E Djelë, 08.18.2019, 05:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Kalendar 11 maj ATSH
E Hënë, 05.11.2009, 07:06am (GMT+1)

1771 - Lindi në ishullin e Hidrës kapedania trime arvanitese Laskalina (emri i vërtetë Dhaskalina) Bubulina. Ishte 50 vjeçe kur shpërtheu revolucioni grek, dhe u be pjese e luftes për lirinë e Atdheut të të parëve të saj. Nuk numërohen betejat që ajo i drejtoi me trimëri. Në njërën prej tyre ra heroikisht edhe djali i saj Jani. Me emrin dhe trimërinë e saj ngriti më këmbë 200 mijë arbëreshë kundër pushtuesve osmanë, u bë shembull heroizmi, u kthye në një legjendë të pavdekshme, në një figurë hyjnore që e lartësojnë historinë e popullit tonë.

1912 - Në Dibër u mbajt “Kuvendi i dheut” ku dibranët lidhën besën për të luftuar kundër pushtuesve osmanë. Besa u lidh edhe midis kryengritësve të Mirditës, Kthellës, Malësisë së Lezhës dhe Bregut të Matës. Po atë dite në Zall të Rroboshtës, ushtria turke u kthye dhe la mbi 20 të vrarë, shumë të plagosur dhe armatime. Beteja të tilla ishin ngjarje të ditës në ato kohëra të kryengritjes së madhe që solli çlirimin e vendit.

     1928 - Në kuadrin e përgatitjeve për shpalljen e Monarkisë, Ahmet Zogu bëri ndryshime në përbërjen e kabinetit të tij qeveritar.

      1936 - Në qytetin e Lushnjes, u lind Vath Koreshi shkrimtar, publicist, skenarist dhe politikan i shquar. Në vitin 1955 mbaroi Politeknikumin “7 Nëntori” në Tiranë dhe më pas ndërroi profil dhe u diplomua për gjuhë dhe letërsi. Punoi në disa sfera dhe u shqua me krijimtarinë dhe talentin. Emrin e tij e ndesh në faqet e “Zërit të rinisë”, “Dritës” dhe organe të tjera të kohës. Ka lënë dhjetra vëllime me tregime, novela dhe romane, shumë prej të cilave kanë fituar çmime. Ka lënë gjurmë në zhvillimet tona kinematografike si skenarist. Skenaret që kanë dalë nga pena e tij janë vlerësuar si brenda vendit ashtu dhe në Festivalet Ndërkombëtare të Filmit.

     1952 - Në skenën e Teatrit Popullor në Tiranë u dha premiera e dramës “Martesa me prikë” e Nikolla Diakonovit. Spektakli u përgatit me regji të Zina Andrit dhe skenografi të Rrok Dabërdakut.

     1990 - Havier Peres De Kuelar, me cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara bëri një vizitë zyrtare në Shqipëri e cila i dha një shtytje të fortë proceseve liberalizuese e demokratizuese në vendin tonë.

     1994- Vendi ynë aderoi në Konventën Ndërkombëtare Kundër Torturës, Ndëshkimit, Trajtimit Poshtërues dhe Mizorive të tjera jonjerëzore pranuar nga Ansambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 1984.

     1994 - Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malajzisë për eleminimin e tatimeve të dyfishta.

     1991- Në qytetin e Lezhës u krijua gazeta e parë e pavarur shqiptare, "Koha Jonë". Fillimisht dalja e saj në tregun e shtypit ishte lokale dhe tirazhi i gazetës kapte një shifër relativisht të vogël. Brenda një viti gazeta "Koha Jonë" arriti  të bëhej një gazetë e përditshme dhe kombëtare. 

     1999 - U përurua në Selanik të Greqisë, Konsullata e Republikës së Shqipërisë. Hapja e Konsullatës Shqiptare në Selanik, reflektoi dëshirën e mirë të të dy vendeve për marrëdhënie të ngushta midis tyre. 


     NGA BOTA:

     1686 - Vdiq fizikanti gjerman dhe shpikësi i pompës së ajrit, Oto Von Guerike. Ai demonstroi i pari vakumin në  ajër. 

     
1871 - Vdiq astronomi britanik ser Xhon Hershel. Ai u shtoi mëse 500 mjegullnaja dhe grupe yjesh atyre që  njiheshin deri atëherë. 

     1888 - Lindi kompozitori amerikan Irvin Berlin. 

     
1904 - Lindi piktori surealist spanjoll Salvador Dali'. 

     1949 - Izraeli u pranua në Kombet e Bashkuara. 

     1968- Qeveria franceze u përul para kërkesave të studentëve dhe njoftoi lëshime në një përpjekje për t'i dhënë fund një jave përleshjesh nëpër rrugët e Parisit. 

     1981- Vdiq nga kanceri, këngëtari i famshëm, Bob Marli. I lindur në Xhamajkë, ai formoi grupin e njohur "The Wailers", me të cilin popullarizoi së tepërmi muzikën 'reg'. 

     1985 - 56 vetë gjetën vdekjen dhe mëse 200 të tjerë u plagosën kur tribuna kryesore e stadiumit të futbollit të qytetit Bredford në Irlandën e Veriut, u përfshi nga zjarri. 

     1988 - Vdiq gazetari dhe oficeri i shërbimit britanik, Harold "Kim" Filbi. Ai u quajt "njeriu i tretë" që u dha mundësinë spiunëve sovjetike, Guy Burges dhe Donald Meklin, të arratiseshin në vitin 1951 në Rusi. 

          1992- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kërkuan largimin e forcave federale jugosllave nga Bosnja dhe thirrën ambasadorët e tyre nga Beogradi. 

     1997 - Arriti në 2 mijë vetë numri i të vrarëve nga tërmeti i fuqishëm prej 7.1 ballësh të shkallës Rihter që goditi Iranin Lindor. 

     1997- Superkompjuteri IBM mundi në shah Geri Kasparov. Kjo ishte ndeshja e parë që një makinë triumfoi mbi  një kampion botëror. 

     1997 - Disa dhjetra vetë manifestuan në Stamboll për të protestuar kundër mbylljes eventuale të shumë shkollave islamike. Në manifestim morën pjesë edhe disa deputetë të partisë së Prosperitetit (Refah) të kryeministrit islamik,  Nexhmedin Erbakan. 

     1998 - India kreu tre shpërthime të nëndheshme bërthamore, duke shkaktuar dënim në shkallë botërore dhe  ngritur tensionin me Pakistanin. 
     
     1999 - Një pikturë e impresionistit francez, Paul Cezanne, u shit për 60.5 milion dollarë, dy herë më shumë se shuma e llogaritur nga shtëpia e ankandit Sauthbei. Një vepër tjetër e dytë impresioniste e George Seurat u shit për  35.2 milion dollarë. 

     2002 - U miratua deklarata përfundimtare e samitit të OKB-së për fëmijët. Përfaqësues nga më shumë se 180  shtete ranë dakord për 21 objektiva në fusha të tilla si shëndeti, arsimi, lufta kundër SIDA-s dhe mbrojtja e fëmijëve  nga abuzimi, shfrytëzimi dhe dhuna. Mbi 60 presidentë dhe kryeministra, kryesisht nga shtetet në zhvillim, si dhe zyrtarë  të tjerë të lartë morën pjesë në këtë takim
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Fatmir Sejdiu: Nuk jam ftuar në Shkup (05.10.2009)
Kalendar 10 maj ATSH (05.10.2009)
Piloti Xhejms Berisha gati për udhëtimin në Amerikën e Jugut (05.09.2009)
Reportazh: Morini, porta e hapur mes vëllezërve (05.08.2009)
Kalendar 8 maj ATSH (05.08.2009)
Mimoza Kusari Lila: Anëtarësimi në FMN - moment i rëndësishëm (05.07.2009)
Kalendari 7 maj ATSH (05.07.2009)
Nermin Kumanova: Nëse ti nuk merresh me politikë, atëherë politika do të merret me ty (05.07.2009)
Berluskoni hap zemrën ndaj Veronikës dhe italianëve - "E majta vetëm shpif, Veronikën e dua, kthehu Veronika !" (05.06.2009)
Veronika Lario i thotë addio Berluskonit (05.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]