E Enjte, 04.25.2024, 07:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Jeta dhe vepra e këngëtarit amerikan Pit Siger
E Djelë, 08.16.2009, 08:34pm

Kur arrijnë moshën 65 vjeçare, shumë njerëz mendojnë për të dalë në pension dhe të ngadalsojnë ritmin e jetës për të gëzuar frytet e punës së tyre. Por kjo formulë nuk vlen për këngëtarin e njohur amerikan Pete Siger i cili kohët e fundit mbushi 90 vjeç me një koncert në qytetin e Nju Jorkut.

Pit Siger është veprimtar i njohur për mbrojtjen e mjedisit dhe të gjitha të ardhurat nga koncerti i fundit ai dhuroi fondit për pastrimin e lumit Hadson nga ndotjet.

“Unë e ti, thotë Siger, pavarësisht se ku banojmë, kemi një punë për të bërë jo vetëm për të pastruar një lumë, por për të shpëtuar gjithë botën”.

Në vitin 1938, Pit Siger ndërpreu studimet në Harvard dhe iu përkushtua muzikës.

“Nuk desha të bëhesha muzikant. Muzika si biznes nuk më pëlqen, dhe për të kënduar fillove të shkojë nëpër kolegje e shkolla e kampuse studentësh”.

Pas luftës së dytë botërore, Pit Siger formoi grupin Wiver, i cili u bë shumë i njohur e shiti miliona disqe kudo në botë.

Në vitet 1950, kongresi amerikan filloi hetimet rreth ndikimit të komunistëve në botën e artit. Pit Siger u thirr për të dëshmuar, sepse 3 prej pjestarëve të grupit Wiver kishin qenë anëtarë të partisë komuniste. Siger nuk pranoi të dëshmonte. Për këtë kundërshtim, Dhoma e Përfaqësuesve vendosi që Siger së bashku me dramaturgun Arthur Miller e 6 të tjerë, që kishte vepruar po njësoj, të dënoheshin me nga 1 vit burgim.
Vendimi u prit me protesta në mbarë botën.
Kujtohet 40 vjetori i festivalit të Udstokut
E Djelë, 08.16.2009, 07:48am
U mbushën 40 vjet që kur gjysmë milioni të rinj amerikanë pushtuan qytetin e vogël Bethel të Nju Jorkut për të ndjekur festivalin triditësh të rokut i cili u bë më pas i njohur me emrin "Woodstock." E mori këtë emër sepse fillimisht festivali ishte planifikuar të mbahej në Woodstock të Nju Jorkut. Shumë analistë mendonin se me një numër kaq të madh njerëzish dhuna do të ishte e pashmangëshme por kjo nuk ndodhi gjë që i la ata të habitur. Korrespondenti Martin Phillips i Zërit të Amerikës shkoi këto ditë në Bethel për të kujtuar këtë ngjarje e cila ka mbetur në histori.


Për shumë njerëz, Betheli konsiderohet i shenjtë. Është vendi ku pikërisht si sot 40 vjet më parë u zhvillua festivali i famshëm i Woodstock-ut. Kjo tokë ishte pronë e fermerit të qumështit Max Yasgur, i cili vdiq vite më pas. I biri i tij, Sam, thotë se menjëherë pasi dha lejen për koncertin, filluan edhe kundërshtimet.

"Gjithandej u dukën tabela ku shkruhej ‘Mos e blini qumështin e  Yasgurëve. Yasgurët i duan shumë hipitë’, dhe kjo e zemëronte babanë." - thotë ai

Duke Devlin, i cili e quante veten hipi ishte duke udhëtuar në këtë zonë dhe lexoi për festivalin që do të zhvillohej aty.

"Në tabela thuhej se do të ngrihej një fshat indian dhe një kopsht zoologjik. Apo: ‘thithni ajër që nuk është thithur ndonjëherë’ e gjëra të tjera të ngjashme.

Qindra njerëz erdhën në Bethel. Çdo rrugë ishte e mbushur plot me njerëz. Më 15 gusht filloi koncerti i cili do të bëhej simbol i një brezi.
Richie Havens, këngëtari i parë erdhi me helikopter për shkak të turmave të mëdha. Mbas 40 vjetësh ai kujton:
Don't cry for Paula Abdul
E Mërkurë, 08.12.2009, 04:05pm

As mos prit ta shikosh në radhët e të papunëve

Voal-online –Gjykuesja tunduese e American Idol po kërkohet nga disa rrjete televizive njëherësh. Një kthesë zhvillimesh kjo që filloi para se të largohej nfa reality show e rrjetit televiziv FOXY, për shkak se atje ajo ndjeheje e pavlerësuar. Kështu komenton The New York Times, që përpiqet të shpalosë se çfarë ndodhi në prapaskenat dhe cila është e ardhmja e Abdul, 47 vjeçe.

 

Ky koment vjen njëkohshëm me një lajm të shkurtër të TMZ që Abdul dhe presidenti i ABC Entertainment Group, Stephen McPherson, u takuan bashkë të martën pasdite. Ky njoftim thotë se nuk ka të ngjarë që Abdul të përfundojë në gjykuese të reality show Dancing with the Stars (Duke kërcyer me yjet). Kjo edhe për faktin se gjykatësja e DWTS, Carrie Ann Inaba, nuk do të largohet prej andej.

 

Por NYT thotë se Abduk nuk kërkohet vetëm nga ABC. Atë po e kërkon NBC dhe producenti i hitit tjetër të FOX, So You Think You Can Danc (Kështu ju mendoni se mund të kërceni). Por pajtimi nuk do të jetë I lehtë nisur nga fakti se Abdul ndihet e fyer nga trajtimi që i është bërë nga American Idol, ku iu është nënshtruar kritikave të pamerituara.

 

Nga ana e tij FOX, që i ripërtëriu kontratat me gjykatësin Simon Cowell dhe drejtuesin e emisionit Ryan Seacrestme rroga të majme për secilin, është lodhur nga përplasjet me Abdul dhe nuk do të hynte në një debat tjetër për rrogën me të.

 

NYT thotë se Abdul nuk i jep shumë rëndësi qëndrimit apo jo në American Idol. Ajo mendon se mundësitë për të janë të shumë dhe ajo do të jetë mrekulli pa American Idol.

 

Abdul ka zgjedhur të mos japë komentet e saj rreth këtyre apo hamendjeve të tjera të mediave.

Abdul lë reality shown American Idol, nuk arrin të gjejë pajtim për rrogën
E Hënë, 08.10.2009, 10:44am

 

Vendin e Paula Abdul në jurinë e American Idol do ta zerë 38 vjeçarja Kara DioGuardi, bija e ish Kongresmenti Joe DioGuardi, kryetar i Lidhjes Shqiptaroamerikane

 

Vendin e Paula Abdul në jurinë e American Idol do ta zerë 38 vjeçarja Kara DioGuardi, bija e ish Kongresmenti Joe DioGuardi, kryetar i Lidhjes Shqiptaroamerikane

 

Voal-online – Paula Abdul nuk do të jetë më anëtare e jurisë së American Idol, programit televiziv më të shikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo nuk ka arritur të gjejë një pajtim me punëdhënësin për rrogën.

 

Abdul është këngëtare, kërcimtare dhe aktore. Ajo do të pranonte të firmoste kontratën me rrjetin televiziv Fox, nëse do të pranohej që ajo të paguhej me 30 milionë dollarë në vit. Drejtoria e Foxlife nuk e ka pranuar shifrën e kërkuar prej saj. Ajo ka pranuar ta paguajë vetëm 5 milionë dollarë në vit, ashtu siç e kishte paguar për tetë stinorët pararendës të programit American Idol.

 

Vendin e Paula Abdul në jurinë e American Idol do ta zerë 38 vjeçarja Kara DioGuardi, bija e ish Kongresmenti Joe DioGuardi, kryetar i Lidhjes Shqiptaroamerikane.

 

Ajo iu bashkua jurisë së American Idol në eidicionin 2009, i cili mbyll stinorin e radhës në marsin e vitit të ardhshëm.

Grupi Shugarland nis turneun në SHBA
E Hënë, 08.03.2009, 08:17am

Peter Andre ka fituar çështjen e tij gjyqësore ndaj një të përditshmeje britanike e cila ka publikuar disa foto, që linin të kuptonin se ai kishte një marrëdhënie të ngushtë me dikë tjetër ndërsa ishte ende i martuar.Ndërkaq grupi i i muzikës kantri Shugerland ka nisur turin e tyre në SHBA.

Këngëtarja e muzikës kantri Shugerland do të zhvillojë nesër koncertin e saj recital me titull: Live on the Inside, i cili do të transmetohet nga ABC.

Koncerti i saj do të përmbajë hitet “All I want to do”, “Baby Girl”, “Settling” si dhe këngë të njohura të grupt REM “The One I love” dhe “Nightswimming”.

Një DVD me nje koncert të Sugerlandit do të dalë në shitje në 4 gusht. Turi i Sugerland ka nisur më 30 korrik.

 Peter Andre ka fituar çështjen e tij gjyqësore ndaj një të përditshmeje britanike e cila ka publikuar disa foto, me diçitura që linin të kuptonin se ai kishte një marrëdhënie të ngushtë me dikë tjetër teksa ishte ende i martuar me Katie Price.

Çifti u nda në muajin maj, dhe për ta ka patur mjaft thashetheme rreth shkakut të ndarjes së tyre, të cilat Peter Andre i ka kundërshtura me forcë.

Dalja e tij nga gjykata, përkoi me protestat kundër duhanit, por Andre e kaloi këtë situatë me humor.

Çifti Peter Andre dhe Katie Price u takuan në një prograrm televiziv, dhe kanë dy fëmijë së bashku: Junior dhe Princess Tiamii.

Demi Lovato duket si një vajzë tipike adoleshente, por në këngët e albumit të saj më të fundit ” Here we go again”, nuk janë vetëm romantike, por edhe për dhimbjen që lë një dashuri e humbur.

Kënga kryesore e albumit “Here we go again” , e cila mban këtë titull, është frymëzuar nga një ekperiencë personale e vetë këngëtares.
Eliza Dushku femra e gjashtë më e bukur në botë
E Shtunë, 08.01.2009, 09:41am

Aktorja e famshme shqiptare po bën xhiron e botës dhe me fotografitë e saj që shihni dhe në këtë lajm, duke rrëmbyer kopertinat e revistave më në zë të Londrës, Nju Jorkut, etj.

 

Eliza Dushku, gjendet në mesin e 100 femrave më seksi për vitin 2009 të cilën e ka publikuar revista e njohur “Maxim”.

Në këtë listë Eliza është renditur në vendin e gjashtë e cila impresionoi të gjithë.

“Jam e lumtur me arritjet e mira në karrierë si aktore në Holywood, dhe shpresoj që së shpejti do të më shihni në ndonjë film i cili do të jetë hit i madh në botë.

 

Vendi i gjashtë në listën e femrave më seksi të botës më ka befasuar këndshëm, ndërsa edhe më ka rritur vetëbesimin” deklaroi njëra ndër femrat më atraktive të botës, shqiptarja Eliza Dushku.

 

Në të vërtetë, Eliza Dushku është aktorja më e famshme shqiptare nëpër botë, e cila jeton në SHBA.

Siç shihet në foto, ajo ka pozuar edhe për kopertinën e revistës së njohur amerikane për femra, FHM.

 

Eliza është bërë e njohur botërisht nga seriali fantastiko-shkencor amerikan, “Dollhouse", por edhe nga disa filma thriller e horror ku ka luajtur.

Flokët e Majkëll Xheksonit do të bëhen diamantë
E Enjte, 07.30.2009, 08:38am

Tufa e flokëve të Michael Jackson ishte ruajtur nga producenti ekezekutiv i spotit të Pepsit, Ralph Cohen

Voal-online –Flokët e Michael Jackson, të djegur në vitin 1984, gjatë regjistrimit të një spoti publicitar të prodhimit Pepsi, do të bëhen diamante. Sipas së përditshmes amerikane Chicago Tribune do të jetë një shoqëri e kryeqytetit të shtetit Illinois, The LifeGem, që do t’i shndërrojë ato (flokët) në 10 diamante, secila gjysmëkaratëshe.

 

Tufa e flokëve të Michael Jackson ishte ruajtur nga producenti ekezekutiv i spotit të Pepsit, Ralph Cohen. Ato u blenë pastaj nga koleksionisti John Reznikoff, bashkë me xhekatën e firmës Armani, të cilën Cohen e përdori për t’i shuar flakët.

 

Shoqëria The LifeGem, e cila ka arritur të ketë fije të flokëve të Ludwig van Beethovenit, ia arrin të nxjerrë karbon nga flokët duke i djegur në 5400 gradë dhe duke i kresitalizuar pastaj mbetjet (hirin) me procedura të përdorura rëndom për të realizuar diamante industriale.

 

Kjo shoqëri i ka shitur diamantet e kompozitorit gjerman për 200 000 dollarë nëpërmjet eBay, blerjes elektronike.

 

Trashëgimia e Michael Jacksonit, Mbretit të Popit, siç ishte parashikuar menjëherë pas vdekjes së tij nga njohës të dukurive të tilla, do të komercializohet në mënyra nga më të papërfytyrueshmet.

George-Clooney-Elisabetta Canalis, përvëlim dashurie?
E Martë, 07.28.2009, 05:59pm

Voal-online - George Clooney-Elisabetta Canalis: Chi, javorja që del në qarkullim nesër, publikon një reportazh ekskluziv mbi çiftin e verës 2009 dhe i shpalos të gjitha hollësitë e një love story që është duke gjetur jehonë në mbarë botën.

 

Takimi fatal George Clooney-Elisabetta Canalis ka ndodhur në Romë javën e shkuar. Ajo ishte në kryeqytetin italian për një program të saj në MTV, I cili jepej drejtpërdrejt nga Village 09 me rastin e Botërorit të Notit 2009. Ai ishte në shoqëri të vëllezërve Manuele dhe Michele Malenotti, miqtë e hollivudianit prej kohësh.

 

Në fotot që botohen në të përjavshmen Chi paraqitjen përqafime e puthje të zjarrta, skena të fiksuara nga hoteli roman ku po qëndronte ai, arratisje dashurie në Laljo (Laglio), në shtëpinë buzë Lienit të Komos (Como), të aktorit hollivudian, aktualisht beqari më i rrezikshëm I kryeqytetit të kinematografisë botërore.

 

Midis George Clooneyt dhe Elisabetta Canalis ka ndodhur një përvëlim i mirëfillte dashurie. Të dy kanë ngrënë daraka bashkë disa herë, kanë zbuluar se kanë një pesion të përbashkët për kuajt dhe, pa nguruar, i kanë bashkuar tavolinat e nuk janë ndarë më.

Publikohet kënga e padëgjuar e Xhon Lenonit
E Djelë, 07.26.2009, 08:54am

Tridhjetë vjet më vonë

 

Duhet të kalonin plot tridhjetë vjet që një këngë e të famshmit Xhon Lenon të shihte dritën e publikimit.

Është pikërisht kënga e re e legjendës, Xhon Lenon që mund të realizohet dhe publikohet vetëm tani, 30 vjet pas vdekjes së tij.

Fjalët për këtë këngë i shkroi vetë ai, por muzika për të asnjëherë nuk u kompozua. 
”The Sun”, e përditshme e njohur britanike për qëmtimin e VIP-ave dhe të pathënave të tyre, zbuloi se djali i Lenon, Xhulian, është duke punuar që të kompozojë muzikën dhe të publikojë këngën.

Fjalët e këngës janë pjesë e koleksionit privat që djali i tij e trashëgoi pas vdekjes së tij. 
Kënga përbëhet nga dy strofa dhe refreni.

(Për shkak të origjinalitetit, nuk ka përkthim): 
"Little girl I've come to stay
"And this time I just have to say
"I love you
"If she turns you down and you're rejected 
"Try again the best you can 
"Call to see her when you're least expected 
"Tell her now she'll understand”
“Mendoj se vargjet nuk janë përdorur askund. Nëse kënga është e shkruar në kohë të mirë dhe me ndjenja, do të mendoj që t’ia bëjë edhe muzikën. Do ta bëjë këtë për nder të babait. Në njëfarë mënyrë ky do të jetë rikthimi në shtëpi”, tha Xhulian, djali i Xhon Lenon. 
Aktualisht nuk dihet se kur Lenon i shkroi këto vargje. Por nëse fjalët datojnë nga viti 1966, ka mundësi që këtë këngë Lennon t’ia ketë kushtuar Yoko Ono, sepse atë vit në muajin nëntor, ata ishin njohur. /NOA

Anita Ekberg shtrohet me urgjencë në spital

E Hënë, 07.20.2009, 01:27pm
Ndodhet nën mbikqyrje në spitalin e Shën Gjonit në Romë

Voal-online - Anita Ekberg është shtruar dhe ndodhet nën mbikqyrje në repartin e neokirurgjisë në spitalin e Shën Gjonit (San Giovanni), në Romë. Kështu bën të ditur agjencia italiane e lajmeve ANSA. Aktorja suedeze, e famshme për interpretimin e pavdekshëm në filmin “Jeta e ëmbël” (La Dolce vita) të regjisorit Federico Fellini, ka pësuar një gjendje të fikëti në shtëpinë e saj në Genzano, në qendër në afërsi të kryeqytetit italian Roma. Prej andej Anita Ekberg është dërguar pa ndjenja në spital nga disa miq të saj. Gjendja shëndetësore e Anita Ekbergut, e lidhur shpirtërisht në mënyrë intime me Italinë, është përshkruar për mediat nga ana e mjekëve si tejet shqetësuese. Tani artistja suedeze ndodhet nën mbikqyrje mjekësore. Mediat e tjera italiane dhe ato perëndimore janë treguar të vemendshme ndaj lajmit për përkeqësimin e menjëhershëm të gjendjes shëndetësore të artistes, e cila, krahas të tjerash, mbetet në kujtesën e brezave të rinj të shikuesve pikërisht për skenën e lartpërmendur. Kjo pamje e paharrueshme i shoqëron disa nga reklamat më artistikisht të realizuara në televizionet italiane dhe në televizionet e tjera perëndimore. Lajmi është përhapur menjëherë dhe kanë filluar interpretimet e para rreth gjendjes shëndetësore të artistes.
  » Më 7 korrik varrimi i Majkëll Xheksonit
  » Revista People boton foto të debutimit të Angjelinë Zholisë 7 vjeçare
  » Majkëll Xhekson në kujtesë (Album i revistës People)
  » Megan Foks femra më sexy e planetit
  » Një darkë me Al Paçinon
  » Sandra Bullok në filmin "Propozimi"
  » Hottest Bachelors 2009
  » Kërtni Koks e serialeve Friends bëhet 45 vjeçe
  » Pesë vjet pa Rei Çarls legjendën e muzikës bluz
  » Forbes: Anzhelinë Zholi është artistja më potente e Hollivudit



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]