E Martë, 08.20.2019, 02:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Kalendari 2 maj ATSH
E Shtunë, 05.02.2009, 07:27am (GMT+1)

NGA VENDI

1391 - Në vendimin e Senatit të Venedikut thuhet se po të merret vesh vdekja e Gjergj Topisë, që zotëronte Durrësin, forcat e Republikës duhej të pushtonin qytetin dhe kështjellën e tij në mënyrë që ato mos të binin në duart e turqve. Rënia e Durrësit në dorë të osmanëve, thuhet në vendim, dëmton rëndë lundrimin dhe tregtinë e Venedikut.

1504 - Humanisti shqiptar, Marin Barleti, botoi në Venedik veprën “Rrethimi i Shkodrës” mbi luftën heroike të banorëve të këtij qyteti kundër pushtuesve turq gjatë viteve 1474-1478, ku mori pjesë vetë Marin Barleti.

1907 - Lindi Nazim Orizaj, oficer i ushtrisë kombëtare, diplomuar në shkollat e larta ushtarake perëndimore. Pasi mbaroi Liceun e Korçës, daja i tij, gjeneral Xhemal Aranitasi, e dërgoi për studime në Akademinë Ushtarake Franceze në Sen Kyri. Pas diplomimit, u kthye në Atdhe dhe emërohet në Komandën e Përgjithshme të Mbrojtjes Kombëtare. Ai i ngjiti shpejt shkallët e karrierës ushtarake, por jeta e tij u këput nga turbekulozi në moshën 45 vjeçare.

1914  - Forcat e andartëve greke ndërmarrin një nga sulmet e radhës: ato hyjnë në Frashër dhe fshatrat përreth duke i djegur dhe plaçkitur ato. Banorët shpëtojnë kokat duke braktisur çdo gjë.

1924 - Kuvendi Kushtetues i Shqipërisë, përfundimisht ndahet më dysh. 43 deputetët demokratë të mbledhur në Vlorë cilësohen nga kryetari i Kuvendit, Jashar Erebara, si uzurpatorë dhe kërcënohen prej tij se “do t'u shtypë kokat”. Deputetët demokratë të mbledhur në Vlorë në ceremoninë mortore të Avni Rustemit, organizojnë protesta dhe nuk pranojnë të kthehen në Tiranë, duke e quajtur kryeqytetin si vend të pasigurtë.

1937 - Mbreti i Italisë, Viktor Emanueli i Tretë, dekoroi personalitete të larta shqiptare. Nga Oborri Mbretëror me “Kordonin e madh” u dekorua kryeadjutanti i Mbretit Zog i Parë, gjeneral Zef Sereqi dhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Oborrit, Dhimitër Popa. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme këtë dekoratë të lartë e mori Xhaferr Villa.

1944 - Doli gazeta jetëshkurtër pronaziste “Fjala e Korçës”.

 1964 - U përurua në Korçë fabrika e trikotazhit, që u bë e njohur në tërë vendin, por dhe jashtë, me prodhimet e saj.

 1963 - Në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit u luajt opera me katër akte e Puçinit “Bohemë”, me regji të Jorgjie Trujës dhe dirigjent Mustafa Krantja. Skenografia u përgatit nga Nikolla Progri. Rolet kryesore i interpretuan Gaqo Çako, Avni Mula, Gaqo Zdruli, etj.

1983 - U nda nga jeta aktori i shquar i skenës dhe të ekranit shqiptar, Pjetër Gjoka, “Artist i Popullit”. U lind në Ulqin më 1912 dhe u rrit dhe arsimua në Shkodër. Që në bangat e shkollës këndonte në korin e shkollës, luante në bandën e qytetit dhe merrej me futboll dhe atletikë. Përfaqëson Shqipërinë në Olimpiadën Ballkanike të 1933, ku del kampion në kërcim së gjati. Për herë të parë ngjitet në skenë në vitin 1930 me pjesën “Dy trima për një vashë’. Më pas erdhën rolet që luan në “E mbesa e priftit”, “Shqiptari i qytetruem”, “Kthimi i Gjergj Kastriot Skënderbeut”, etj. Pas maturës punoi pedagog në Mirditë, Vlorë dhe Shëngjin. Në dhjetor të vitit 1944 provon gazetarinë në gazetën “Koha e re” që e drejtonte Kol Jakova, ku punoi deri në vitin 1946. Në shtator të atij viti, me një bagazh prej 27 role kryesore, ai fillon punë në Teatrin e Ushtrisë. Interpretimi i suksesshëm i disa roleve e çoi në skenën e Teatrit Popullor. Roli i parë ishte në komedinë e Molierit “Tartufi”, por ai u bë i njohur për shikuesin e kryeqytetit me pjesën “Për ata që janë në det”. Më pas u duartrokit në dhjetra role të tjera parësore të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Në ekran për herë të parë u prezantua me filmin “Skënderbeu”, që ka merituar çmimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë për vitin 1954. Për të kuptuar madhështinë e talentit të tij do të mjaftonte edhe fakti që në vitin 1976 ai i verbuar ka luajtur me shumë sukses në skenë dhe ekran.

1999-  Presidenti i Republikës dekoroi artistët e shquar të muzikës shqiptare, kompozitoren Dhora Leka dhe këngëtarin Kristaq Paspali me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh i Punës” me motivacionin “Për kontribut të shquar të dhënë në fushën e muzikës”.

2003 - Teatri Profesionist “Aleksandër Moisiu” i Durrësit u nderua me urdhërin “Naim Frashëri i artë” me motivacionin “Si një nga teatrot e para profesioniste të Shqipërisë.

NGA BOTA


1519 - Vdiq skulptori, shkencëtari dhe piktori italian, Leonardo da Vinçi. Ndër veprat e tij të famshme përmendim "Mona Liza" dhe "Darka e fundit".


1729 - Lindi Katerina e II ose siç njihet Katerina e madhe, perandorja e Rusisë, e cila është njohur për vullnetin e saj për të marrë pjesë në zhvillimet politike dhe kulturore të Europës.

1813 - Francezët dalin fitimtarë në betejën e Lucen-it gjatë fushatës së Napoleonit në Lajpcig.

1860 - Lindi në Budapest Teodor Hercëll, themeluesi i Sionizmit modern.

1863 - Në betejën e Canslorsuvil-it fillon lufta civile amerikane. Gjatë kësaj beteje Tomas Xhekson vritet aksidentalisht nga njerëzit e tij.

1885 - Mbreti Leopold i II shpallet mbret i shtetit të ri të Kongos.

1892 - Lindi Baron Manfred von Rihthofen, piloti i famshëm gjerman. Ai rrëzoi rreth 80 avionë armiq gjatë Luftës së Parë Botërore dhe u mbiquajt "Baroni i Kuq".

1904 - Lindi aktori dhe këngëtari i madh amerikan, Harri Lillis (Bing) Krosbi. Ai u bë një nga artistët më të famshëm dhe kënga e tij "Krishtlindje të mbara" u bë disku më i shitur i të gjithë kohërave me mbi 30 milion kopje.

1923 - Lindi Patrik Hilleri, politikan dhe president i Irlandës nga viti 1976 deri në vitin 1990. Ai negocioi hyrjen e Irlandës në Komunitetin Europian dhe u bë Zv.president për tre vjet rresht.

1936 - Perandori Selasie dhe familja e tij braktisin Adis Ababën, tre ditë përpara pushtimit të Etiopisë nga Italia.

1951 - Këshilli i Europës pranon Gjermaninë si anëtare me të drejta të plota.

1953 - Në Jordani merr fronin mbreti Husein pas rrëzimit të të atit, mbretit Talal. Në Irak merr pushtetin mbreti Faisal II.

1957 - Vdiq senatori Xho Makartur, politikani i njohur amerikan për veprimtarinë e tij antikomuniste të "Gjuetisë së shtrigave" .

1965 - Hyn në veprim sateliti i parë për transmetimin televiziv "Zogu i herët", i cili transmetonte në 24 vende të botës.

1972 - Vdiq në Uashington, Xhon Edgar Hurer, themeluesi dhe drejtori i FBI (Federal Bureau of Investigation) nga viti 1924.

1994 - Presidenti i Afrikës së Jugut, De Klark, pranon fitoren e Nelson Mandelës në zgjedhjet e para të lira atje.

1995 - Raketat serbe shpërthejnë në zemër të Zagrebit, duke vrarë gjashtë persona.

1999 - Vdiq Oliver Rid, aktor dhe regjisor i famshëm britanik. Ai ishte autori i 53 filmave, ndër të cilat përmendim "Gra në dashuri".

2000 - Një raketë balistike izraelite me rreze të shkurtër veprimi, e lëshuar gjatë disa manovrave ushtarake muajin e kaluar, ra pranë një kryqëzori të marinës amerikane në lindje të Mesdheut, duke e bërë ekuipazhin e luftanijes amerikane të besonte se kundër saj ishte ndërmarrë një sulm.Raketa "Xheriko 1" që nuk ishte aktive, u lëshua më 6 prill nga baza ushtarake e Javnes (Izrael) dhe ra 75 km nga kryqëzori "USS Anzio"./s.s./


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Andrey Shary: Ballkani - strategjik për Rusinë (05.01.2009)
Kalendari 1 maj ATSH (05.01.2009)
Wisner: Si do të shuhet nacionalizmi i Ballkanit (05.01.2009)
Kalendar 30 prill ATSH (04.30.2009)
Valbona ose fshati verilindor që jeton me turizmin (04.29.2009)
Financial Times: Mirë se erdhe Shqipëri! (04.29.2009)
Analisti Adebar për kërkesën e Shqipërisë në BE: Hap i matur (04.29.2009)
Kalendari 29 prill ATSH (04.29.2009)
Liridona Miftari: Ja kush jam (04.28.2009)
Kalendar 28 prill ATSH (04.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]