E Djelë, 08.25.2019, 10:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Presideni Obama shfrytezon takimin e NATO-s per te fituar zemrat dhe mendjet e Europianeve
E Shtunë, 04.04.2009, 09:40am (GMT+1)

Zeri i Amerikes - Presidenti Barak Obama po e shfrytëzon takimin e NATO-s për t’iu drejtuar publikut evropian, si dhe udhëheqësve të tij, duke i premtuar për një epokë të re lidhjesh mes dy anëve të Atlantikut. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Paola Ufson na informon se zoti Obama ka kërkuar gjatë takimeve mbështetje për strategjinë e tij të re për Afganistanin dhe Pakistanin dhe ka bërë të njohura planet e tij për arritjen e çarmatimit bërthamor.   

Presidenti iu drejtua në mënyrë të drejtpërdrejtë publikut evropian.

"Ajo që ne menduam se ishte e rëndësishme ishte që unë të kisha mundësinë jo vetëm që të flisja me ju, por edhe që të dëgjoja mendimin tuaj, sepse vetëm kështu ne mund të mësojmë nga njeri tjetri."

Presidenti filloi dialogun me studentët francezë dhe ata gjermanë në një arenë sportive të Strasburgut në Francë. Takimi i ngjante atij të një fushate elektorale. Dhe me të vërtetë, ai ishte si një fushatë për të fituar zemrat dhe mendjet e evropianëve.

Ishte pikërisht në atë takim, i cili nuk i përngjante një konferencë shtypi zyrtare, ku zoti Obama zgjodhi të bënte të njohur një lajm të rëndësishëm.

"Këtë fundjavë në Pragë unë do të bëj të njohur planin, për arritjen e synimit për të patur një botë pa armë bërthamore."

Zoti Obama dha pak hollësi për fjalimin që do të mbajë të dielën në kryeqytetin çek. Por ai u tha evropianëve se përhapja e armëve bërthamore është jo vetëm një problem i Amerikës, por edhe i tyri.

"Edhe në kushtet kur Lufta e Ftohtë ka përfunduar, përhapja e armëve bërthamore, apo vjedhja e materialit bërthamor mund të çojë në zhdukjen e cilitdo qytet në planetin tonë."- tha ai.

Zoti Obama i tha një djali të ri gjerman se kërcënimi nga sulmet terroriste nuk është pakësuar ngaqë në Washington ka një adminsitratë të re.

"Unë mendoj se është e rëndësishme që Evropa të kuptojë se edhe pse unë jam tani president dhe Xhorxh Bush nuk është më President, Al Kaida përsëri përbën kërcënim dhe se ne nuk mund të pretendojmë se nuk ka më rrezik, sepse Barak Husein Obama u zgjodh President dhe menjëherë gjërat do të shkojnë mirë."

Para takimit të NATO-s, zoti Obama po ashtu pati takime individuale me Presidentin francez

Nikola Sarkozi dhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi, zoti Sarkozi tha se Franca e mbështet plotësisht strategjinë e re amerikane për Afganistanin dhe Pakistanin dhe se do të çojë më tepër oficerë për stërvitjen e trupave, që të punojnë me forcat afgane të policisë.
  
Të njëjtën gjë tha pak a shumë edhe kancelarja Merkel. 

Në kufirin mes Francës dhe Gjermanisë ku mbahet takimi masat e sigurisë janë të forta. Protestuesit kanë kërcënuar se do t’i pengojnë punimet, por asnjë nga protestat nuk është drejtuar ndaj zotit Obama. Madje, në qendrën e Strasburgut kishin dalë pas barrikadeve të sigurisë, turma njerëzish, pikërisht për të parë Presidentin e ri amerikan.//lk



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mark Grosman: Shqiperia, Kroacia e merituan anetaresimin ne NATO (04.03.2009)
Janina Hrebickova: S'duam që Kosova të mbetet "vrimë e zezë" (04.02.2009)
Drejtues të Shoqatës Antikomuniste 2 Prilli kërkojnë ekstradimin e Gjekë Çelës (04.02.2009)
Të legalizosh demokracinë dhe lëvizjen e lirë (04.01.2009)
Carin O'Reilly: Veriu i Kosovës s'është "konflikt i ngrirë" (03.31.2009)
Komuna e Bujanocit dhe pozita e shqiptarëve (03.31.2009)
Margaret Rupli Uduard korespondentja e parë amerikane grua (03.30.2009)
The Washington Post: Një ristemim për Rusinë (03.28.2009)
Vasllav Havel: Radio Evropa e Lirë t'i edukojë politikanët (03.27.2009)
Verena Knaus: Kosova - rast për Rusinë ta zemërojë Perëndimin (03.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]