E Djelë, 08.18.2019, 06:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Nermin Kumanova: Nëse ti nuk merresh me politikë, atëherë politika do të merret me ty
E Enjte, 05.07.2009, 10:01am (GMT+1)

Pothuajse një javë më parë, më tërhoqi vëmendjen një artikull i shkruar nga bashkëpunëtori ynë në Belgjikë z. Eden Babani “Një shtetase belge, me prejardhje shqiptare, synon majat e politikës evropiane”. Në artikull bëhej fjalë për Nermin Kumanovën, e cila kandidon për një vend në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e 7 qershorit, me partinë e gjelbër “Ecolo”. Rasti e solli, që pas një jave të takohem dhe të zhvilloj me të intervistën e mëposhtme. Znj. Kumanova, e cila prej disa ditësh është në Tiranë, si një hap i parë i njohjes dhe bashkëpunimit me vendin tonë në të ardhmen. Këshilltare komunale në qytetin Namyr dhe një punonjëse sociale në ndihmë të qytetarëve në nevojë, e angazhuar në politikë dhe në lëvizjen sociale që prej më shumë se një dekade, Nermin Kumanova ka tashmë bagazhin dhe përvojën e duhur për të përfaqësuar denjësisht jo vetëm të gjelbrit e Belgjikës në Parlamentin Evropian, por edhe komunitetin shqiptar, bijë e së cilës është. Motoja e saj “Nëse ti nuk merresh me politikë, është politika që do të merret me ty”, një moto që e ka shtyrë gjithnjë drejt angazhimeve  për një shoqëri më humane dhe sa më të drejtë. Për Nermini, “duam apo nuk duam ne, në një farë mënyre jemi të gjithë të lidhur me politikën, atëherë le të mbështesim projektin ekologjik që sot dhe nesër, qytetarët, të jetojnë në një botë më të mirë, dhe përpiqemi sot që nesër t’u lëmë fëmijëve dhe brezave që vijnë një planet të gjelbër”.

- Duke marrë shkas nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, çfarë përfaqësoni ju në këto zgjedhje?
- Ajo që unë përfaqësoj në këto zgjedhje është rinia, dhe pas meje një karrierë e tërë në gjirin e një lëvizjeje sindikal dhe atë rinore. Pra ajo që unë përfaqësoj është një rini në lëvizje, një rini e angazhuar në sferën shoqërore, humanitare, e cila futet në gjirin  e politikës sepse është rruga nga ku mund të ndryshohet këtë botë e ku merren vendime të rëndësishme. Kandidimi im është një angazhim konkret sepse unë jam anëtare e Partisë Ekologjike që nga viti 2002, të cilën unë e përfaqësoj. Partia ekologjike është e re në moshë, 30 vjeçare, thuajse sa mosha ime, dhe që vitet e fundit ka pasur një progres të madh. Ajo është po aq e majtë se e djathtë, por me prirje të majta pasi mbështesim politikat sociale, sepse jemi për mbajtjen e të drejtave për të gjithë qytetarët. Gjithashtu, duke qenë edhe shqiptare me orgjinë, shpresoj që në Parlamentin Evropian, të jem edhe një pikë lidhjeje e mbështetjeje për shqiptarët, pasi siç dihet tashmë është anëtare e NATO-s, dhe që prej 28 prillit, Shqipëria është vendi kandidat për t’u futur në BE, të gjitha këto në paralel me pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall më pak më shumë se një vit më parë.  Pra kandidatura ime për në Parlamentin Evropian është një hap pozitiv dhe një gjë shumë e mirë dhe një arritje edhe për komunitetin shqiptar të Belgjikës.

- Ju mbështeteni tek të rinjtë, por a besojnë të rinjtë belgë te politika?
- Aktualisht të rinjtë edhe në Belgjikë janë të lodhur nga politika. Krizat e ndryshme që ne kalojmë, si p.sh krizat ekonomike, sociale, krizat e ushqimit, të mjedisit, që prekin herë pas here vendin, kanë bërë që  rinia ta humbasë besimin te politika, sepse ajo nuk merret drejtpërsëdrejti me ta, por gjatë fushatës sime, ajo që unë dua të sensibilizoj dhe që të nënvizoj me forcë është fakti se edhe të rinjtë duhet të merren me politikë dhe kam parimin se   “Nëse ti nuk merresh me politikë, është politika që do të merret me ty”. Edhe pse të rinj është koha që të angazhohemi, të marrim përgjegjësi mbi vete dhe mesazhi që dua të jap dhe si përfaqësuese e “Ekolo”-së, është se ne kemi një përgjegjësi për brezat e ardhshëm.

- Në Belgjikë ka një komunitet të madh emigrantësh, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë. A përbën kjo një problem për Belgjikën?
- Jo, absolutisht, ne si ekologjisë mbështesim politikën për diversitetin e kulturave dhe popujve. Ne jemi tërësisht pro dhe mbështetës për të drejtat e qytetarëve, çfarëdolloj kombësie të kenë. Ne kemi bërë shumë përpjekje pasi në Belgjikë ka plot njerëz që ende nuk kanë dokumente dhe midis tyre edhe shumë shqiptarë, të cilët t’i marrin ato konform ligjeve belge dhe konventave ndërkombëtare. Si ekologjistë kemi kërkuar në parlamentin e Belgjikës, që prej katër vjetësh, një rregullim të qartë të të gjitha kritereve për ata që duhet të përfitojnë për t’u pajisur me dokumente të rregullta belge. Ka shumë qytetarë që punojnë në të zezë me rrisqet mbi vete, që formalisht janë pjesë e Belgjikës, por ligjërisht nuk kanë të drejta të plota me qytetarët e tjerë belgë.

- Ju e mbështesni kandidaturën tuaj edhe tek një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve dhe komunitetin shqiptar?
- Komuniteti shqiptar është në Belgjikë që prej 50-60 vjetësh pasi të parët që erdhën në Belgjikë ishin në vitet 50-të. Por sot ka ardhur koha që në gjirin e këtij komuniteti të ketë përfaqësues edhe në nivel më të lartë politik. Ka disa prej tyre që janë përfaqësues në pushtetin lokal, një pjesë prej tyre ka kandiduar si përfaqësues të partive politike edhe në zgjedhjet politike në nivel federal, por që nuk kanë fituar. Aktualisht në peizazhin politik, nivel Evropian është niveli më i lartë i përfaqësimit politik dhe nëse unë zgjidhem do jetë një arritje e madhe jo vetëm për mua por edhe për këtë komunitet. Do të mendoj fillimisht për shqiptarët pasi jam pjesë e tyre dhe dua të jem një urë lidhëse mes shqiptarëve.
Unë kam besim tek komuniteti shqiptar që jeton në Belgjikë, sepse e njoh prej kohësh. Kam marrë pjesë në shumë aktivitete të shoqatave kulturore atdhetare, shqiptare në Belgjikë. Edhe vetë jam angazhuar në vitin 2005 në një shoqatë të cilën e krijuam me disa femra të tjera shqiptare, “Shota”, një shoqatë që “lufton” për të drejtat dhe për integrimin e grave, kundër çdo lloj paragjykimi ndaj tyre, pasi edhe në Belgjikë ka pasur një mentalitet të ulët për to, duke iu referuar herë pas here edhe prostitucionit. E krijuam këtë shoqatë “Shota”, duke iu referuar Shote Galicës, duke qenë të bindur se gruaja shqiptare në Belgjikë kishte po ato të drejta si burri në gjirin e shoqërisë, si brenda komuniteti shqiptar ashtu edhe më gjerë. Jemi përpjekur që të ndikojmë për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, pasi nuk duhet që shqiptarët të harrojnë gjuhën e tyre dhe të shkojnë drejt asimilimit.
Gjithashtu dua të jem edhe mbështetëse e rinisë e çdo nise dhe politike në dobi të saj, për të sjellë një epokë të re, të freskët, që të mund të ketë një vizion shumë më tepër progresist, më shumë transparent, sepse kemi një përvojë të hidhur me brezat e kaluar dhe fatkeqësisht, edhe në Belgjikë ka “dinozaurë” politikë” që militojë ende dhe nuk kanë sjellë gjë të re prej kohësh, por kanë çuar tek zhgënjim dhe largimin e të rinjve nga politika, prandaj duhet ndryshim!
Nga ana tjetër, unë do të synoj dialogun mes komuniteteve, kjo do të  jetë thelbësore, pavarësisht origjinës së tij, turke, ruse, kineze, arabe apo shqiptare qoftë! Mendoj se është shumë e rëndësishme të jetojmë së bashku, sepse vetë Bashkimi Evropian për këtë është krijuar, për të mbajtur paqen dhe vëllazërinë mes popujve. Le të synojmë një humanizëm sa më vëllazëror dhe më të bashkuar. Këtë uroj edhe për ne si shqiptarë që tashmë të ardhmen tonë e kemi në gjirin e Evropës.

- Si militante e partisë së gjelbër, si e shikoni mjedisin në Tiranë?
- Unë jam në Tiranë prej tre ditësh dhe shikoj se Tirana është një qytet i  bukur dhe që ka ecur shumë në raport me të kaluarën. Port ajo që shikoj në pikëpamje urbanistike ka një mbipopullim shumë të madh dhe si një ekologjiste e shikoj se në të ardhmen duhen projekte për të mbajtur një mjedis sa më të gjelbër për fëmijët dhe për të moshuarit, një hapësirë të përbashkët që mund të ishte një park, i mbushur me lule, gjelbërim, një kënd lojërash, ku fëmijët mund të luanin të sigurt dhe në një mjedis të shëndetshëm, etj. Nga ana tjetër duhet të zgjidhet urgjentisht edhe parkimi, pasi shikoj se ka një konfuzion shumë të madh trafiku, që çon edhe në ndotjen e mjedisit. 

...

Flori Slatina


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Berluskoni hap zemrën ndaj Veronikës dhe italianëve - "E majta vetëm shpif, Veronikën e dua, kthehu Veronika !" (05.06.2009)
Veronika Lario i thotë addio Berluskonit (05.03.2009)
Kalendar 3 maj ATSH (05.03.2009)
Kalendari 2 maj ATSH (05.02.2009)
Andrey Shary: Ballkani - strategjik për Rusinë (05.01.2009)
Kalendari 1 maj ATSH (05.01.2009)
Wisner: Si do të shuhet nacionalizmi i Ballkanit (05.01.2009)
Kalendar 30 prill ATSH (04.30.2009)
Valbona ose fshati verilindor që jeton me turizmin (04.29.2009)
Financial Times: Mirë se erdhe Shqipëri! (04.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]