E Enjte, 04.18.2024, 10:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Në ankand veshja e Rita Hejuorth që e transformoi atë në personazhin e Xhildës
E Shtunë, 04.11.2009, 01:00pm

Voal-online - Një veshje që ka bërë historinë e kinematografisë, duke u shndërruar në simbol të joshjes, falë aktores që e veshi atë në vitin 1946. Bëhet fjalë për fustanin e zi në formë tubi, i cili e trasformoi të famshmen hollivudiane Rita Hayworth në të hatashmen Gilda (Xhilda). Veshja do të jetë një nga objektet më sensacionale të stinorit të ankandeve që do të ketë përurimin e tij më 30 prill në Kalabazas (Calabasas), Kaliforni. Të interesuarit mund të marrin pjesë duke i regjistruar online ofertat e tyre në vebsajtin e shtëpisë së ankandeve. Nuk mungojnë as kujtime të tjera të tilla të historisë së kinematografisë si pistoleta e përdorur nga Harrison Ford në filmin Blade Runner apo monokëli i përdorur në sheshin e shirimit të filmit Metropolis nga Fritz Lang.

45 vitet e Rasëll Krout, talentit të shumanshëm me karrierë të vrullshme e të papërmbajtshme
E Martë, 04.07.2009, 01:26pm

Është krahasuar me Clark Gable, James Dean, Robert Mitchum, Marlon Brando. Anthony Hopkins ka deklaruar se ia kujton atë lloj aktori të cilit i përkiste vetë në rini. Russell Crowe, një prej aktorëve më të thellë e më popullorë të breznisë së tij, nxit krahasime me përbindëshat e shenjtë të ekranit të madh hollivudian, çka e imponon talenti i tij dhe shumanshmëria e tij. Aktori i jashtëzakonshëm, magnetik australian ndihet shumë mirë tek mishëron një larmi të pafund emocionesh. Ai dëshmon të njëjtën besueshmëri e lehtësi të burojë një ëmbëlsi të paskaj e çarmatosëse, ashtu si të transmetojë një brutalitet kërcënues e pothuaj prekës. Një aftësi e tillë skizofrenike është një e dhënë që mund ta kenë vetëm aktorët më të mëdhenj.

IOKO ONO: Unë dhe Xhoni 40 vjet më parë në shtrat kundër luftës
E Mërkurë, 04.01.2009, 10:17am
“Nuk besoj që mesazhi i John Lenon të jetë plakur ndonjëherë. Nuk është një ekspozitë e bazuar në nostalgji. Mendoj se mesazhi i paqes të cilin dëshironim të shpallnim atëbotë, është edhe sot tejet aktual.” Yoko Ono, 76 vjeçe, e prezanton kështu ekspozitën që përurohet në Montreal, me rastin e dyzetvjetorit të “Bed In”, protestës së bujshme dhe paqësore të cilën ajo dhe Lennon vunë në skenë më 1969 kundër luftës në Vietnam. Ajo nënvizon se largësia kohore midis asaj ngjarjeje dhe ditëve të sotme është e papërfillshme. “Nuk jemi këtu për të kremtuar diçka që ka ndodhur, por për të vazhduar të përhapim të njëjtin mesazh, sepse është ende koha e veprimit. Dhe veprimi i drejtë është dërgimi i paqes në gjithë botën. Janë shumë mënyra për ta bërë, secili mund të ndihmesojë për të bërë që bota të jetë më paqësore.”
Album i ri i këngëtare Colbi Caillet
E Hënë, 03.30.2009, 02:02pm
Kolbi Kalej është një nga muzikantet e reja tashmë popullore në Internet, e cila e ka nisur karrierën e saj pa mbështetje të madhe nga studiot e regjistrimit të muzikës. Ajo ishte ditët e fundit në studiot e Zërit të Amerikës gjatë një turi në Uashington ku foli për fillimet e karrierës së saj. “ Kur shkrova këngën time të pare, isha unë dhe kitarra ime, dhe mësova fillimisht katër kordat.Pra kënga ime e parë ishte si këngë folk, me kitarë akustike. Por kur nisa të merrem më shume me muzikë, kur u takova dhe me producentin tim dhe nisëm regjistrimin e albumit, aftësit e mia u përmirësuan. Më pëlqen souli. Më pëlqen R&B, muzika rege, rroku klasik, pra gjithçka. Është një lloj muzike gjithëpërfshirëse, sepse interpretohet në radio. Është një lloj përzierje e të gjitha rrymave, dhe është ekzaktësisht stili im”.
Sindi Krauford 43 vjeçe si 23 vjeçe
E Enjte, 03.26.2009, 05:53pm
Voal-online - Si dy herë nënë që është, ndjehet „vërtetë mirë“ për pamjen e jashtme të saj. Kështu mendon topmodelja e viteve 1990 Cindy Crawford. Bukuroshja 43 vjeçare ka shpalosur trupin e saj përsëri, tashmë për revistën amerikane „Allure“, ku është fotografuar, duke qenë krenare që trupi i saj është gjithnjë joshës. Ajo thotë për këtë: „Unë mendoj se ndihem mirë si 43 vjeçe, por nuk e fsheh se ndihem njëlloj si kur ishte 23 vjeçe.“ Karrierës së bukurisë së saj i kushtohet numri i prillit i kësaj reviste. Një vend të madh zë artikulli ku flitet për mjetet antimoshë të topmodeles. S ajo nuk iu ka shpëtuar rrengjeve të moshës dhe i përket 80 përqindëshit të femrave të botës të cilat ankohen nga celulitet. sqaron: „Unë kam dy fëmijë, jam 43 vjeçe, nuk kam pse ankohem nëse më shfaqen aty këtu, pra pse të vras mendjen!“
Vetëvritet biri i poetes Silvia Pleith 40 e sa vjet pas së ëmës
E Hënë, 03.23.2009, 05:09pm
Voal-online - Mallkimi i poetes Sylvia Plath dhe i poetit  Ted Hughes bën edhe një viktimë. Dyzet e gjashtë vjet pas vetëvrasjes së nënës, Nicholas Hughes është varur në shtëpinë e tij në Alaskë. Prej vitesh, ka njoftuar motra, luftonte kundër depresionit e kohët e fundit ishte larguar nga katedra shkencave oqeanike në universitetin e Fairbanks për të ngritur një fabrikë qeramike shtëpiake. “Me dhimbje të madhe njoftoj vdekjen e vëllait tim, që e ka ndërprerë jetën më 16 mars në shtëpinë e tij,” ka shkruar Frieda Hughes në një shënimt të publikuar në Times.
Xheid Gudi ndërroi jetë në gjumë
E Djelë, 03.22.2009, 12:21pm
Voal-online - Jade Goody, aktorja britanike yll e emisioneve reality show, beteja e së cilës kundër kancerit është ndjekur nga mbarë bota, ka vdekur. Ajo vdiq sot, në mëngjesin e së djelës, në Ditën britanike të Nënave. Max Clifford, miku e zëdhënësi i saj, ia bëri të ditur lajmin revistën People. “Ajo ka qenë në gjumë 24 orët e fundit,” tha ai duke shtuar se ajo vdiq “pak para orës 4 të mëngjesit”. Burri i saj Jack Tweed, me të cilin u martua në një ceremoni të filmuar nga një kanal televiziv britanik në shkurt, dhe nëna Jackiey Budden i ndodheshin pranë deri në momentin e fundit, tha Clifford. Clifford tha se Budden i tregoi atij: “Vajza ime aq tejet e bukur ndërroi jetën në gjumë, u shua.” Ai shtoi: “Jackiey, ashtu siç mund ta merrni me mend, si çdo nënë është krejtësisht e dërmuar nga humbja e bijës së saj.
Vanesa Redgreiv tejet e trishtuar për të bijën Natasha Riçardson
E Premte, 03.20.2009, 03:48pm
Voal-online - Vanessa Redgrave është tejet e dëshpëruar për vdekjen e së bijës Natasha Richardson, së cilës mjekët ia shkëputën aparaturat që e mbanin në jetë. Nga emocionet e papërballueshme aktorja 72 vjeçare e humbi vetëdijën për një kohë të shkurtër, kur Richardson ndërroi jetë. Një i brendshëm thotë: „Familja u tregua e vendosur që ta përballojë e bashkuar dhimbjen e madhe për Natasha Richardson. Por kjo ishte tepër e rëndë për Vanessa Redgrave e cila pësoi të fikët. Infermieret i erdhën asaj në ndihmë. Ajo erdhi përsëri në vete, por familja u ndodh nën një tronditje tjetër të rëndë.” Pak para se e bija të ndërronte jetë, aktorja Redgrave, së bashku me të shoqin e Richardson, Liam Neeson, i kënduan pranë shtratit këngën “Luleylli” nga muzikali “The Sound Of Music” (Tingulli i Muzikës). Ajo ia kishte kënduar së bijës këtë këngë më 1990 kur ajo po martohej me burrin e parë, Robert Fox.
Shkenca provon se artistët janë Don Zhuanët e vërtetë
E Enjte, 03.19.2009, 04:15pm
Voal-online - Gratë nuk pushtohen me muskujt, por me shpirt krijues dhe me njëfarë marrëzie: kazanovët e vërtetë që tërheqin gjithmonë vemendjen e femrave, tashmë është provuar shkencërisht, janë artistët dhe krijuesit. E shpalos një studim i bashkërenduar nga psikologu Daniel Nettle i University of Newcastle upon Tyne, realizuar me dijetarë të Open University të Londrës e publikuar në Proceedings of the Royal Society. Dhe ja shpjegimi i suksesit të artistëve të mëdhenj e gruarëve të pakonkurueshëm të kalibirit të Lord Byron, Pablo Picasso e Dylan Thomas, por edhe të vetë famozit Casanova. Artistët, dëshmon hulumtimi, janë Don Zhuanët e vërtetë dhe kanë një jetë të ngjeshur seksuale, duke pasur parasysh se ata rrethohen nga së paku dyfishi i partnerëve seksualë në krahasim me njerëzit e “rëndomtë”.
Kaili Minoug është më e paguara e Bollivudit
E Martë, 03.17.2009, 05:36pm

Voal-online – Ka qenë e mjaftueshme një këngë për të thyer rekordin e Bollivudit (Bollywood) Hollivudit të Indisë, me qendër në qytetin më të madh të këtij vendi, Bombeji. Kylie Minogue është bërë aktorja e huja më mirë e paguar në historinë e Bollywood: mbi një milion dollarë amerikanë për të xhiruar një sekuencë muzikore në filmin e ri kolosal indian “Blue”, interpretuar, mes të tjerësh, edhe nga Akshay Kumar, hero i filmave me aksion në kinematografinë e këtij vendi. Këngëtarja yll australiane e muzikës pop, e cila e zhvillon veprimtarinë e saj kryesisht në Londër e ka magjepsur heroin indian. Kumar ka deklaruar për gazetën britanike Daily Star: “Kylie nuk mund të ishte me e mirë se qe. Zëri i saj i hatashëm dhe personaliteti i saj shpërthyes janë fantastikë. Ajo është vërtetë një divë e përkryer.” Ky ka qenë vlerësimi superlativ për këngëtaren e famshme.

  » Edhe Naomi Kempbëll i druhet plakjes
  » Kluni rikthehet tek ER, shikueshmëria në kulm
  » Nën akuzë bashkëjetuesi dhe dy psikiatër të Anë Nikolë Smithit
  » Klaudia Shifer është besnike ndaj kolegeve të veta
  » Britni Spiërs iu bëri vizizë 40 fëmijëve të sëmurë në Maiemi
  » Njëqind gra për njëqind vjet, bukuri që kanë bërë epokë
  » Rokeri i U2 kërkon të përjetësohet në film nga Brad Piti
  » Lindsi Lohan duhet ta rifitojë peshën e humbur
  » Triumfojnë Slumdog Millionaire, Kejt Uinslet dhe Shon Pen
  » Sonte në Los Anxhelos zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]