E Enjte, 12.12.2019, 11:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
The New York Times: Fundi i përplasjes së qytetërimeve
E Shtunë, 04.18.2009, 03:56pm (GMT+1)

Në vizitën e tij javën e fundit në Turqi, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, bëri progres të rëndësishëm drejt përmirësimit të marrëdhënieve me botën islame. Presidenti Obama iu shmang mitologjisë helmuese të pas 11 shtatorit të përplasjes së qytetërimeve, e cila udhëhoqi aq shumë politikat retorike dhe shkatërrimtare të Bushit.

Ai iu drejtua parlamentit turk se SHBA “nuk do të jenë kurrë në luftë me Islamin” dhe premtoi se bashkëpunimi ndërmjet tyre nuk do të jetë vetëm lufta kundrejt terrorizmit. Një sondazh i vitit të kaluar zbuloi se vetëm 12 për qind e turqve kanë opinion pozitiv për SHBA. Pavarësisht disa protestave, pritja e Obamës në Turqi ishte përgjithësisht entuziaste. Edhe myslimanët në vendet e tjera treguan interes të dëgjonin.

Bushi shpesh deklaronte respekt ndaj Islamit dhe insistonte me të drejtë se “armik i Amerikës nuk janë shumë miq tanët myslimanë”, por “rrjeti radikal terrorist” dhe qeveritë që i mbështesin ata. Por ai dhe aleatët e tij republikanë përdorën gjithashtu terma si “kryqëzatë” dhe “fashizëm islamik”, duke ushqyer frikën se e ashtuquajtura luftë ndaj terrorizmit ishte në fakt luftë ndaj Islamit. Tmerri në Abu Graib dhe Guantanamo, si dhe lufta e panevojshme e Bushit në Irak, e rritën më shumë problemin.

Jo vetëm fjalët dhe toni i Obamës është më i mirë; më të mira janë edhe politikat e tij. Ai e kundërshtoi luftën në Irak dhe ka nisur të planifikojë një tërheqje të herëpashershme të trupave amerikane. Ai po mundohet të hyjë në bisedime me Iranin pas një izolimi të ndërsjellë 30-vjeçar. Gjithashtu, ai ka premtuar një përpjekje aktive në zgjidhjen e konfliktit izraelit-palestinez dhe ka riafirmuar mbështetjen për një zgjidhje me dy shtete - një ide kjo e papranuar nga kryeministri i sapozgjedhur i Izraelit.

Besueshmëria e Obamës është rritur nga eksperienca e tij personale. Ai është i krishterë, por i ati ishte mysliman; president Obama një pjesë të fëmijërisë së tij e ka kaluar në Indonezi, shteti me popullsi më të madhe myslimane në botë.

Ndërkohë, gjatë fushatës elektorale të vitit 2008, Obama u përpoq ta minimizonte formimin e tij, i cili ishte në një linjë imponuese në fjalimin e javës së kaluar. “Shtetet e Bashkuara janë pasuruar nga amerikanët myslimanë”, - deklaroi ai. “Shumë amerikanë të tjerë kanë myslimanë në familjet e tyre, ose kanë jetuar në shtete me mazhorancë myslimane. Unë e di, sepse unë jam një prej tyre”, - theksoi Obama

Ndihmësit e tij thonë se Obama është duke planifikuar një fjalim më të gjerë drejtuar botës islame. Në fjalimin e ardhshëm nuk do të pohohen vetëm të përbashkëtat, por edhe dallimet e rëndësishme me shumë shtete myslimane - përfshirë çështje si e drejta e grave dhe liria e besimit - të cilat nuk janë lehtësisht të arritshme.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Profesor Kristian Tomushat: Rrota e historisë nuk mund të kthehet mbrapa (04.17.2009)
Projekti i Shekullit, përfundojnë të 29 urat gjigante, në pak ditë edhe tuneli (04.16.2009)
SHBA: E ardhmja e gazetave në krizën ekonomike dhe në periudhën dixhitale (04.15.2009)
Kosova dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (04.13.2009)
Sqarimi i fatit të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë në interes të të gjithëve (04.11.2009)
Sokol BALLA: Fati dhe rastesia shpresoj te na sjellin serisht tek ky qytet i mbare per ShqiperineInterviste me Sokol BALLEN, Drejtor i Informacionit ne TopChannel (04.04.2009)
DEKLARIME TE GAZETAREVE SHQIPTARE QE KANE PERCJELLE NE STRASBURG SAMITIN E NATO-S, KU SHQIPERIA U RRADHIT NE KRAH TE ALEATEVE PERENDIMORE (04.04.2009)
Presideni Obama shfrytezon takimin e NATO-s per te fituar zemrat dhe mendjet e Europianeve (04.04.2009)
Mark Grosman: Shqiperia, Kroacia e merituan anetaresimin ne NATO (04.03.2009)
Janina Hrebickova: S'duam që Kosova të mbetet "vrimë e zezë" (04.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]