E Djelë, 08.18.2019, 02:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Kalendar 10 maj ATSH
E Djelë, 05.10.2009, 07:22am (GMT+1)

1380-Në Skampën e lashtë, u bekua Manastiri i Shën Gjon Vladimirit, ndërtuar prej Karl Topisë, princ i Krujës dhe Zot i Durrësit. Manastiri që ka ardhur deri në ditët tona, u ngrit mbi themelet e Manastirit të vjetër të Shën Gjonit, të rrënuar plotësisht nga një tërmet i fuqishëm që goditi Shqipërinë e Mesme në shekullin e XIV. Ky monument i lashtë kulti përcjell vlera të jashtëzakonshme shpirtërore, artistike dhe historike.

1467- Një letër e shkruar në Venedik deshmon mbi fitoren e Gjergj Kastriotit me 1500 luftetare kundër Ballaban pashës.

1819 -Ali Pashë Tepelena, mori qytetin e Pargës pa luftë. Me lejen e Portës së Lartë ai u pagoi banorëve të saj, që u larguan për të mos rënë në duart e tij, 150 mijë lira stërlina për pasurinë e tyre të patundshme që e braktisën dhe më në fund e shtiu në dorë qytetin.

     1892 -NE Bukuresht, me nismën e shoqërisë “Drita” dhe të mërgimtarëve shqiptar në Rumani, u hap shkolla e parë Normale në Gjuhën Shqipe. Ajo kishte dhe konviktin e saj për nxënësit që vinin nga Shqipëria dhe Maqedonia. Për mbarëvajtjen e saj u miratua dhe një rregullore që u botua si një broshurë e veçantë.

     1897- Publicisti i njohur Visar Dodani, filloi botimin e gazetës “Shqipëria” në Bukuresht. Ajo luajti një rol të veçantë në Rilindjen Kombëtare Shqiptare, duke u kthyer në një tribunë kombëtare që shtroi detyra të rëndësishme siç ishte përgatitja e luftës politike dhe me armë për çlirimin e vendit, përhapja e arsimit dhe kulturës me anë të shkollave dhe të shtypit në gjuhën shqipe, ngritja e ndërgjegjes kombëtare dhe forcimi i unitetit të shqiptarëve. Motoja e gazetës ishte “Shpresa të ngjall, dëshpërimi të shuan”.

     1906- Fan Noli arrin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi një veprimtari të dendur patriotike dhe kulturore në dobi të çështjes kombëtare, të lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë.

     1914 - Si rezultat i bisedimeve midis të ashtuquajturës qeveri të Vorio-Epirit të formuar nga Jorgji Zografi dhe autonomisë së Himarës që kryesohej nga Spiro Spiromilo dhe delegacionit të dërguar nga Vilhelm Vidit u nënshkrua “Protokolli i Korfuzit” i cili praktikisht e shkëpuste Jugun e Shqipërisë nga trungu i shtetit të gjymtuar dhe sidomos në Korçë dhe në Durrës.

     1939 -Autoritete pushtuese italiane fabrikuan dy ligje, sipas të cilëve xhandarmëria dhe forcat e mbrojtjes kufitare shqiptare përfshiheshin në forcat e armatosura italiane dhe viheshin nën komandën e oficerëve fashistë.

     1952 -Lindi gazetari dhe drejtuesi veteran i gazetës “Sporti popullor” sot “Sporti shqiptar”, Bashkim Tufa. Pas diplomimit në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” ai hyri në rrugën e gazetarisë sportive duke sjellë në faqet e shtypit, por edhe në mikrofonin e radiove dhe ekranet televizive jetën dhe veprimtaritë e shumta sportive që janë zhvilluar në vendin tonë dhe nëpër botë.

     1970- U dha me sukses premiera e dramës “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” sipas romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë. Më 1975 shfaqja e Teatrit Popullor u ekranizua dhe u transmetua në televizionin Shqiptar, kurse më 1989 regjisori Dhimitër Anagnosti xhiroi filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur”.

     1993- Në kryeqytetin kroat, midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, u nënshkrua “Marrëveshja mbi bashkëpunimin ekonomik” dhe “Marrëveshja mbi nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve reciproke”.

     1997 -Në skenën e Teatrin të Operës dhe të Baletit u dha koncerti vokal-sinfonik i Orkestrës Sinfonike të Radio-Televizionit Publik me uvertura dhe arie të zgjedhura nga disa opera të njohura të Moxartit, Verdit, Leonkavallos dhe Rosinit.

     1967 - Filloi veprimtarinë “Redaksia shqip” në Televizionin e Shkupit. Fillimisht jepej një emision shqip në dy javë, kurse transmetohej çdo ditë tre orë program. Drejtuesi i pare i Redaksisë se emisioneve shqipe, ishte Miliam Latifi.

     1967 -U nda nga jeta pioneri i aviacionit luftarak shqiptar Babaçe Faiku. Ai ishte ndër organizatorët kryesor të Flotës Ushtarake Ajrore dhe komandant i saj i parë. Dha ndihmesën e tij në ngritjen e Shkollës së lartë të Aviacionit dhe në përgatitjen e brezave të rinj të aviatorëve luftarakë.

     1999 -Republika e Shqipërisë aderoi në Konventën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Bimëve.

     2007 -Nisi në Tiranë forumi ekonomik i CransMontanës me temë "Shqipëria dhe Europa Juglindore në rrugën drejt BE-së". kryeministri Berisha prezantoi nismën "Shqipëria në moshën digitale".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Piloti Xhejms Berisha gati për udhëtimin në Amerikën e Jugut (05.09.2009)
Reportazh: Morini, porta e hapur mes vëllezërve (05.08.2009)
Kalendar 8 maj ATSH (05.08.2009)
Mimoza Kusari Lila: Anëtarësimi në FMN - moment i rëndësishëm (05.07.2009)
Kalendari 7 maj ATSH (05.07.2009)
Nermin Kumanova: Nëse ti nuk merresh me politikë, atëherë politika do të merret me ty (05.07.2009)
Berluskoni hap zemrën ndaj Veronikës dhe italianëve - "E majta vetëm shpif, Veronikën e dua, kthehu Veronika !" (05.06.2009)
Veronika Lario i thotë addio Berluskonit (05.03.2009)
Kalendar 3 maj ATSH (05.03.2009)
Kalendari 2 maj ATSH (05.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]