E Martë, 08.20.2019, 03:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Financial Times: Mirë se erdhe Shqipëri!
E Mërkurë, 04.29.2009, 10:39am (GMT+1)

Të goditur nga kriza ekonomike, argumentet kushtetuese dhe shqetësimet për raportet me Rusinë, do të ishte e lehtë për udhëheqësit e Bashkimit Evropian të injorojnë aplikimin e Shqipërisë së vogël për anëtarësim. E lehtë, por e gabueshme.

Zgjerimi drejt lindjes i bllokut evropian është një prej sukseseve të tij më të mëdha dhe ky proces duhet sforcuar duke mbështetur shtetet e brishta në Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Turqia dhe Kroacia, dy vendet të cilat tashmë kanë hyrë në bisedimet për anëtarësim, kanë hasur në vështirësi.

Në rastin e Turqisë, ekziston një mungesë thelbësore e gatishmërisë politike të Bashkimit Evropian, e cila ka nxitur zhgënjime në Ankara. Në rastin e Kroacisë, problemi kryesor qëndron tek konflikti kufitar që ka me Slloveninë, për çka Lubjana është duke e bllokuar procesin e Zagrebit.

Katër vendet tjera të Ballkanit Perëndimor – Serbia, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova – përballen me shumë sfida para se të mund të hyjnë në bisedime për anëtarësim. Serbia duhet të arrestojë fillimisht Ratko Mlladiqin, të akuzuarin për gjenocid; Bosnja duhet të dëshmojë unitet më të madh midis komuniteteve të ndara etnike; Maqedonia duhet ta zgjidhë konfliktin rreth emrit me Greqinë dhe Kosova duhet të fitojë më shumë njohje ndërkombëtare të pavarësisë së saj.

Dhe të gjitha këto vende, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, duhet të bëjnë shumë më shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. E gjithë kjo nuk do të jetë e lehtë, por do të ishte edhe më e rëndë nëse s’do të ishin projektet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Dhe, ndërkohë, Bashkimi Evropian duhet të gjenerojë një mbështetje më të fuqishme për zgjerimin në Ballkan. Që prej luftërave jugosllave, Ballkani Perëndimor ka qenë më shumë përgjegjësi e Bashkimit Evropian. Përgatitja e rajonit për anëtarësim është e vetmja rrugë racionale për të siguruar paqen dhe prosperitetin.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Analisti Adebar për kërkesën e Shqipërisë në BE: Hap i matur (04.29.2009)
Kalendari 29 prill ATSH (04.29.2009)
Liridona Miftari: Ja kush jam (04.28.2009)
Kalendar 28 prill ATSH (04.28.2009)
Kalendar 27 prill ATSH (04.27.2009)
Evakuohet kancelarja pas një bombe të Luftës II 100 metra larg apartamentit të saj (04.26.2009)
Kalendari 26 prill ATSH (04.26.2009)
Racizmi kronik i Dobrica Qosiqit (04.25.2009)
Yves de Kermabon: EULEX-i nuk zbaton gjashtëpikëshin e UNMIK-ut (04.24.2009)
Rumania në ankth nga rikthimi i Securitates në shërbimet publike (04.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]