E Martë, 12.10.2019, 07:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Kalendar 28 prill ATSH
E Martë, 04.28.2009, 07:16am (GMT+1)

NGA VENDI

1900  - Ismail Qemali, bashkë me djemtë e tij, u arratis nga Turqia, gjë që bëri një bujë të madhe. Patrioti shqiptar qëndroi në Greqi e më pas në Itali, ku pati takime dhe bisedime me autoritetet e atyre vendeve. Në Napoli, në një intervistë që i dha gazetës së Romës “Tribuna”, ai për herë të parë bëri publik programin e tij kombëtar. Në Bruksel Ismail Qemali botoi në revistën e Faik Konicës “Albania” një thirrje drejtuar shqiptarëve. Këto qenë shkëndijat që çuan në ngritjen e flamurit në Vlorë në nëntor të 1912.

1909  - Në qytetin e Elbasanit u krijua shoqëria kulturore “Afërdita”, e cila zhvilloi një veprimtari të gjerë në shërbim të çështjes së lirisë, pavarësisë dhe përparimit të atdheut.

1911  - U krijua Komiteti për drejtimin e kryengritjes së armatosur në Shqipërinë e Jugut. Ajo vendosi lidhjet me organizatat patriotike brenda dhe jashtë vendit. Mblodhi mjete financiare dhe armë dhe u bëri të njohur fuqive të mëdha karakterin dhe kërkesat kombëtare të lëvizjes shqiptare për çlirim.

1917  - Në sallën e Kishës shqiptare të Bostonit, nën drejtimin e At Fan Nolit, u krijua federata panshqiptare “Vatra”. Në të u bashkuan shoqëritë patriotike të mërgimtarëve shqiptarë “Besa besën”, “Flamuri i Krujës”, “Shoqëria kombëtare” dhe “Dallëndyshja”. Mbledhja zgjodhi pleqësinë e përkohëshme.

1919   - U shpall zyrtarisht krijimi i Lidhjes së Kombeve. Në fillim ajo kishte 26 anëtarë, kurse në vitin 1927 bënin pjesë 58 shtete, ndërmjet tyre dhe Shqipëria.

1937  - U nda nga jeta kleriku, studiuesi dhe gazetari Frano Gjenovici. U lind në Alsano Maxhore, qytezë në afërsi të Bergamos në vitin 1864. Mësimet e para i mori në vendlindje. Më pas ju përkushtua çështjes fetare dhe ndoqi studimet teologjike. Pas diplomimit në Krakov të Polonisë u emërua prift në Shkodër. Frano Gjenovici është një nga gazetarët më të hershëm të shtypit shqiptar.

1938  - Qeveria shqiptare, nën presionin e Romës, anulloi detyrimin e shoqërisë vajgurore italiane AIPA për ngritjen e një rafinerie të naftës në Shqipëri, që ishte parashikuar nga marrëveshja e 19 marsit 1936.

1957 - Lexuesi shqiptar mori romanin e shkrimtarit amerikan Teodor Drajzerit “Një tragjedi amerikane” në dy vëllime, të shqipëruar nga Bujar Doko. Po nga ky autor në vitin 1965 u përkthye dhe u botua romani “Gjeniu”. Të dy veprat janë ribotuar disa herë në vendin tonë. Ato janë përkthyer e botuar edhe në Prishtinë.

1983  - Në Strasburg të Francës u nënshkrua protokolli i Konventës për ruajtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, lidhur me heqjen e dënimit me vdekje, protokoll në të cilin aderoi dhe Republika e Shqipërisë.

1998 - U nënshkrua në Zagreb marrëveshja për shkëmbimin e përvojës në fushën e veterinarisë midis Shqipërisë dhe Kroacisë. Marrëveshja parashikon zgjerimin e marrëdhënieve në këtë fushë, shkëmbimin e përvojës dhe të ekspertëve midis shërbimeve veterinare dhe kërkimeve shkencore të të dy vendeve.

NGA BOTA


1442 - Lindi mbreti Eduard IV i Anglisë, bir i Riçardit, Duka i Jorkut. Gjatë mbretërimit të tij nga viti 1461 e më pas, Mbreti Eduard IV u përfshi në betejat ndërmjet dinastive angleze të Jorkut dhe Lankosterit, betejë e cila njihet me emrin "Lufta e trëndafilave". 

1503 - Ushtria spanjolle mundi atë franceze në betejën e Cerinjolës, pranë Napolit. 

1758 - Lindi Xhejms Monro, presidenti i pestë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Doktrina e vitit 1823, doktrinë e cila mban emrin e tij, shprehte idenë se kontinentet amerikane nuk duhej të konsideroheshin si subjekt për  kolonizimin e ardhshëm nga një fuqi evropiane. 

1770 - Kapiteni Xhejms Kuk zbarkoi me anijen e tij në gjirin e Botanisë në Australi. 

1795 - Lindi eksploruesi anglez dhe figura kryesore në eksplorimin e Australisë, Carl Sturt. 

1889 - Lindi Antonio Salazar, kryeministri dhe diktatori i Portugalisë nga viti 1932 deri më 1968. 

1924 - Lindi presidenti i parë i Zambias, Kened Kaunda (1964-'91). Ai u bë kryeministër në janar të vitit 1964, dhjetë muaj përpara se vendi i tij të fitonte pavarësinë. 

1937 - Lindi Sadam Husein, president i Irakut që prej vitit 1979 deri në vitin 2003, kur u rrëzua regjimi i tij, pas një lufte që një koalicion shtetesh, i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisi kundër Irakut. 

1945 - U ekzekutua nga partizanët italianë pranë liqenit të Komos, një ditë pas arrestimit të tij, diktatori fashist italian, Benito Musolini. 

1952 - Japonia rifitoi sovranitetin dhe pavarësinë e saj pas hyrjes në fuqi të traktatit të paqes të San Franciskos në vitin 1951. 

1965 - Marinsat amerikanë zbarkuan në Republikën Domenikane pas përmbysjes së qeverisë së Donald Reid Kabralit. 

1969 - Presidenti francez Sharl de Gol dha dorëheqjen, pasi votuesit hodhën poshtë me referendum reformat e mëdha qeveritare. 

1980 - Dha dorëheqjen Sekretari i Shtetit Amerikan, Sairus Vens, i cili nuk mundi të duronte dështimin e misionit komando për lirimin e pengjeve amerikane në Iran. 

1989 - Argjentina u godit nga hiperinflacioni, duke hedhur kështu në rrugë mijëra vetë pa asnjë të ardhur apo ndihmë financiare. 

1989 - Roj Medvedjev, historiani sovjetik i persekutuar për demaskimin e krimeve të Stalinit në studimin e tij "Lini historinë të gjykojë", u pranua përsëri në Partinë Komuniste pas 20 vjetëve. 

1992 - U kthye në Shën Petersburg trupi i Dukës së Madh, Vladimir Kiriloviç Romanov, trashëgimtari i fronit  vakant rus. Romanov vdiq më 21 prill po të këtij viti. 

1992 - Dha dorëheqjen në mënyrë formale presidenti italian, Françesko Kosiga. Menjëherë pas tij, Xhovani  Spadolini bëhet president interim. 
 
1994 - Olldriç Ejms, ish oficer i CIA-s dhe gruaja e tij, Rozaria, u shpallën fajtorë për spiunazh në favor të Moskës. Olldriç Ejms u dënua për këtë me burgim të përjetshëm. 

1998 - Eksploruesi britanik Dejvid Empellmen - Adams arriti në polin gjeografik të veriut, duke u bërë kështu njeriu i parë që arriti në polet manjetike dhe gjeografike të kohës. 

1999 - Vdiq futbollisti legjendar britanik, Sir Alfred Rensei. 

2000 - Bukureshti dhe Kisinau nënshkruan një traktat rumuno-moldav, i cili mbronte dhe forconte marrëdhëniet e posaçme mes Rumanisë dhe Moldavisë. 

2001 - Pjesa veriore, qendrore dhe jugore e provincës jugore të Kinës, Guangdong, u përfshi nga stuhi të forta që shkaktuan 11 të vdekur dhe dëme të mëdha materiale të vlerësuara në 200 milion dollarë


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kalendar 27 prill ATSH (04.27.2009)
Evakuohet kancelarja pas një bombe të Luftës II 100 metra larg apartamentit të saj (04.26.2009)
Kalendari 26 prill ATSH (04.26.2009)
Racizmi kronik i Dobrica Qosiqit (04.25.2009)
Yves de Kermabon: EULEX-i nuk zbaton gjashtëpikëshin e UNMIK-ut (04.24.2009)
Rumania në ankth nga rikthimi i Securitates në shërbimet publike (04.24.2009)
KALENDAR 25 PRILL - ATSH (04.24.2009)
Në Izrael nipi i Hitlerit është kovertuar në hebre dhe jep mësim Talmudin (04.23.2009)
KALENDAR, 24 PRILL - ATSH (04.23.2009)
AGPK dënon sulmin fizik ndaj Baton Haxhiut (04.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]