E Premte, 03.29.2024, 04:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

PALIN E TRUMP DREKOJNË NË PICERINË SHQIPTARE NË ZEMËR TË NJU JORKUT "FAMOUS FAMIGLIA PIZZA"

Reportazh nga BEQIR SINA, New York


E Premte, 06.03.2011, 08:15am (GMT+1)

BROADWAY - NEW YORK CITY : Ish-kandidatja për nënpresidentë e SHBA-ve dhe guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin sëbashku me multimiliarderin Donald Trump zgjodhën restorantin "Famous Famiglia Pizza" të pronarit shqiptar, që gjendet në Broadway në zemër të Nju Jorkut, të "drekojnë" me picat e shqiptarit.

Piceria e pejanit Fadil Idrizi, kështu edhe një herë ishte në qendër të shtypit amerikan, mbasi ajo dje u bë qendër e takimit mes ish guvernatores së Alaskës dhe ish kandoidates së nënpresidentes Sarah Palin dhe Donald Trump, njeriu i cili u përfol shumë muaj më parë si kandidat i mundshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA.

Medija amerikane që i dha shume rëndësi këtij takimi theksoi se roja e sigurisë me stafin e tyre për më shumë se gjysmë ore, i la "dy mysafirët e paftuar" në picerin Famous Famiglia Pizza, duke biseduar diçka "kokë më kokë", që askush nuk e mësoi se përse?!.

Pronari i picerisë Fadil Idrizi nga Peja, u tha gazetarëve se "nuk di gjë se çfarë u bisedua" dhe se ai nuk kishte ndonjë paralajmërim për ardhjen e tyre.

ABC News gjithashtu duke rrëfyer për takimin tha se Trump u tha gazetarëve se: "Unë do t'ju them se ajo është një grua e madhe, një grua e frikshme, dhe një mike e madhe. Ndërkohë, që për pyetjen e "tiketës 2012, tha ai " Unë do të dëshiroja që ju për këtë pyetje se "a do të jemi në tiketën 2012?" bëjani më mirë vetë zonjë Palin.

Ndërsa, Palin kur u pyet për "tiketën 2012" tha se, unë do të them se " çfarë kemi të përbashkët? Një dashuri për këtë vend dhe një dëshirë për të parë ekonominë tonë vënë përsëri në rrugën e duhur".

Kanali i njohur amerikan televizivë CNN për të dekonspiruar takimin intervistoi punëtorin e picerisë, Artan Bërdakiçi, edhe ky nga Kosova, duke e pyetur se a kishte dëgjuar gjë se çfarë flitej kur ai u shërbeu "klientëve" të çuditshëm në tavolinën e picerisë, së lokalit të famëshëm Famous Famiglia Pizza.

Ai tha se "klientë " i kishin kërkuar një pizza "të djegur" të pjekur shumë, të mbushur me speca djegës, mish pule dhe (qebap) meatball", theksoi kamerieri.

Mirëpo ky takim ka nxitur debate të gjëra në opinionin amerikan dhe shtypin e këtueshem, mbasi flitet shumë për mundësinë e kandidimit të këtyre dy figurave në zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane.

Nga ana tjetër, kur fillon të flasësh për picerinë e famshme në zemër të Nnju Jorkut, "Famous Famiglia Internacional Pizzeria", në 50 shtreet në Broduej nuk mund të kalosh pa përmendur edhe vëllezërit Idrizi, nga Peja, Fadilin e dy vëllezërit e tij, Xhaferin dhe Afrimin.

Lokalin "Famous Famiglia Internacional Pizzeria" në Broadway(50th St.), të cilin e kanë frekuentuar deri tani figura dhe personalitet më të njohura në Amerikë. Pronari i picerisë nga viti 1988 kishte mbërritur në Nju Jork, duke arritur sot të jetë një biznesmenë i suksesshëm në zemrën e këtij metropoli amerikan. në Nju Jork.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QEVERIA DO TA PËRDORË FSK-në SI POLICI (06.02.2011)
SANXHAKU MERR NISMËN PËR TË HAPUR ZYRË NË BRUKSEL (06.02.2011)
"PRINCI ASTURIAS 2011" - KËNGËTARI LEONARD COHEN RRËMBEU ÇMIMIN (06.02.2011)
MARILYN MONROE, PERËNDESHA E PAARRITSHME E BUKURISË DHE NJËKOHËSISHT GRUAJA E TË GJITHËVETetëdhjetë e gjashtë vjetori i lindjes së Marilyn Monroe (1.6.1926-5.8.1962) (06.01.2011)
RUSI: ARRESTOHET I DYSHUARI KRYESOR PËR VRASJEN E GAZETARES ANA POLITKOVSKAJA (05.31.2011)
TADIQ NUK SHKON NË ROMË, PASI SHKON JAHJAGA (05.31.2011)
LUGINA E PRESHEVËS DO PRANI NË MINISTRINË E DIASPORËS (05.30.2011)
DEKOSOVARIZIMI I PRIZRENASVE (05.30.2011)
MARILYN, IA BEHIN FOTOGRAFI TË TJERA TË PANJOHURA (05.30.2011)
"Independent": RRUGA PËR NË LIBI SHKON PËRMES SREBRENICËS (05.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]