E Djelë, 10.20.2019, 12:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Kosova dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
E Hënë, 04.13.2009, 08:28am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Kanë mbetur edhe pesë ditë afat që Prishtina dhe Beogradi të dorëzojnë të gjitha argumentet dhe pikëpamjet e tyre lidhur me pavarësisë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Me 8 tetor të vitit të kaluar,  Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi kërkesën e Serbisë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë një opinion mbi pavarësinë e Kosovës.

Beogradi e ka cilësuar këtë si fitore diplomatike dhe shpreson të pengojë njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, Prishtina ka bërë një deklaratë prej qindra faqesh dhe ka angazhuar një grup ekspertësh të së drejtës ndërkombëtare për të argumentuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Edhe analistë në Prishtinë thonë se Kosova ka shumë argumente për të mbrojtur ligjshmërinë e pavarësisë së saj.

Analisti Ramush Tahiri thotë se qeveria dhe institucionet e Kosovës me angazhimin e ekspertit ndërkombëtar, Michael Wood, kanë marrë një hap të drejtë, ndërsa mbrojtja thotë ai, duhet mbështetur në administrimin ndërkombëtar të Kosovës.

“Sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën u hoq me rezolutën 1244 dhe pikërisht kjo rezolutë e mundëson deklarimin e popullit apo shprehjen e vullnetit të popullit të Kosovës për të ardhmen e vet. Pas administrimit gati një dekadë të Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare, derisa ishte këtu UNMIK-u, Kuvendi i Kosovës në mënyrë legjitime e shpalli pavarësinë e Kosovës, dhe kjo është finalizim i përpjekjeve të institucionalizimit në Kosovë dhe i ndërtimit të një shteti demokratik. Dhe pikërisht kjo është argumenti më i fortë se Serbia nuk ka të drejtë administrimi në Kosovë dhe mendimi për shpalljen e pavarësisë së Kosovës duhet të jetë pozitiv sepse janë respektuar normat ndërkombëtare”.

Ditët e fundit në Kosovë janë ngritur shqetësime se mund të ketë përpjekje për ndërhyrje në proceset politike përfshirë edhe çështjen e gjykatës së drejtësisë. Në këtë kuadër janë përmendur edhe akuzat e botuara në shkrimet e shërbimit botëror të BBC-së dhe Rrjetit Ballkanik për gazetarinë hulumtuese sipas të cilave, ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka shkelur të drejtat e civilëve në Kosovë, ka keqtrajtuar dhe në disa raste edhe ka vrarë pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme. Por analisti Tahiri nuk beson se kjo do të ndikojë në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë .

“Kjo mund të shërbejë si propagandë por kjo nuk do të jetë argument sepse kjo është e kaluara e Kosovës dhe ka tjetër Gjykatë për krimet e Luftës e cila nuk ndërlidhet. Ne kishim edhe dënimin e funksionarëve serbë që punonin në vijë shtetërore, ndërsa këtu kemi të bëjmë me shprehjen e një vullneti të një territori, të një popullate, për të jetuar me dinjitet dhe për të rregulluar vet të ardhmen e tyre dhe kjo duhet respektuar, aq më parë që në Kosovë nuk është shpallje e një anshme por me bashkësinë ndërkombëtare.”

Analisti Tahiri beson se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës do të dali me një opinion pozitiv ndaj pavarësisë së Kosovës, e cila thotë ai, është shpallur në bashkërendim të plotë ndërmjet Institucioneve të Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Unë pres që procesi të zgjatet dhe ndërkohë të vazhdojnë njohjet e Kosovës dhe të pranohet akti faktik, sepse gjendja faktike dëshmon se Kosova është më mirë tani sesa nën okupimin serb. Dhe,të gjitha njohjet që ka marrë Kosova, pavrësisht se nuk janë nga pjesa dërmuese e Kombeve të Bashkuara, tregon një qëndrueshmëri të rajonit, edhe një qëndrueshmëri të Kosovës jashtë Serbisë dhe po ashtu edhe Serbia po e ndien veten shumë komode pa Kosovën brenda”.

Pavarësia e Kosovës e kundërshtuar ashpër nga Beogradi dhe Rusia, është njohur nga 57 vende të botës. Procesi i marrjes së vendimit nga Gjykatën Ndërkombëtare e Drejtësisë mund të zgjasë më shumë se nëntë muaj dhe ndonëse nuk është detyrues, ai mund ndikojë edhe në shtimin e njohjeve për pavarësinë e Kosovë. Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Sqarimi i fatit të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë në interes të të gjithëve (04.11.2009)
Sokol BALLA: Fati dhe rastesia shpresoj te na sjellin serisht tek ky qytet i mbare per ShqiperineInterviste me Sokol BALLEN, Drejtor i Informacionit ne TopChannel (04.04.2009)
DEKLARIME TE GAZETAREVE SHQIPTARE QE KANE PERCJELLE NE STRASBURG SAMITIN E NATO-S, KU SHQIPERIA U RRADHIT NE KRAH TE ALEATEVE PERENDIMORE (04.04.2009)
Presideni Obama shfrytezon takimin e NATO-s per te fituar zemrat dhe mendjet e Europianeve (04.04.2009)
Mark Grosman: Shqiperia, Kroacia e merituan anetaresimin ne NATO (04.03.2009)
Janina Hrebickova: S'duam që Kosova të mbetet "vrimë e zezë" (04.02.2009)
Drejtues të Shoqatës Antikomuniste 2 Prilli kërkojnë ekstradimin e Gjekë Çelës (04.02.2009)
Të legalizosh demokracinë dhe lëvizjen e lirë (04.01.2009)
Carin O'Reilly: Veriu i Kosovës s'është "konflikt i ngrirë" (03.31.2009)
Komuna e Bujanocit dhe pozita e shqiptarëve (03.31.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]