E Djelë, 08.18.2019, 06:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Kalendari 26 prill ATSH
E Djelë, 04.26.2009, 08:52am (GMT+1)

NGA VENDI
 Nga një mbishkrim në kishën e Manastirit në Shën Gjon Vladimir në Elbasan të deshifruar nga studiuesi Theofan Popa del se ky monument i rëndësishëm kulturor që ka arritur deri në ditët tona është shkatërruar nga një tërmet i fuqishëm dhe rindërtuar në themelet e tij në vitin 1381 nga Karl Topia. Lashtësia dhe vlerat shpirtërore e artistike që përmban ky tempull i japin atij një rëndësi të madhe për historinë e besimit, artit dhe të shtetformimit. 1788 - Ali Pashë Tepelena filloi fushatën ushtarake për marrjen e Janinës. Beteja e parë e tij kundër bejlerëve të bashkuar u zhvillua në brigjet e liqenit. Ai theu kundërshtarët dhe rrethoi Janinën. Qytetin e mori pa luftë, me ndihmën e miqve të vet grekë dhe sidomos të banorëve të Zagorisë. Sikurse shkruan një kronist francez, Ali Pashë Tepelena hyri në qytet në mes të brohoritjeve të popullit.

     1910 - Fshatarët e Grykës së vogël në zonën e Dibrës u ngritën për të mbrojtur kaçakun Azis Xheka që ndiqej nga ushtria osmane. Nëntë malet e Dibrës u ngritën kundër osmanëve. Xheladin Manjani, një nga kryengritësit dhe luftëtarët e atyre ditëve në kujtimet e tij shkruan se kryengritja kishte motivin e madh për te mos lënë te hy në malet tona asqeri i Turqisë.

     1915- U nënshkrua traktati i fshehtë i Londrës, nga përfaqësues të Italisë, Anglisë, Francës dhe Rusisë. Ai e copëtonte edhe më shumë Shqipërinë e cunguar. Sipas tij Italia merrte Vlorën dhe Sazanin, Greqia prefekturën e Korçës, të Gjirokastrës dhe gjithë rrethet e tyre, Serbia dhe Mali i zi, Shkodrën, Kosovën etj. Me krahinat që mbeteshin formohej një principatë myslimane. Gjymtimi i parë i Shqipërisë më 1913 ishte me pasojë fatale për popullin dhe vendin tonë. Ai ndërpreu formimin e tregut kombëtar, ndërpreu marrëdheniet ekonomike dhe kulturore tradicionale me trevat e mbetura jashtë kufinjëve shtetërorë. I hapi udhë procesit të shkombëtarizimit, të shpërnguljes me dhunë, eleminimit fizik të shqiptarëve, sllavizmit dhe helenizimit të tyre.

     1919-  Konferenca e Paqes që zhvilloi punimet në Paris, miratoi statusin e Lidhjes së Kombeve. Vendi ynë u antarësua në këtë organizatë në vitin 1920.

     1919 - Në Shqipërinë e mesme u adoptua një ndërtesë e zakonshme si spital, nga vullnetarët e Kryqit të kuq amerikan që kishin ardhur në vendin tonë. Afërsisht në të njëjtën kohë një ndërtesë e zakonshme banimi u adoptua për spital dhe në Elbasan duke hapur edhe atje një qendër shëndetësore.

     1963- Në skenën e teatrit profesionist “Andon Zako Çajupi” të Korçës u dha premiera e pjesës “Demaskimi i Blanko Posnatit” të dramaturgut anglez Bernard Shou.

     1980- Korçës turistike iu shtua një objekt i rëndësishëm jo vetëm për ne shqiptarët por edhe për të huajt, “Muzeu i artit mesjetar”. Aty pasqyroheshin verpimtari dhe krijimtari të mjeshtrave dhe artistëve shqiptarë në shumë fusha të jetës. Punimet në gur përfshijnë objekte të shekullit të 13-të, punimet në metal kryesisht objekte të përdorimit të përditshëm, zbukurime dhe objekte të kultit të punura kryesisht në ar dhe argjend. Interes të veçantë paraqet pavioni i pikturës mesjetare me ikona të punuara gjatë shekujve 12-të dhe 14-të. Muzeu është i pajisur me laboratorët e restaurimit dhe të fotografisë dhe në sallën e fondeve ku ruhen mbi 7 mijë objekte.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Racizmi kronik i Dobrica Qosiqit (04.25.2009)
Yves de Kermabon: EULEX-i nuk zbaton gjashtëpikëshin e UNMIK-ut (04.24.2009)
Rumania në ankth nga rikthimi i Securitates në shërbimet publike (04.24.2009)
KALENDAR 25 PRILL - ATSH (04.24.2009)
Në Izrael nipi i Hitlerit është kovertuar në hebre dhe jep mësim Talmudin (04.23.2009)
KALENDAR, 24 PRILL - ATSH (04.23.2009)
AGPK dënon sulmin fizik ndaj Baton Haxhiut (04.21.2009)
Berisha i uroi besimtarët muslimanë me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamet (04.19.2009)
The New York Times: Fundi i përplasjes së qytetërimeve (04.18.2009)
Profesor Kristian Tomushat: Rrota e historisë nuk mund të kthehet mbrapa (04.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]