E Djelë, 08.25.2019, 09:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Reportazh: Morini, porta e hapur mes vëllezërve
E Premte, 05.08.2009, 01:25pm (GMT+1)

ATSH/.- Një ndjesi të pazakontë ngjall udhëtimi nga Kukësi në Prizren, vetëm 41 kilometra e gjatë. Në segmente të veçanta të rrugës, si në afërsi të Bardhocit, ka nisur asfaltimi i autostradës nga firma "Geci", në ndonjë segment si në Rexhepaj, ende nuk ka përfunduar ngritja e të gjitha këmbëve të urës. Gjithsesi në të gjithë gjatësinë e 8 loteve nga Morini në Fushë Dukagjin punohet me ritme të përshpejtuara.  "Ky është një vit i veçantë, rrugëtojmë as në autostradë, as në rrugën e vjetër, por kur shohim ritmet e punimeve themi: durojmë edhe pak", thotë Dritan Berisha nga Theranda (Suhareka).  Edhe pse rruga nga Kukësi në Prizren është e vështirë për shkak të punimeve intensive për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës, askush nga udhëtarët nuk ankohet. "Është një sipërmarrje e madhe e të gjithë shqiptarëve, të durojmë edhe pak",- thotë Dritani, që duket i entuziazmuar nga ritmet e punës, pasi ka 10 vjet pa shkuar në vendlindje, në  Therandë. "Kam ikur nga nga shtëpia në fillim të vitit '99,  e po kthehem pasi kam marrë statusin e emigrantit. Më vjen pak çudi si udhëtoj kaq lirshëm nëpër Shqipëri se e kemi patur dikur ëndërr',- thotë Dritani. 
     Aksi rrugor Kukës - Morin, vetëm 24 kilometra i gjatë, është tërësisht në ndërtim. Bile, tashmë në disa segmente të saj lëvizja e mjeteve kryhet në autostradë edhe pse punimet nuk kanë përfunduar. "Nuk ka pse të ankohemi, kur prindërit e kanë bërë këtë rrugë në këmbë e me lot në sy, vetëm 10 vjet më parë"- thotë me të qeshur Dritani.  
                                           
                  Morini, një qytezë e pagjumë
     
     Dogana e Morinit i ngjan një qyteze të pagjumë, ku në çdo orë të natës apo të ditës lokalet janë të hapura. "Kemi një fluks të madh lëvizjeje nga të dy anët e kufirit, por në asnjë rast nuk kemi patur probleme", thotë drejtori i drejtorisë së policisë kufitare të qarkut, Ylber Zyberi. 
      Kontrollorët e policisë e të doganës bëjnë të gjitha përpjekjet t'ia lehtësojnë udhëtimin çdo udhëtari mes dy vendeve. "Janë dyfishuar sportelet e kontrollit të dokumentave, ndërsa procesi i kontrollit kryhet njëherësh si nga doganierët, ashtu edhe nga policia kufitare. Nëse fluksi do të rritet në ditët e ardhshme jemi përgatitur të shtojmë sportelet e kontrollit",- thotë Ylberi. 
      Morini është porta e hyrjes nga Kosova në Shqipëri. Është një portë që bashkon vëllezërit e një gjaku, që pas një shekulli ndarjeje, janë ribashkuar.
      Por Morini është edhe një portë që mundëson lidhjen tregtare mes dy vendeve, edhe pse banorët nga të dy anët e kufirit e kanë të vështirë ta pranojnë realitetin. 

                                      Sikur të mos kishte doganë do ishte edhe më mirë

     Kështu thonë kosovarët e shqiptarët që lëvizin çdo ditë në të dy anët e kufirit në këtë doganë, e cila përballon mbi 90 për qind të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave midis të dy vendeve. "Takohemi, pyesim njëri tjetrin për familjarët, por ende në doganë jemi si në dy shtete të ndryshëm, të ndarë, duhet të paguajmë taksën. Kjo duket pak e çuditshme",- thotë Sajmir Ramadani, një prej tregtarëve të Kukësit që punojnë në Prizren.
      Kuksianët kryesisht tregtinë e ushtrojnë tashmë me Prizrenin. Tregtia mes dy qyteteve, ku banorët flasin një gjuhë dhe kanë lidhje të shumta familjare, është gjëja më e zakonshme, pasi tregu i Prizrenit prej vitesh është kthyer në një furnitor për qytetin e Kukësit.
Por edhe tregu i Kukësit i ngjan këto ditë një furnitori për tregun e Prizrenit. 
      Tregtarët kuksianë tregtojnë në Prizren domate, tranguj, qepë të njoma, etj.  "Furnizohemi në Lushnje dhe shesim në Prizren",- thotë tregtari Xhemal Braha. 
      Janë rreth 130 tregtarë që çdo ditë bëjnë rrugën nga Kukësi në Prizren e anasjelltas. Remzi Matranxhi, mësues në një nga shkollat e qytetit të Kukësit, është njëri prej tyre. Ai tregon se e ka ngritur biznesin duke tregtuar ene guzhine duke u furnizuar në Prizren. "Prizreni është afër e jam lidhur me disa biznesmenë që më furnizojnë, por edhe i furnizoj me stolira për gra e vajza", thotë me të qeshur mësuesi biznesmen. 
      Edhe tregtarët e Prizrenit, aq të njohur për këtë profesion, nuk janë të humbur. Kështu mishi në tregun e Prizrenit nuk shkon më shumë se 4 - 5 euro, kur në tregun e Kukësit është i fiksuar prej 4 vitesh në 700 lekë për kilogram.  Kjo ka bërë që kuksianët mishin apo nënproduktet e tij t'i blejnë në Prizren.
       Në tregun e Perizrenit, në hyrje të qytetit, te "Luma", është tregu i lirë. Nuk është vështirë të gjesh edhe tregtarët e Kukësit që prej vitesh mbajnë familjet e tyre duke tregtuar mallrat për prizrenasit.
      Është një tregti e ndërsjelltë sipas kërkesave të tregut. Se ka edhe bletërritës kuksianë që blejnë në tregun e Prizrenit ilaçet për  mbarëvajtjen e bletës. Siç ka edhe bletërritës nga Kukësi që i shtegtojnë bletët në zonën e Prizrenit. "Unë kam 12 koshere, në këtë periudhë i shtegtoj në zonën e Dragashit. Kësisoj kam dalë i fituar",- thotë bletërritësi Bislim Nërguti.     
       Kukësi është si një lagje periferike e Prizrenit. Ndaj çdo ditë, ashtu si dhe sot, janë me dhjetra qytetarë të Kukësit të pranishëm në tregun e Prizrenit.                                     
      Në këto ditë pranvere dogana e Morinit ngjan me një qytezë të vogël ku punohet gjatë 24 orëve, pasi aty lëvizin qindra udhëtarë e dhjetra autobuzë e mjete në të dy anët e kufirit. Edhe pse sezoni i plazhit nuk ka nisur akoma
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kalendar 8 maj ATSH (05.08.2009)
Mimoza Kusari Lila: Anëtarësimi në FMN - moment i rëndësishëm (05.07.2009)
Kalendari 7 maj ATSH (05.07.2009)
Nermin Kumanova: Nëse ti nuk merresh me politikë, atëherë politika do të merret me ty (05.07.2009)
Berluskoni hap zemrën ndaj Veronikës dhe italianëve - "E majta vetëm shpif, Veronikën e dua, kthehu Veronika !" (05.06.2009)
Veronika Lario i thotë addio Berluskonit (05.03.2009)
Kalendar 3 maj ATSH (05.03.2009)
Kalendari 2 maj ATSH (05.02.2009)
Andrey Shary: Ballkani - strategjik për Rusinë (05.01.2009)
Kalendari 1 maj ATSH (05.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]