E Martë, 12.10.2019, 07:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Projekti i Shekullit, përfundojnë të 29 urat gjigante, në pak ditë edhe tuneli
E Enjte, 04.16.2009, 08:14am (GMT+1)

Elis KUÇI

 

Kur kanë ngelur më pak se dy muaj nga inaugurimi i rrugës Durrës-Kukës, projekti gjigand ka marrë formën e një superstrade. Kompania Bechtel-Enka po punon në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 61 kilomatrash, me rritme të shpejta në mënyrë që bashkimi natyral i kombit shqiptar të ndodhi sa më shpejt. Duke udhëtuar për të vizituar rrugën më madhore të shqiptarëve, kuptohet rëndësia e saj, ku të duhet të kalosh mijëra kthesa, të cilat të ngjanë me një rrugë që nuk do të mbarojë kurrë. Drejtorja e Marrëdhënieve me Publikun në kompani, Ela Ruci, duke njohur vizitorët e shumtë theksoi se, Kompania për të lehtësuar rrugën dhe për të eliminuar tërësisht kthesat e rrezikshme ka shtuar dy ura me gjatësi të ndryshme. Janë gjithsej 29 ura gjigante që po ndërtohen nga kompania, ndërkohë që 23 ura janë të përfunduara tashmë. Urat e përfunduara përdoren nga kompania për të lehtësuar trafikun, i cili me rrënimin e rrugës së vjetër ka sjellë një stres të madh për shoferët, të cilët mezi presin qershorin për të shijuar një nga rrugët më të mira në Ballkan. Inxhinierët e kompanisë theksuan se dhe 6 urat e tjera kanë përfunduar në 80% të punimeve. Me tej, inxhinierët sqaruan se tek 6 urat e papërfundura kanë përfunduar bazamentet dhe këmbët, të cilat janë pjesa që të han më shumë kohë pune gjatë punimit të një ure. Në dhjetor ka përfunduar ura më e lartë e segmentit Rrëshen Kalimesh. Inxhinierët e firmës Bektel-Enka, pohuan se ka përfunduar gërmimet në 96% të rrugës, pa përfishirë tunelin. Inxhinierët gjeolog që ndjekin punimet thanë për gazetën "RD" se, tunelin në tubin verior ka dhe 323 metra për t'u gërmuar, kurse tuneli në tubin jugor ka dhe 560 metra për t'u gërmuar. Duke i kërkuar që ta thjeshtojnë shifrat në përqindje për të kuptuar se në ç'fazë janë punimet, inxhinierët thanë se deri në këto momente është hapur 91% e tunelit. Ata pohuan, se nuk ka datë ekzakte, por tuneli pritet të hapet në muajin Maj dhe një muaj më pas, ai të jetë funksional për të gjithë shqiptarët që duan të përshkojnë këtë rrugë. Aktualisht për firmën Bektel-Enka, vetëm në këtë segment po punojnë 3200 punëtorë, prej të cilëve 2/3 janë punëtorë shqiptarë. Sipas drejtores së Marrëdhënieve me Publikun, Ruci, për të arritur këtë progres në punime janë përdorur 1200 makineri të tipeve të ndryshme. Duke dhënë detaje nga projekti, inxhinierët e firmës pohuan se do të ndërtohet 12 mbikalime dhe nënkalime, përkatësisht, 3 mbikalime nga të cilat dy në Ndërfushaz dhe një në Rreps. Rruga parashikon dhe 9 nënkalime që i bie nga 1 për çdo fshat, Ndërfushaz, Mashterkore, Zajc, Zall Xhuxhe, Sang, Thirmë, dhe Kolsh.

Kryetari i PS-së, i vetmi që nuk ka vizituar rrugën

Aksi Durrës-Kukës nuk është vizituar ende nga kreu i opozitës, Edi Rama, i cili përfundimin me sukses të këtij projekti e sheh si fundin e karrierrës së tij politike.

Edi Rama bashkë me deputetët socialistë antirrugë, po u jepet përgjigja më e mirë, nëpërmjet ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës, të cilën ata po e luftojnë fort. Rruga është vizituar dhe është vlerësuar dhe nga deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës dhe ende nuk është vizituar nga kreu i opozitës, i cili është gati të urdhëtojë trillimin e mediave që kontrollon vetëm për ta ulur në maksimum madhështinë e kësaj rruge. Megjithëse dy muaj më parë, kreu tjetër i opozitës, Ilir Meta, vizitoi dhe vlerësoi projektin më madhor të shqiptarëve, dhe i bëri thirje Ramës të ç'kompleksohet nga Rruga, sërisht kreu i PS-së është mbyllur në akuzat qesharake të Prokurorisë për këtë rrugë. Shumica e deputetëve socialistë që kanë shprehur dëshirën për të vizituar këtë projekt madhor, janë kërcënuar nga Rama se nuk do të jenë më në listat e deputetëve.

Asfaltimi, 1 kilometër rrugë në ditë

Në një vit të realizohen 29 ura që kapin një gjatësi prej 14 km, që për një vit të bëhen 2 tunele me nga 5.5 kilomentra secili është me të vëtetë një punë shumë e devotshme. Furkan Selccuk Abbaz, që është teknik i përgjithshëm i shpimit të tunel, tha gjatë ecjes për në brendësi të tunelit se ky projekt është më madhori në Ballkan. Ai pohoi, se kjo punë, vështirë se ndodhë në Perëndim me këtë rendiment. Sipas tij, tuneli do të ecë më shpejt sa çështë parashikuar, sepse në fundin e tunelit ka më pak tokë argjilore për të shpuar. Kur toka është e fortë dhe çpimi me eksploziv bëhet më i lehtë dhe me një sasi më të madhe. Tani është tuneli shumë i fortë dhe punimet për të mund të mbarojnë më shpejt, kurse më parë, toka ka qenë e butë dhe kishim frikën e ndonjë shembje. Duhet kohë që të bësh dhe fortifikimet. Tuneli në një mal me përmasa të tilla që është ky, thotë inxhinjeri turk është e vështirë të shpohet dhe të jetë i sigurtë. Tuneli ka dhe një rrugë në mes që lidh të dy tunelet. Është projektuar që të ketë një korsi emergjence dhe një zjarrfikëse. Tuneli është pjesa më e bukur e kësaj rruge, e cila duhet thënë që ka përmasa të mëdha. Ixhinieri turk pohoi se, tuneli e ka të keqen deri në hapje, se asfaltimi është një proces që nuk zgjat shumë. Nje inxhinier amerikan në aksin portal verior nga tuneli në Fushë-Dukagjin na sqaron se, asfaltimi i tanishëm është vetëm testimi i produktit. Shtresa e asfaltit është e trashë 15 cm dhe pas saj janë edhe dy të tjera. Deri te kjo fazë, kompania ka punuar me shumë kujdes me shtresat paraprake të zhavorrit deri te stabilizanti, një shtresë që siguron përfundimisht nivelin e rrugës. Në pajisjet e mëdha, të cilat i përmendëm më sipër, përfshihen edhe dy nyje asfalti (një në Klos dhe një në Kalimash), të cilat bëjnë të mundur avancimin me asfalt 1 kilometër rrugë në ditë.

Rruga, projekti më madhor shqiptar

Autostrada Durrës-Kukës duket se shumë shpejt do të shkurtojë distancat mes shteteve dhe popujve të Ballkanit, në radhë të parë të shqiptarëve. Ajo që vetëm para dy vitesh dukej krejt e vështirë për t'u imagjinuar dhe që gjatë gjithë kësaj kohe u shoqërua me debate të forta, lidhur me fondet, këto ditë ka provuar testin e parë të asfaltit. "Bechetel-Enka", kompania amerikano-turke, e cila ndërton pjesën më të vështirë të autostradës nga Rrësheni në Kalimash, prej 60 km, këto ditë, pas përfundimit të pjesës dërmuese të krejt trasesë, ka nisur në Kalimash edhe testin e asfaltit, përkatësisht në segmentin Tunel (portali verior) - Fushë Dukagjin, me gjatësi 9.1 km. Për kompaninë e njohur BEJV, por edhe shqiptarët, kjo përbën një ngjarje të rëndësishme në kuadër të këtij projekti madhor. Autostrada e re, projekti më i madh i infrastrukturës rrugore në historinë e Shqipërisë-Segmenti Rrëshen-Kalimash është pjesë integrale e korridorit Durrës-Morinë, ndërsa tuneli bi-tub (një tunel për çdo drejtim kalimi) prej afro 6 km, është një vepër e vërtetë arti. Këtu parashikohet të gërmohen mbi 1 milion metër kub material shkëmbor. Në realizimin e këtij Projekti, Bechtel & Enka, punëson një personel prej rreth 3200 vetësh, ku përfshihet një përqindje e rëndësishme e punonjësve shqiptarë. Duket se në verën e 2009-ës, qindra mijë pushuesit nga Kosova do ta kenë shumë më të lehtë për të ardhur në plazhet e Durrësit. Edhe nxitimi i tyre për të ndërtuar në rrugën e re objekte shërbimi apo magazina grumbullimi produktesh bujqësore dhe industriale është i kuptueshëm. Fluksi i madh i turistëve në kohën e verës, por dhe zgjerimi i tregtisë me Kosovën, falë marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, e bën mjaft atraktiv këtë segment të ri rrugor. -

Studentët, vizitorët e radhës në projektin gjigand

Megjithëse një vizitë e shkurtër, në një ditë pranvere nuk mjafton për të përshkruar krejtësisht se çfarë po ndodh në korridorin rrugor verior, më të vështirin që është ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, pamja që të shfaqet sapo hyn në luginën e Fanit, është krejtësisht e veçantë. Mbas fashitjes të mjegullës së dendur të mëngjesit, në luginën e Fanit të shfaqet lumi me të njëjtin emër, që çuditërisht ishte i kaltër. I kaltër ndonëse në mes të tij, manovratorët e vinçave dhe punëtorët e firmës Bechtel-Enka po vendosnin platformat gjigande të urave lidhëse të rrugës Rreps-Thirrë dhe në të dy anët e tij, me makineritë e fuqishme fadroma dhe kamionë, të ardhura kryesisht me kilometrazh zero, lëviznin shkëmbinjtë dhe dherat e kuq poshtë kodrave, për të hapur autostradën e re, që së bashku me Tunelin 6 km deri në Kalimash, përbëjnë segmentin më të vështirë të autostradës Durrës-Morinë. Në këtë vizitë ishin studentët e Fakultetit Histori-Filologji, dhe një grup profesorësh nga më të mirët e këtij fakulteti. Firma Bektel-Enka kishte vënë një ciceron i quajtur Erjon Piperku, i cili bëri një shpjegim të detajuar të punimeve. Piperku vuri në dijeni se, përveç punimeve të bëra në rrugë dhe disa akse interesante të projektit, ai na informoi për respektin që kompania gëzonte në fshat, pasi punëtorët që janë marrë në këto fshtra janë me rroga shumë herë më të mëdha se sa në qendrat urbane. Takimet dhe informacionet e marra për këtë vepër madhore janë tjetër praktikë e firmës Bektel-Enka. Piperku informoi se, drejtuesit e lartë të firmës, kanë urdhëruar që për çdo vizitor të jetë një udhërrëfyes, për të kuptuar më mirë madhështinë e kësaj vepre madhore.

Mbi 1500 banorë të rinj në Reps

Projekti madhor i qeverisë shqiptare, që lidh Shqipërinë me Kosovën siç e njohin të gjithë, ka bërë të marrin jetë shumë fshatra që rruga i përshkon. Fshatra që dikur para fillimit të kësaj rruge ishin pa perspektivë, pa vitalitet, tashmë kanë marrë një gjallëri. Duke parë që vetëm në fshatin Fan të Mirditës janë hapur 9 rrugë të reja të shtruara me zhavorr, tregon zhvillimin e kësaj zone. Mikpritja që është dhe një nga traditat më të bukura të vendit tonë ka funksionuar puthuaj në mënyrë perfekte ku vetëm në fshatin Fan, ku kanë ngritur rezidencat e tyre rreth 1500 punëtorë nga i gjithë vendi, por dhe nga Turqia, dhe SHBA. Rezidencat dy kate i kanë dhënë gjallëri dhe hijeshi zonës. Vënia e një gjeneratori të madh në mungesë të dritave ka bërë që dhe banorët e zonës të furnizohen mne drita sa për një televizor dhe një dritë dhome. Duke parë që zona po zhvillohet janë marrë masa nga banorët, që tokat e tyre të mos lihen të papunuara po t'i shfrytëzojnë për qëllime fitimi. Në fshatin Fan dhe Klos, tashmë janë vetëm 45 familje që marrin ndihmë ekonomike. Kurse para fillimit të rrugës merrnin 500 familje ndihmën ekonomike. Banorët thonë se, epoka në këto fshatra nuk ndahet, para lindjes së Krishtit dhe pas lindjes së tij. Në këto zona ndahet, para rrugës, gjatë ndërtimit të rrugës, dhe përfundimit të rrugës. Para 5 viteve dhe tani, të kalosh në këtë rrugë është një stres i madh. Kjo sidomos kur vijnë 100 kthesa rresht. Këto kthesa janë si kthesa vdekjeje, kur çdo pasagjer mendon se shyqyr shpëtova dhe kësaj here. Nuk mund të shkojë njeri në Kosovë pa e zënë autobuzi, pasi kthesat janë me të vertetë të frikshme dhe stresante. Humnerat që i bëjnë shoqëri çdo kthese i shtojnë makthin çdo shoferi dhe pasagjeri. Kthesat e shumta si dhe gjatësia ka bërë që turizmi malor që është tepër i favorshëm për këtë reliev të mos zhvillohet. Sipas drejtuesve të firmës amerikane, kthesat e vdekjes nuk do t'i kemi më për një periudhë 1 vjeçare. Më pas, rruga drejt popujve vëllezër do të jetë e drejtë dhe e shpejtë.

Lehtësirat e qarkullimit

Shpejtësia e qarkullimit të mjeteve në këtë aks, do të jetë 100 km/orë. Në tunel dhe në disa pjesë të këtij segmenti rruga do të jetë me 4 korsi, ndërsa në pjesët e tjera me dy korsi. Ndërkohë në shpatet e kodrave do të ketë rrugë të tjera lidhëse që lidhin fshatrat. Sipas projektit, seksioni parë është Rrëshen-Reps, 19.5 km, seksioni i dytë Reps-Thirrë 26.5 km, seksioni i trete Thirrë-Kolsh, 14.85 km dhe tuneli afro 6 km. Urat që do të ndërtohen në këtë segment të vështirë malor, do të jenë 35. Rruga Rrëshen-Kalimash, 60.85 km, është pjesë e autostradës prej 170 km, për të përmirësuar lidhjen me Kosovën. Kjo do të rezultojë në një rrugë më të shkurtër midis Portit të Adriatikut në Durrës, pranë Tiranës, dhe Morinës në kufi me Kosovën. Ky projekt, i cili lidh Shqipërinë me Kosovën, Maqedoninë, Serbinë Jugore dhe rrjetin Trans-Europian të rrugëve, do të përmirësojë situatën ekonomike të zonave nga kalon, do të stimulojë turizmin, ndërtimin dhe shërbimet, si dhe do të përmirësojë pozicionin konkurrues të Portit të Durrësit.

Kohezgjatja e Projektit

2006 - 2009

Tipare kryesore:

Gjatesia: 60.85 km (5.53 km Tunel)

Tipi: 4-korsi autostrade

Shpejtesia Planifikuar: 80 -100 km/ore

Ura: 29 copë në total

Afro 4.5 km rrugë do të jetë mbi ura dhe struktura

Deri në 80 m lartësi

Ndërtuar nga trarë gjatë të betonuar 38 m

Rruga: 2 korsi në çdo drejtim plus shpatulla të fuqishme

3,75 m linja gjatësi

2 m shpatull e fortë


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA: E ardhmja e gazetave në krizën ekonomike dhe në periudhën dixhitale (04.15.2009)
Kosova dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (04.13.2009)
Sqarimi i fatit të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë në interes të të gjithëve (04.11.2009)
Sokol BALLA: Fati dhe rastesia shpresoj te na sjellin serisht tek ky qytet i mbare per ShqiperineInterviste me Sokol BALLEN, Drejtor i Informacionit ne TopChannel (04.04.2009)
DEKLARIME TE GAZETAREVE SHQIPTARE QE KANE PERCJELLE NE STRASBURG SAMITIN E NATO-S, KU SHQIPERIA U RRADHIT NE KRAH TE ALEATEVE PERENDIMORE (04.04.2009)
Presideni Obama shfrytezon takimin e NATO-s per te fituar zemrat dhe mendjet e Europianeve (04.04.2009)
Mark Grosman: Shqiperia, Kroacia e merituan anetaresimin ne NATO (04.03.2009)
Janina Hrebickova: S'duam që Kosova të mbetet "vrimë e zezë" (04.02.2009)
Drejtues të Shoqatës Antikomuniste 2 Prilli kërkojnë ekstradimin e Gjekë Çelës (04.02.2009)
Të legalizosh demokracinë dhe lëvizjen e lirë (04.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]