VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Në Izrael nipi i Hitlerit është kovertuar në hebre dhe jep mësim Talmudin
E Enjte, 04.23.2009, 09:41am (GMT1)

Tel Aviv - La Repubblica – Voal-online - Gjyshja e tij një naziste e betuar dhe e egër, ishte martuar me nipin e Hitlerit. I lindur në Frankfurt, sot ai ka zgjedhur të jetojë në Tokën e Shenjtë, është konvertuar në hebre dhe jep mësim Talmud-in që është njëri nga librat e shenjtë të Hebraizmit.

 

 

"Gjyshja e tij quhej Erna Patra Hitler. Pas luftës për të mos u njohur e kishte ndyshuar mbiemrin nga “Hitler”  në “Hiler”, ndërsa bashkëshorti i saj i dytë quhej Hans Hitler – ishte pikërisht nipi i Hitlerit, të cilin nuk e kujtonte aspak fizikisht.


Ai është një burrë i lartë dhe i zhdërvjellët, me një theks të përzierë, gjermano-anglezo-hebre. Ka lindur në Frankfurt më 1952, por prej 25 vjetësh jeton dhe punon në Izrael. Ka një emër dhe mbiemër, një numër telefoni dhe një adresë e-mail-i, por nuk dëshiron që ta zbulojë këtë fakt publikisht, që do të zbulonte jo vetëm origjinën e tij, por edhe dramën e jetës së tij. Ai ka shumë kohë që është konvertuar. Sot ai jep mësim Talmud-in, librin e shenjtë të ebraizmit, në një nga Universitetet e Izraelit. Dhe është i nipi i Hitlerit.

"Gjyshja ime ishte një naziste e flaktë. Ajo besonte në ideologjinë nacional-socialiste, përpara, gjatë dhe pas luftës. Ajo ishte krenare se vjehrri i saj ishte i vëllai i Hitlerit, paçka se kishte mbetur larg politikës. Ai kishte një kafene në Berlin të cilën e frekuentonte e gjithë elita e lartë naziste. Prindërit e mi ishin të dy katolikë-protestantë. Që të dy ishin në Wehrmacht, në ushtrinë e Reich-ut të Tretë. Im atë, një mbështetës i zjarrtë i partisë u divorcua me nënën time, pak pas lindjes sime. Kështu unë jam rritur prej saj, e cila nuk merrte asnjë mbështetje as finanziare dhe as morale nga gjyshja ime Erna, një grua indifferente ndaj vuajtjeve dhe halleve të të tjerëve. Me nënën time kalonim nga një shtëpi në tjetra, shpesh herë na hidhnin në rrugë kur nuk paguanim qeranë, kështu që kam pasur një fëmijëri të mbushur me probleme. Por ajo më ka treguar gjithçka, dokumentat me vulat përkatëse, foto të prindërve dhe të afërmëve të mi, të veshur me uniformat ushtarake. Dhe kur e kam pyetur se përse ka vazhduar që të jetë e bindur ndaj urdhërave, duke e parë se i dinte shumë mirë kushtet ku jetonin hebrejtë polakë në Lodz, ajo më është përgjigjur shumë thjesht dhe e mbushr me turp, "kisha frikë, më beso".


Adolf Hitler, siç dihet nuk kishte fëmijë. Por kishte një vëlla nga babai, që quhej Alois junior, Hitler, pasuesi i të cilit është Hans. "Hans u martua me gjyshen time Erna kur ajo u divorcua nga burri i saj i parë që ishte gjyshi im. Unë pra, nuk kam asnjë lidhje gjaku me Hitlerin, pra nuk e kam të përbashkët DNA-në. Hansin e kam takuar vetëm një herë në jetën time. Bashkëshortët Hitler erdhën një herë në shtëpinë tonë për çaj. Ai ishte një burrë simpatik. Gjyshja ime ishte e elektrizuar që ishte martuar me një burrë të klanit të Hitlerit. Ajo mbeti naziste deri në frymën e saj të fundit. ".

"Im atë vdiq kur unë isha 19 vjeç. E kam parë rrallë, dhe ato pak kam qenë i kënaqur që nuk e kam pyetur kurrë se çfarë kishte bërë gjatë luftës. E dija që ishte një major i Wehrmacht-it. Nëna ime më rrihte. Një herë më rrahu kaq shumë, sa nuk mundja të shkoja të punoja sepse i kisha gishtat e fryrë.
".

"E lexova Mein Kampf, librin e Hitlerit Hitler, që kur isha tepër i ri. Dhe më bëri një përshtypje thellësisht të keqe. E si është e mundur që njerëzit të ishin kaq budallenj dhe të lexonin marrëzira ? Ndërsa rruga ime për të përqafuar ebraizmin ka qenë e gjatë. Pas maturës, në momentin kur më duhej që të ndiqja shërbimin ushtarak, zgjodha teologjinë. Ishte një kurs, që parashikonte edhe një studim prej gjashtë javësh në Izrael.
Ishin fillimet e viteve `70. Posa arrita u ndjeva si në shtëpinë time dhe u konvertova ".
Sipas dia të dhënave të njohura, janë rreth 300 gjermanë që janë konvertuar dhe jetojnë në Izrael. Shumë prej tyre nuk duan ta zbulojnë identitetin e tyre, duke preferuar ta fshehin të shkuarën e tyre. Disa prej tyre janë akademikë në Universitetet e Izraelit. Dhe njëri prej tyre është edhe pikërisht nipi i Hitlerit, i cili përdor një emër tjetër, edhe pse në Izrael për ndokënd nuk është i panjohur.

 
" Holokausti dhe Reich-u i Tretë më kanë farkëtuar si njeri. Jam një pacifist i vërtetë, dhe mendoj se demokracia vërteton vetveten se respekton të drejtat e minoriteteve. Gjatë gjithë jetës jam përpjekur të jem i ndershëm përsa i përket origjinës time, të cilën nuk e kam fshehur. Bile kam folur për të me studentët e mi, dhe njëherë njëri prej tyre më ka thënë: "A mund të imagjinosh se gjyshi yt mund ta kishte kthyer në sapun gjyshen time ". Kur historia ime filloi që të qarkullojë, kishte nga ata njerëz me të cilët unë kisha pasur marrëdhënie komunikimi, të cilët nuk ma kanë shtrënguar më dorën. Ndryshonin rrugën. Edhe fëmijëve të mi fëmijët u pështynin nga prapa duke i thirrur "nazistë". Prej kësaj kam nxjerrë një mësim, se ka nga ata njerëz që nuk duan kurrë që t’i të ndryshosh. Kurrë.”




Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.