E Djelë, 10.20.2019, 01:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Piloti Xhejms Berisha gati për udhëtimin në Amerikën e Jugut
E Shtunë, 05.09.2009, 08:38am (GMT+1)

Xhejms Berisha, një pilot nga Kosova që jeton në Shtetet e Bashkuara do të niset këto ditë për një fluturim të gjatë që do ta çojë në 34 vende të Amerikës Qendrore dhe Jugore.

Qëllimi i këtij udhëtimi të financuar pjesërisht prej atij vetë është të sensibilizojë këto vende për Kosovën si shtet i ri që ka fituar pavarësinë e njohur tashmë nga 58 shtete.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Berisha tha se do të niset nga El Paso i Teksasit me një avion Cesna 172 me 4 vende. Ai thotë se një pjesë e madhe e njerëzve në Amerikën Latine nuk e dinë se ku ndodhet Kosova.

Xhejms Berisha ka ardhur në Shtetet e Bashkuara në vitin 1995. Pasi është liçencuar si pilot privat në Zvicër, ai ka studiuar në Flight Safety Academy të Floridës dhe është sot pilot ndërkombëtar si dhe instruktor fluturimesh.

Me një përvojë 15-vjeçare dhe 6 mijë orë fluturimi, ai mendon se fluturimi do të ketë sukses për të ndërgjegjësuar njerëzit për Kosovën në secilin prej kryeqyteteve e Amerikës Latine ku do të ulet.

Xhejms Berisha shpreh dëshirën që kosovarët kudo që janë t’u dëgojnë letra dhe e-maile qeverive të këtyre vendeve ku t’u bëjnë thirrje për të njohur Kosovën si vend i pavarur.

Ai mendon se largësia e Kosovës nga këto vende është njëri faktor që shumë prej tyre nuk e kanë njohur shtetin e ri. Nga ana tjetër, thotë ai, këto shtete kanë marrëdhënie të vjetra me Serbinë dhe hezitojnë t’i prishin këto lidhje për shkak të Kosovës.
Disa vende të tjera, thotë zoti Berisha, nuk e dinë fare se ku ndodhet Kosova.

Xhejms Berisha dëshiron që pas këtij fluturimi të gjatë të kthehet në Kosovë dhe të përpiqet të ngrejë atje një shkollë fluturimi.
 
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Reportazh: Morini, porta e hapur mes vëllezërve (05.08.2009)
Kalendar 8 maj ATSH (05.08.2009)
Mimoza Kusari Lila: Anëtarësimi në FMN - moment i rëndësishëm (05.07.2009)
Kalendari 7 maj ATSH (05.07.2009)
Nermin Kumanova: Nëse ti nuk merresh me politikë, atëherë politika do të merret me ty (05.07.2009)
Berluskoni hap zemrën ndaj Veronikës dhe italianëve - "E majta vetëm shpif, Veronikën e dua, kthehu Veronika !" (05.06.2009)
Veronika Lario i thotë addio Berluskonit (05.03.2009)
Kalendar 3 maj ATSH (05.03.2009)
Kalendari 2 maj ATSH (05.02.2009)
Andrey Shary: Ballkani - strategjik për Rusinë (05.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]