E Martë, 12.10.2019, 09:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Valbona ose fshati verilindor që jeton me turizmin
E Mërkurë, 04.29.2009, 06:39pm (GMT+1)

ATSH- Fshati i Valbonës, në verilindje të vendit, buzë lumit me të njëjtin emër, tashmë ka hyrë me dinjitet në guidat turistike. Ngadalë, turizmi po kthehet në biznesin më fitimprurës për banorët e kësaj zone. Në muajt e verës, fshati  mbushet jo vetëm me  turistë të huaj e kosovarë, por edhe të ardhur nga zonat fushore të vendit.
     Valbona, 25 km larg qytetit të Bajram Currit,  me rreth 300 banorë, ndodhet në një lartësi prej rreth 810 metrash mbi nivelin e detit
    Ajri i pastër, gurgullimat e zhurmshme të lumit, gjelbërimi, majat e thepisura të maleve, rrethojnë luginën duke krijuar një pejsazh magjepës. "Tani nuk është vështirë të vish, rruga automobilistike 6 metra e gjërë, e asfaltuar, me trotuare e ndriçim i ka dhënë një fytyrë të re Valbonës. Tani vërtet vjen dhe bindesh se e kë të vështirë të ikësh",-  thotë kryetari i komunës Margegaj, Rexh Biberaj.
    Valbona tashmë është është një perlë që është ringritur tërë madhështi falë investimeve të kryera nga buxheti i shtetit në 3-4 vitet e fundit. “Ndërtimi i ujësjellësit që do të zgjidhë përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm të kësaj pike turistike, rruga e asfaltuar, punimet e së cilës sapo kanë përfunduar, ndërtimi i banesave të reja turistike, janë vetëm disa prej investimeve që sapo janë kryer",- thotë Rexha.

      Banorët e zonës së Valbonës e kanë kuptuar se zhvillimi i turizmit është një mundësi e madhe që u ka falur natyra e që duhet ta shfrytëzojnë me nikoqirllëk ndaj po i përkushtohen totalisht atij, aq sa ka familje që tashmë e kanë ngritur jetesën e tyre kryesisht mbi turizmin.
      Rexha thotë se "është informuar për një viztë do të bejnë së shpejti në këtë zonë disa  ministra të Malit të Zi, Maqedonisë e Kosovës si dhe disa ambasadorë". "Këto vizita janë mjaft të rëndësishme pasi promovojnë pasuritë dhe bukuritë e zonës, gjë që përkthehet  në rritje të numërit të turistëve",- pohon  Rexha. 

       Në fshat deri tani janë të hapura për turistët 10 banesa alpine, me një kapacitet total prej 80 shtretërish, ndërkohë që janë duke u ndërtuar edhe katër të tjera. Arkitektura e tyre e vecantë, dritaret e vogla, dhe ambjenti tipik shqiptar janë një tërheqje më vete për turistët e huaj.

       Njëra prej banesave është ajo e Alfred Selimajt. Shtëpia dy katëshe e tij e ngritur në mes të fshatit, thuajse asnjë ditë nuk është bosh. Të gjitha oredintë e shtëpisë janë prej druri, që nga shtretërit e deri të karrigët e tavolina.  Alfredi dhe familjarët e tij kujdesen për çdo detaj gjatë qëndrimit të “mysafirëve”, (sic dëshirojnë ata ti quajnë turistët) në banesën e tyre. “Edhe bukën e përgatisim vetë këtu në shtëpi”thotë Alfredi. Ai tregon se turistët në këto ditë pranvere kryejnë cdo ditë marshime në majat e maleve aty pranë.       
      Në Valbonë këto ditë pranvere thuajse cdo ditë janë të pranishëm 140 - 150 turistë, kryesisht kosovarë, por ka edhe të huaj. "Edhe në ditët e dimrit këtu ka patur mesatarish deri 50 turistë në ditë ",- tregon Alfredi. 
       Gatimi për turistët është tradicional. Mish të thatë me fasule, çorbë, gjizë me spec djegës, qumësht, mjaltë...të gjitha produkte bio të zonës.

      “Kjo zonë ka karakteristikë edhe gatimin e troftës së lumit Valbonë” sqaron Alfredi duke shtuar se “ky gatim i ofrohet pak më rrallë turistëve për një arsye madhore dhe objektive". Sipas tij,  pak vite më parë si pasojë e gjuetisë pa asnjë kriter, trofta e Valbonës po shkonte drejt zhdukjes, ndërkohë që  tani situata ka ndryshuar pasi gjuetia kontrollohet nga policia komunale, apo inspektorët e ndërmarrjes së shfrytëzimin pyjor.
       Pranë ndonjë prej shtëpive karakteristike ka edhe fusha volejbolli, apo basketbolli, siç është ajo e Gjon Kolës, ku turistët kalojnë orët e mbrëmjes duke luajtur bashkë me djemtë e fshatit.        
       Krahas punëve të përditshme, banorët e kësaj zone kanë nisur të interesohen edhe për përgatitjen e projekteve të zhvillimit të turizmit familjar. Nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve u është premtuar dhënia e kredive të buta, kundrejt projekteve që ata vetë duhet ti përgatisin.
     Ndërsa kujtojmë se vetëm pak vite më parë, në Valbonë nuk kishte as telefon, mësohet se së shpejti në fshat do të hyjë edhe interneti që do të zgjidhë një  kërkesë të turistëve, numri i të cilëve këtë vit parashikohet të shkojë në  mbi 25 mijë.

    Vitin e kaluar Valbonën e vizituan rreth 15 mijë vizitorë nga shtete të ndryshme


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Financial Times: Mirë se erdhe Shqipëri! (04.29.2009)
Analisti Adebar për kërkesën e Shqipërisë në BE: Hap i matur (04.29.2009)
Kalendari 29 prill ATSH (04.29.2009)
Liridona Miftari: Ja kush jam (04.28.2009)
Kalendar 28 prill ATSH (04.28.2009)
Kalendar 27 prill ATSH (04.27.2009)
Evakuohet kancelarja pas një bombe të Luftës II 100 metra larg apartamentit të saj (04.26.2009)
Kalendari 26 prill ATSH (04.26.2009)
Racizmi kronik i Dobrica Qosiqit (04.25.2009)
Yves de Kermabon: EULEX-i nuk zbaton gjashtëpikëshin e UNMIK-ut (04.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]