E Martë, 08.20.2019, 02:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Marrëdhëniet me Italinë të shkëlqyera, falë edhe imazhit të ndryshuar të komunitetit shqiptar
E Shtunë, 05.16.2009, 06:16pm (GMT+1)

I nderuar z. Ambasador. Mësuam dje, nga njoftimi për shtyp i lëshuar nga Ambasada që ju drejtoni, për kthimin e objektit të rëndësishëm arkeologjik ‘Koka e Askleptus Zeusit’ në duart e pronarit të tij të ligjshëm, Shtetit Shqiptar. Si do ta komentonit ju vetë këtë ngjarje?

-Ashtu siç e theksova edhe dje në fjalën time, për mua kjo është mbi të gjitha një ngjarje shumë e bukur dhe mjaft e rëndësishme për vendin tonë dhe për kulturën Shqiptare. Rekuperimi i objektit në fjalë ka ardhur si fryt i një bashkëpunimi të shkëlqyer, trevjeçar me institucionet Italiane, në veçanti me njësinë e posaçme të Armës së Karabinierëve të Italisë, e cila është e specializuar në rekuperimin e objekteve të vjedhura apo të humbura të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike. Arritja e rëndësishme erdhi gjithashtu edhe si rezultat i një marrëveshjeje mirëkuptimi, të arritur, pas konsultimit me institucionet Italjane, me qytetarin italian i cili e kishte blerë ligjërisht ‘Kokën e Askleptus Zeusit’ në ankand.

 

Cili ka qënë roli i Ambasadës Shqiptare në këtë çështje?

-Kthimi i objektit me vlera të rralla arkeologjike është një sukses i diplomacisë Shqiptare në Itali. Arritja është fryt i bashkëpunimit që kemi ndërtuar gjatë këtyre viteve me institucionet Italjane. Përmes kësaj ure bashkëpunimi, ne i kthejmë sot vendit dhe kulturës sonë një nga objektet më të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore. Ky fakt ka qënë në themel të emocioneve që kemi përjetuar ditën e Premte, gjatë ceremonisë që u organizua me këtë rast, të gjithë ne, Shqiptarë dhe Italianë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të të dy vendeve. 
I lumtur dhe i emocionuar ndjehej edhe koleksionisti Italian, i cili, për hir të së vërtetës, duhet thënë se e kishte blerë objektin në një ankand publik, duke e përzgjedhur atë mes mbi 200 objekteve me vlera të jashtëzakonshme, të ekspozuara në ankadin e famshëm Christies’, në Londër, fakt i cili është një tjetër konfirmim i tërthortë i vlerave të mëdha të këtij objekti. Koleksionisti Italjan nuk u shfaq i trishtuar që po ja kthente këtë objekt pronarit të tij të ligjshëm, Shtetit Shqiptar, pasi duke vepruar kështu ai jo vetëm që i ka kthyer një pronë të ligjshme trashëgimisë kulturore të vendit tonë, por ka ndërtuar njëkohësisht një miqësi me këtë vend, me institucionet e tij, por edhe me institucionet Italjane. Zotëria Italjan është një koleksionist i veprave të artit, i cili përmes këtij operacioni ka bërë shumë miq duke na dhuruar të gjithëve kënaqësinë e kthimit të objektit.

 

Në deklaratën tuaj për mediat ju keni thënë se duhet të punohet për zbardhjen e odisesë së objektit nga çasti i grabitjes së tij e deri në ditën e sotme.

-Absolutisht po. Kthimi në atdhe i kësaj vlere kulturore është vetëm hapi i parë. Mua, juve dhe kujtdo në Shqipëri, qytetarëve, opinionit publik apo institucioneve përkatëse, na intrigon mbi të gjitha fakti që ky objekt ka qënë i vjedhur, prej 18 vjetësh. Vjedhja ka autorë dhe ata duhen zbuluar. Për këtë arsye, unë i kërkova Ministrisë sonë të Kulturës dhe Karabinierëve Italjanë, që kësaj pune ti shkojnë deri në fund. Kjo do të jetë dhe etapa e dytë e këtij proçesi. Unë mendoj se duhet të zbulohen e të ndëshkohen nga ligji të gjithë ata që i bëjnë dëme të tilla vendit. Këta persona nuk vjedhin thjesht objekte, por vetë kulturën dhe pasurinë tonë kombëtare. Dëmi që i shkaktojnë ata bashkësisë është shumë herë më i rëndë sesa çdo përfitim material që mund të përfitohet nga tregtimi ilegal i këtyre objekteve. Kështu, mendoj se drejtësia Shqiptare, në bashkëpunim me drejtësinë Angleze duhet ti shkojë deri në fund kësaj çështjeje. Pyetja kryesore së cilës i duhet dhënë përgjigjje është: ‘Si ka shkuar kjo vlerë e jona, e zhdukur që prej vitit 1991, nga Shqipëria në një nga ankandet publike dhe legale më të famshme e më prestigjioze të botës?’ Mendoj se kësaj pyetjeje i duhet dhënë përgjigjje dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë ata njerëz që trafikojnë vlera të tilla.

Ngjarja e djeshme nxjerr në pah një aspekt të rëndësishëm, por pak të njohur, të punës së institucioneve të vendit tonë në drejtim të ruajtjes dhe rekuperimit të pasurive që përbëjnë trashëgiminë tonë kulturore dhe arkeologjike. Sa e rëndësishme, apo përparësore është kjo çështje për institucionet tona?

-Veprimtaria e djeshme është një veprimtari e shtetit dhe e institucioneve Shqiptare. Ajo dëshmon për vëmendjen e madhe të institucioneve Shqiptare ndaj kësaj çështjeje. Natyrisht, mendoj se çdo qytetar dhe çdo zyrtar, institucion, apo administrator publik i kësaj trashëgimie duhet të punojë jo vetëm për ta rekuperuar, por mbi të gjitha për ta ruajtur këtë pasuri dhe për të parandaluar dëmtimet e saj, pasi trashëgimia kulturore është kartëvizita më e sigurtë e prezantimit tonë.



Kthimi i Kokës së Askleptus Zeusit shënon edhe bashkëpunimin e suksesshëm të rradhës mes institucioneve Italjane dhe institucioneve Shqiptare, në veçanti përfaqësisë sonë diplomatike në Itali. Si do ti cilësonit marrdhëniet mes dy vendeve tona gjatë këtyre viteve të fundit?

-Mund ti përgjigjem kësaj pyetjeje duke u nisur nga momenti i djeshëm. Siç u shpreha edhe më lart, ai është fryt i një bashkëpunimi të shkëlqyer, trevjeçar me institucionet e kulturës dhe të artit në Itali. Pala Italjane kontribuoi jo vetëm për kthimin e këtij objekti në vendin tonë, por u ofrua edhe për të ndërtuar marrdhënie bashkepunimi të mëtejshëm, me qëllim trajnimin e specialistëve dhe ekspertëve shqiptarë në këtë fushë. Objektivi është ai i krijimit edhe në Shqipëri të një njësie të forcave të rendit, të specializuar në mbrojtjen dhe rekuperimin e pasurive të trashëgimisë sonë kulturore. Italia, vend në të cilin gjendet pjesa më e madhe e pasurisë së trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike botërore, ka njësinë më të famshme dhe më të përgatitur në botë, në këtë sektor. Pra edhe në këtë sektor kemi nisur bashkëpunimin dhe ai po jep rezultate konkrete. 
Unë mund të pohoj se niveli i marrdhënieve me Italinë aktualisht është i shkëlqyer. Ato janë konkrete dhe shtrihen në të gjitha fushat. Kështu, në fushën e marrdhënieve politike kemi kontakte dhe shkëmbime vizitash të shpeshta reciproke të të gjitha niveleve, në Shqipëri dhe në Itali, në Tiranë dhe në Romë dhe në qytete të tjera. I shkëlqyer është edhe bashkëpunimi ekonomik. Italia është dhe besoj do të mbetet akoma për shumë kohë partneri i parë dhe kryesor ekonomik i Shqipërisë.
I shkëlqyer është edhe niveli i investimeve. Vetëm gjatë periudhës 2008-2009, mes dy vendeve tona janë nënshkruar kontrata me vlerë mbi 5 miliardë euro, implementimi i të cilave po fillon tani. I shkëlqyer është gjithashtu edhe niveli i bashkëpunimit në sektorët e kulturës, një rast konkret i të cilit është edhe ky për të cilin po flasim. 
Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe çështjen e trajtimit të emigracionit Shqiptar në Itali. Të gjithë jemi dëshmitarë sesi ka ndryshuar realiteti i emigracionit Shqiptar dhe sesi po ndryshon edhe perceptimi dhe imazhi i këtij emigracioni në Itali. Emigracioni jonë në Itali, jo vetëm që është ndër më të integruarit, por shërben edhe si një urë e shkëlqyer lidhëse midis dy vendeve tona, me projekte e me bashkëpunime të prekshëm e të gjithëanshme. Fakti që Shqiptarët i gjejmë në të gjitha fushat, të impenjuar në realizimin e ëndrrave dhe objektivave të tyre, fakti që kemi numrin më të madh të studentëve universitarë, ndër të huajt që studjojnë në Itali, fakti që kemi mbi 22 mijë ndërmarrje me titullarë Shqiptarë, janë tregues se Shqiptarët i përkasin në Itali një realiteti mjaft pozitiv. Ky realitet është bërë i mundshëm qoftë nëpërmjet një klime të shkëlqyer marrdhëniesh dypalëshe, ashtu edhe përmes bashkëpunimit dhe punës shumë të lavdërueshme të vetë komunitetit Shqiptar në Itali.

 

Paralelisht me rritjen e gjithëanshme të komunitetit Shqiptar në Itali, sa kanë ndikuar arritjet e qeverisë Shqiptare këto vitet e fundit, si p.sh. hyrja e vendit në Nato, nënshkrimi i MSA-së, etj, për përmirësimin e imazhit të vendit?

-Reformat e ndërmarra nga qeveria e vendit, rritja ekonomike, integrimi në Nato, nënshkrimi i MSA-së, partneriteti i shkëlqyer ndërkombëtar që kemi patur, roli që kemi luajtur në rajon në lidhje me çështjen e Kosovës, të gjitha këto elemente e kanë ndryshuar totalisht imazhin e Shqipërisë jashtë vendit. Dhe ky imazh i ndryshuar i Shqipërisë dhe i Shqiptarëve jashtë vendit ka ndihmuar të gjitha marrëdhëniet dhe proçeset e afrimit, të bashkëpunimit e të integrimit të qytetarëve tanë. 
Vendimtarë kanë qënë edhe proçese të tjera që ka përjetuar vendi si, serioziteti i përpjekjeve të qeverisë për të rimëkëmbur shtetin ligjor, për vendosjen e ligjit mbi të gjitha, lufta kundër trafiqeve dhe korrupsionit, pajisja e qytetarëve me karta identiteti dhe me pashaporta biometrike, proçes i cili tashmë ka filluar, sigurimi i kufijve. Të gjitha këto elemente po i rrisin standartet e vendit tonë dhe bashkë me standartet është përmirësuar edhe imazhi i vendit tonë, duke bërë që Shqipëria të mos jetë më një problem, por një partnere e besueshme në rrugën drejt proçeseve integruese. Pranimi në Nato është padyshim ndër arritjet tona më të mëdha. Ai është krenaria jonë, por këto proçese integruese do të vazhdojnë dhe janë në rrugë shumë të mbarë edhe me Bashkimin Europjan dhe në drejtime të tjera. ATSH
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vaçe Zela: Lus Zotin çdo ditë të shoh dhe një herë Shqipërinë (05.12.2009)
Kalendar 12 maj ATSH (05.12.2009)
Jonathan Eyal: Ballkani vazhdon ta ketë vëmendjen amerikane (05.11.2009)
Kalendar 11 maj ATSH (05.11.2009)
Fatmir Sejdiu: Nuk jam ftuar në Shkup (05.10.2009)
Kalendar 10 maj ATSH (05.10.2009)
Piloti Xhejms Berisha gati për udhëtimin në Amerikën e Jugut (05.09.2009)
Reportazh: Morini, porta e hapur mes vëllezërve (05.08.2009)
Kalendar 8 maj ATSH (05.08.2009)
Mimoza Kusari Lila: Anëtarësimi në FMN - moment i rëndësishëm (05.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]