E Djelë, 08.18.2019, 02:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Veronika Lario i thotë addio Berluskonit
E Djelë, 05.03.2009, 12:54pm (GMT+1)

Voal-online – “E mbyll siparin e jetës sime bashkëshortore.” Pas pothuaj tridhjetë vitesh, u njohën më 1980 e u martuan me rit civil më 15 dhjetor 1990, rrugët e Kryeministrit dhe gruas së tij, të copëtuara tashmë në rrafshin sentimental e personale, ndahen edhe juridikisht.
Veronica Lario ka nisur praktikat për ndarje dhe divorc nga Silvio Berlusconi, duke i dhënë fund një rrjedhe të nisur shumë kohë më arë, siç e pranonte ajo vetë, në fund të verës së vitit 2008, kur rrëfeu se mundësinë e një ndarjeje po shqyrtonte prej dhjetë vjetësh.
Tani ka zgjedhur avokaten që do ta ndjekë hap pas hapi para gjykatësve: "Më në fund një njeri të cilit mund t’i besoj tërësisht.” Është një grua. Një profesioniste larg star system e nga politika. Është dëgjuar në telefon më një maj, avokatja ishte me pushime në një ishull në Jug të Italisë. Ka qenë e para bisedë e tyre për ndarjen. Veronica ia ka shpjeguar: "Dua ta mbyll siparin, por dua ta bëj si njeri i thjeshtë e i mirë, pa bujë. Do të doja të shmang përplasjen.” Juristi është përgjigjur: "Të jesh e qetë. Nisem shpejt, marr një aliskaf dhe arrij menjëherë në Milano. Ju jeni e vetëdijshme se nuk do të jetë e lehtë dhe se duhet të përballesh me sulme të rënda? Jeni e sigurtë që dëshironi ta bëni?"
Në përgjigjen e saj nuk ka pasur ngurime: "Di gjithçka. Dëshiroj të shkoj përpara.”  Dje të dyja gratë janë takuar në Macherio për të studiuar strategjinë dhe do të rishihen shumë shpejt, në fillim të javës. Duan të përshpejtojnë, të shmangin kundërsulmet e një njeriu që gjithmonë ka qenë i zoti t’i përmbysë situatat, i aftë të për të mbajtur konferencë shtypi për të thënë se divorcin e ka vendosur ai i pari dhe jo “zonja”.
Natyrisht, ditëve të shkuara Veronica e ka diskutuar me fëmijët dhe njerëzit më të afërt, nja dy mike shumë të shtrenjta, duke nënvizuar prapë arsyet e largësisë së saj nga jeta publike e burrit dhe duke këmbëngulur mbi rëndësinë që përfaqëson për një grua vlera e dinjitetit: “Tani jam më e qetë – iu ka rrëfyer atyre. Jam e bindur se në këtë pikë nuk është e dinjitetshme të ndalem me kaq. Rruga e martesës sime është e qartë, nuk mund të qëndroj me një burrë që merrete me minorenet.”
Për fëmijët e saj - Barbara 24 vjeçe, Eleonora 22, që studion në SHBA, e Luigi 20, më i lidhur me mitin sipërmarrës e politik të babait – kanë qenë orë të një hidhërimi të madh e të një vuajtjeje të madhe, por nënën që të tre e kanë siguruar se do të respektojnë çfarëdo vendimit të saj sado i dhimbshëm të jetë: "Nuk do të ngremë kurrë asnjë gisht kundër babait tonë, por ti nënë bëj atë që mendon se do të jesh mirë.”

Fillimi i fundit arrin mëngjesin e së martës 28 prill. Veronica shikon gazetat, vëmendjen e saj e tërheq artikulli në "Repubblica" që shpalos sesi natën e së djelës kryeministri është shfaqur befasishëm në një vilë të vogël në Casoria, ku kremtoheshin tetëmbëdhjetë vitet e Noemi Letizia. Ajo është e bukur, bionde, studion grafikë pubblicitare në Portici e ëndërron një karrierë televizive, aq sa ia ka dhënë "book" (librin) e saj fotografik kryeministrit personalisht. Një album që do të provokonte shkëndija. Pranë Noemit janë babai i saj Elio dhe nëna e saj Anna. Vajza e thërret kryeminstrin Berlusconi "papi" (babi), gazetarëve do t’iu thoshte më vonë se e njeh prej kohësh dhe se shpesh shkon ta takojë në Milano e në Roma, "sepse ai, i gjori, punon shumë e nuk mund të vijë gjithnjë në Napoli". Kavalieri ia ka dërguar asaj një dhuratë, është një gjerdan ari të verdhë e të bardhë, stolisur me brilante. K anga ata që mërmëritin se ia ka dhuruar edhe çelësat e një veture, por Noemi përgënjeshtron.
Veronica lexon e mbetet e shastisur, thërret në telefon një mikeshë: "Mjaft, nuk mund të pajtohem më me këtë spektakël-“ Në Romë shpërthen polemika mbi "velinat" gati për të hyrë në listat elektorale të PDL dhe ato janë mbi të gjitha ajo çupërlina nga Casoria, Noemi, e nëna e saj Anna të cilat i drejtohen Berlusconi-t me shkurtime përkëdhelëse si "papi" e "papino" (“babi” e “babushi”). Veronica nuk do t’ia dijë për vajzat e reja që dëshirojnë të bëhen europarlamentare as për Noemin. Interpreton historinë tyre pothuaj në mënyrë epike, si “figura virgjëreshash që i ofrohen dragoit për të arritur suksesin, famën dhe pasurinë ekonomike”. Por e shqetëson fakti se metoda e “paçavrës politike” nuk përbën skandal, fakti që askush nuk habitet, që “për një alkimi të çuditëshme vendin pranon dhe justifikon për gjithçka perandorin e tij”, siç tregojnë ata që janë pranë saj.
Ai perandor është ende burri i saj dhe është babai i fëmijëve të saj, një babai që, edhe pse i ftuar, nuk ka marrë kurrë pjesë në festën e tyre të tetëmbëdhjetëvjetorit. Përballë fyerjes së re publike, zgjedh të replikojë me një deklaratë që e dërgon në agjencinë ANSA vetëm në orën dhjetë të mbrëmjes. Ka qenë në fakt dita e ankthit në vilën Belvedere. Barbara, shtatzënë shtatë muajsh me fëmijën e dytë të saj, ka qenë shtruar në spitalin San Raffaele. Janë orë të gjata pritjeje, rrezik i një lindjeje të parakohëshme. Veronica Lario ka në shtëpi nipin e saj Alessandro, i kërkon sekretares Paola të rrijë deri në mesnatë. Është kaluar çdo masë, “paçavra” nuk është vetëm politikan.
Müengjesin tjetër Berlusconi nga Polonia aktivizon tymuesit e zhurmuesit e tij pas një nate zemërimi. Urdhëron që "velinat" të zhduken të gjitha nga listat europiane, ripërmason raportin me Noemin dhe një njohje të vjetër me babain e ish shoferit të Craxi-t (lajm më vonë i përgënjeshtruar nga Bobo Craxi dhe anulluar nga një komunikatë e Palazzo Chigi) e likuidon me një batutë maskiliste zemërimin e gruas, duke shmangur përmendjen e emrit dhe të rolit: “Zonja është mashtuar nga gazetat e së majtës.” Rikthehet në Romë, anullon një takim të para caktuar me kryetarin e Dhomës së Deputetëve Gianfranco Fini.
Qëllimi i tij është të shkojë në Milano, siç bëri para dy vjetësh, për ta arnuar çarjen me të shoqen Veronica. Nuk shkon, e ndal sekretarja tejet e besuar Marinella. Veronica Lario, në fakt, sapo ka thirrur në telefon: i thuaj tim shoqi të mos përpiqet të afrohet me mua, nuk kam çfarë ta dëgjoj më, të gjitha fjalët janë mbaruar.

Të enjten gazetat e Kavalierit dhe blogjet e PDL lënë të kuptojë ex first lady e Macherio-s se çfarë atmosfere mbretëron. Pas shprehjes “si ia lejon vetes” kërcënon një heshtje e frikshme. E përditshmja "Libero" publikon në krye të faqes së parë tri fotografi bardh e zi të aktores së re Veronica Lario me gji të zbuluar. Mesazhi është më shumë se kurrë transparent, duke se ka ardhur ora e vajit të recinit. Kur i shikon ato fotografi gruaja e kryeministrit e kupton se kishte ende nevojë të ishte vërtetë vetëm dhe të jetë e kërcënuar. Në ato fotografi ndjehet “si para një skuadre pushkatimi pak orë para ekzekutimit". Së bijës Barbara i thotë: "Jam shumë e shqetësuar se çfarë mund të ndodhë, por kam lirinë për të shkuar përpara.”
Bie sipari. Letra besuar gazetës "Repubblica" dy vjet më parë nga Veronica ishte një ultimatum. Pak orë më vonë Berlusconi dërgoi faljet publike ndaj së shoqes. Ishte 31 janari 2007: “Dinjiteti yt nuk qëndron, e ruaj si një vlerë të çmuar në zemrën tim edhe kur nga goja ime dalin batuta të pamenduara, referimi galant, shfrimi të një momenti.” Pak muaj më vonë, në mbulimet eksluzive të jetës familjare nga javoret italiane arrijnë pamjet e çiftit dorë për dorë në kopshtin e vilës në Costa Smeralda e mbi molet e Portofinos.
Këto pamje duken sot tejet të largëta. "Pyes veten në ç’vend jetojmë – i ka thënë Veronica ditën tjetër së shoqes - , si është e mundur të pranosh një metodë politike si ajo që është kërkuar të përdoret për përpilimin e listave zgjedhore të qendrës së djathtë e si mjaftojnë dy deklarata të miat për të ngjallur një kundërfront. Unë kam bërë më të mirën time, gjithçka që e kam menduar të mundshme. Kam kërkuar t’i ndihmoj tim shoqi, kam lutur ata që janë pranë tij ta bëjnë të njëjtën gjë, siç bëhet me një njeri që nuk është mirë. Ka qenë e padobishme. Tani them mjaft.”



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kalendar 3 maj ATSH (05.03.2009)
Kalendari 2 maj ATSH (05.02.2009)
Andrey Shary: Ballkani - strategjik për Rusinë (05.01.2009)
Kalendari 1 maj ATSH (05.01.2009)
Wisner: Si do të shuhet nacionalizmi i Ballkanit (05.01.2009)
Kalendar 30 prill ATSH (04.30.2009)
Valbona ose fshati verilindor që jeton me turizmin (04.29.2009)
Financial Times: Mirë se erdhe Shqipëri! (04.29.2009)
Analisti Adebar për kërkesën e Shqipërisë në BE: Hap i matur (04.29.2009)
Kalendari 29 prill ATSH (04.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]