën Niagara në një ceremoni zyrtare të dhënë nga një mishëruesi i vampirit-Elvis.

5. Snooki i Jersey Shore bie në dahsuri me një evropiane të rafinuar, duke zbritur atje shown e saj të quajtur Snooki and the Prince, me ndërthurje të shpeshta të The Real Housewives of New Jersey.

 

 

 

Princi i paepur i kinematografisë Hamfri Bogart
E Enjte, 12.24.2009, 06:17pm

 

Nga një familje e pasur e Nju Jorkut, princi nga më të paepurit e kinematografisë, lindi më 25 dhjetor 1899. Pasi i kishte ndërprerë studimet dhe kishte shkuar në shërbim ushtarak në marinë, i përcakton interesat e tij në botën e artit duke punuar për sipërmarrësin teatror William Brady e duke debutuar si aktor në skenat e teatrove. Publku dhe kritika fillojnë të binden shpejt për talentin e tij kur ai interpreton Duke Mantee në përshtatjen për teatër të "Pylli i gurosur” (The Petrified Forest).

Elin Nordegren këshillohet me avokatin veteran të divorceve të Hollivudit
E Premte, 12.18.2009, 07:03pm

 

Voal-online –Përpara se t’i merrte dy fëmijët e saj në Suedinë e vet për pushime, pa të shoqin (dhe babain e fëmijëve) Tiger Woods – Elin Nordegren është duke u këshilluar me avokatin veteran të divorceve të Hollywood-it, Sorrel Trope.

 

Duke pasur një praktikë që zë fill nga viti 1949 dhe që përfshin nga legjenda e shpesh martuar e ekranit të madh Cary Grant, deri te Nicole Kidman, Hugh Grant dhe Britney Spears, Sorrel Trope ka ndërtuar reputacionin e një ndërmjetësuesi të papërsëritshëm, bën të ditur Daily News e Nju Jorkut.

 

Duke folur për gazetën, avokati I divorceve I Manhattan-it Robert Wallack, e quajti Trope-n, 82 vjeç, dekanin e klubit martesor të Kalifornisë”, ndërsa përmbaruesi ligjor i çështjeve familjare me qendër në Beverly-Hills, Alexander Leichter, tha: “Ai është një ndër 12 ose 15 avokatët të cilët merren me çështje tejet të majme, me divorce tejet të larta në mënyrë të pandërprerë.”

 

Sorrel Trope nuk iu përgjigj telefonatave për të dhënë komente lidhur me prishjen e martesës Woods-Nordegren, e cila është nën kryqëzim tashmë teksa është shpalosur ( dhe më vonë konfirmuar nga vetë Woods) se golfisti No 1 i botës ka bërë një varg shkeljesh bashkëshortore.
Ka vdekur aktorja Xhenifer Xhons
E Enjte, 12.17.2009, 10:32pm

 

 

Ishte 90 vjeçe, fitoi çmimin Oskar për rolin e Bernadetes

 

 

 

Voal-online –Aktorja Jennifer Jones (emri i vërtetë Phyllis Isley) ka vdekur në Kaliforni në moshën 90 vjeçare. Aktorja kishte fituar çmimin Oskar për rolin e Bernadetes në filmin „The Song of Bernadette“ (Kënga e Bernadetes) në vitin 1943.

 

Midis filmave më të famshëm të interpretuar prej saj janë „Love Letters“ (Letra dashurie) më 1945; „Duel in The Sun“ (Duel nën diell) më 1946, me Gregory Peck; dhe „Love is a Many-Splendored Thing“ (Dashuria është një gjë e mrekullueshme) më 1955, me William Holden.

 

Më 1949 u martua me regjisorin David O. Szelnick. Pas vdekjes së tij, ajo u martua me industrialistin Norton Simon.

  » Mbi qilimin e kuq nëna dhe bija kush e kush më e bukur
  » Tejlor Suift bën një dhuratë të madhe në 20 vjetorin e saj
  » Nikolë Kidman iu përgjigjet pyetjeve të adhuruesve
  » Demi - Eshton, mbrëmja organizohet nëpërmjet Twitter
  » Anë Nikolë Smith - fletë pas flete kronika e një tragjedie hollivudiane
  » Anë Nikolë Smith - kush ishte?
  » Anne Nicole Smith 8 shkurt 2007 - 24 shkurt 2007
  » Anne Nicole Smith 3 mars 2007 - 30 maj 2007
  » Anne Nicole Smith 16 qershor 2007 - 28 nëntor 2007
  » Kristen Stjuart dhe "New Moon"



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]