E Martë, 08.20.2019, 02:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Kalendar 3 maj ATSH
E Djelë, 05.03.2009, 11:20am (GMT+1)

NGA VENDI

1765 - Vdiq studiuesi i shquar arbëresh Pal Maria Parrino nga Palaco Adriano e Palermos. Ka qenë rektor i Seminarit Shqiptar të Palermos. Ai njihet si autor i një vepre prej 600 faqesh të mbetur në dorëshkrim, ku në 12 kapituj argumenton shkencërisht, duke u mbështetur mbi fakte gjuhësore dhe historike, identitetin e shqiptarëve dhe prejardhjen e tyre ilire.

1878 - U lind gjeologu, paleontologu dhe etnografi hungarez Franc Nopça. Nga viti 1903 e deri më 1922 ai pat ardhur disa herë në Shqipëri, duke kryer studime të rëndësishme gjeologjike të Shqipërisë së Veriut. Ai hodhi bazat e statigrafisë dhe të ndarjes tektonike të saj dhe botoi disa studime me vlerë gjeologjike për Alpet e Shqipërisë Veriore, që përmban edhe hartat e para gjeologjike të Shqipërisë Veriore. Gjatë udhëtimeve të tij, Franc Nopça mblodhi edhe materiale të shumta etnografike. Rezultatet e studimeve në këtë fushë i botoi në disa artikuj si dhe në monografinë “Shqipëria-ndërtime, veshje, enë e orendi”, që doli në Lejpcig në vitin 1925. Ka mbetur në dorëshkrim vëllimi “Shqipëria-Fiset e Malësisë së Shqipërisë së Veriut dhe ligji i zakoneve”. Ai është albanologu i parë që për argumentimin e tezave të tij shfrytëzoi edhe të dhënat arkeologjike.

1878 - 131 vjet më parë, nën kryesinë e Abdyl Frashërit, u formua Komiteti i Janinës, organ kombëtar shqiptar për të përballuar pasojat negative të Krizës Lindore për vendin tonë. Komiteti i paraqiti një memorandum qeverisë së Stambollit, ku i kërkonte bashkimin e të gjitha krahinave të banuara prej shqiptarëve në një vilajet të vetëm me një administratë me nëpunësa shqiptarë, me shkolla dhe gjyqe në gjuhën shqipe. Paralelisht ai shtroi nevojën e një kryengritje të armatosur për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar.

1921 - Përfundoi Kongresi i Vlorës, i mbledhur me nismën e Avni Rustemit. Përfaqësuesit e 25 shoqërive demokratike nga e gjithë Shqipëria vendosën bashkimin e tyre në një shoqëri të vetme që u quajt “Atdheu”, e cila nxori edhe organin e saj periodik me të njëjtin emër. Federata “Atdheu” luajti një rol të rëndësishëm në bashkimin e forcave demokratike të vendit. Në programin e saj ajo kishte përkrahjen e iniciativës private dhe formimin e shoqërive kooperativiste, tregtare, industriale, përmirësimin e gjendjes së mjerueshme të fshatit dhe krijimin e një banke bujqësore.  

1922 - Vendosen marrëdhëniet diplomatike midis shtetit të ri shqiptar dhe Jugosllavisë. Që atëherë ato janë ndërprerë dhe rivendosur disa herë. 

1930- Mbreti Zogu i Parë dekretoi  Ligjin mbi Reformën Agrare. Bashkë me të u shpall moratoriumi apo shtyrja e afatit për pagimin e borxheve të marra deri atëherë nga fshatarët si dhe dekreti për krijimin e “Bankës Bujqësore të Shtetit”. Qëllimi ishte futja e marrëdhënieve të reja kapitaliste në fshat. Por reforma agrare u zbatua vetëm në një masë të parëndësishme të sipërfaqes bujqësore. Ajo preku rreth 8110 hektar tokë, prej të cilave 3412 u morën nga çifligjet private. Këto toka iu dhanë 1888 familjeve të muhaxhirëve kosovarë të dëbuar nga trojet e tyre. Pas vitit 1935 reforma agrare u la fare në harresë.

1938 - U lind kompozitori, instrumentisti dhe pedagogu Agim Krajka. Ai u lind në fshatin Harizaj të Kavajës, ku mori dhe mësimet e para. U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për muzikë në vitin 1968. Punoi në Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi” si instrumentist dhe pedagog. Që në auditoret e Institutit u shqua për kompozimet e tij. Mori pjesë në festivalet e Këngës në Radio dhe fitoi disa çmime. Këngët e tij u bënë popullore dhe këndoheshin kudo.Ai ka kompozuar muzikën e shtatë filmave artistik dhe një filmi vizatimor.  Në vitet ’90-të u vendos në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku luante muzikë në lokalet e shqiptarëve dhe bashkë me bashkëshorten, hapën një shkollë muzike kryesisht për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë. 

1949  - U rivendosën marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore midis vendit tonë dhe Republikës Italiane, të ndërprera pas pushtimit fashist të Shqipërisë më 7 prill 1939. 


NGA BOTA

1469 - Lindi shkrimtari dhe burri i shtetit italian, Nikolo' dei Makiaveli. Vepra e tij "Princi" është një guidë për frymëzimin e pushtetit. Ai i dha emrin e tij fjalës "makiavelizëm". 

1494 - Kristofor Kolombi vështroi i pari ishullin që më vonë u quajt Xhamaika. 

1500 - Eksploratori portugez, Pedro Kabrol, zbarkoi në Brazil dhe e shpalli atë pjesë të vendit të tij. Brazili qe vizituar më parë edhe nga lundërtari spanjoll Vinsente Pinzon në Janar të atij viti, por zbulimi nuk ishte vazhduar më  tej. 

1660 - Në firmosjen e Traktatit të Oliva-s nga ana e Kazimirit të II të Polonisë, mori fund lufta polako-suedeze. 

1791 - U firmos nga mbreti Stanislav Augustus i Polonisë, deklarata liberale për të drejtat e njeriut, duke e reformuar Poloninë në një monarki kushtetuese. Mbas asaj amerikane, kjo ishte kushtetuta e dytë në botë. 

1826 - Lindi Karli XV, mbret i Norvegjisë dhe Suedisë. 

1841 - Zelanda e Re u shpall koloni e Britanisë. 

1874 - Lindi industrialisti dhe prodhuesi francez i parfumeve Fransua Koti. Një nga njerëzit më të pasur të Francës,  ai bleu disa gazeta, duke përfshirë "Le Figaro" për të paraqitur pikëpamjet e tij. 

1895 - Territoreve poshtë lumit Zambisi në Afrikë, të pushtuara nga Britania, iu dha emri Rodezi. 

1898 - Lindi në Kiev, Golda Maboviç, e njohur me emrin Golda Meir, politikane e shquar, e cila u bë kryeministre  e Izraelit në vitin 1969 në moshën 70-vjeçare. 

1939 - Maksim Litvinov u hoq si ministër i Jashtëm Sovjetik dhe u zëvendësua  nga Vjaceslav Molotovi.  

1945 - Armata e 14-të Britanike pushtoi Rangunin në Birmani; admirali gjerman Denic dërgoi emisarë tek marshalli Montgomeri për të diskutuar për dorëzimin e mundshëm; forcat amerikane u takuan me ato ruse në zonën e  Uismarit; në Trieste hynë trupat e Zelandes së Re. 

1965 - Kamboxhia preu marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi një revistë javore  amerikane botoi një artikull, që u cilësua si fyes për familjen mbretërore. 

1968 - U krye në Britani transplantimi i parë i zemrës nga kirurgu 45 vjeçar Donald Ros. 

1968 - Në Paris nisën përleshje të ashpra midis policisë dhe studentëve,  duke  shënuar një muaj trazirash dhe  grevash në Francë.  

1971 - Në Gjermaninë Lindore, Erik Honeker mori postin e sekretarit të Parë të Partisë Komuniste, mbas tërheqjes nga ky post i Valter Ulbriht. 

1996 - Iu dha leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kinezit Liu Gang, njëri prej udhëheqësve për  demokraci në Kinë. 

1996 - Delegatët e 55 vendeve ranë dakord në konferencën e OKB-së në Gjenevë mbi rregullat e reja të përdorimit të minave tokësore, por hodhën poshtë ndalimin e tyre të përgjithshëm. 

1997 - Vdiq kineasti klasik spanjoll Narsiso Jepes. 

1999 - Bursa amerikane 'Dow Jones', për herë të parë në historinë e saj u mbyll me tregues pozitiv, prej 11 mijë pikësh./s.s./


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kalendari 2 maj ATSH (05.02.2009)
Andrey Shary: Ballkani - strategjik për Rusinë (05.01.2009)
Kalendari 1 maj ATSH (05.01.2009)
Wisner: Si do të shuhet nacionalizmi i Ballkanit (05.01.2009)
Kalendar 30 prill ATSH (04.30.2009)
Valbona ose fshati verilindor që jeton me turizmin (04.29.2009)
Financial Times: Mirë se erdhe Shqipëri! (04.29.2009)
Analisti Adebar për kërkesën e Shqipërisë në BE: Hap i matur (04.29.2009)
Kalendari 29 prill ATSH (04.29.2009)
Liridona Miftari: Ja kush jam (04.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]