E Djelë, 08.18.2019, 01:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Kalendar 19 maj ATSH
E Martë, 05.19.2009, 07:21am (GMT+1)

1456 - Në betejën e Oranikut, në afërsi të Dibrës, Gjergj Kastrioti Skënderbeu korri një fitore të dyfishtë; theu ushtrinë osmane prej 150 mijë kalorësish dhe riktheu Moisi Golemin në radhët e ushtrisë shqiptare. Moisiu ishte pinjoll i familjes së madhe feudale të Arianitëve-Golemëve, një nga komandantët kryesorë të Skënderbeut, por i pakënaqur nga përqëndrimi i pushtetit në duart e Kastriotit, ai kaloi në anën e turqve. Pas disfatës në Oranik ai iu dorëzua Kastriotit dhe i shërbeu atij deri në fund. Në Vajkal të Bulqizës ai u kap rob nga turqit, por nuk pranoi të vihej në shërbim të tyre dhe vdiq nga torturat e tmerrshme.

1835 - Në rrugët e qytetit të Shkodrës u zhvillua një betejë e përgjakshme midis qytetarëve, të udhëhequr nga esnafët, të cilëve u kishin ardhur në ndihmë edhe 3000 malësorë të armatosur dhe reparteve të rregullta turke. Lufta vazhdoi 30 orë, rrugë më rrugë, e shtëpi më shtëpi. Osmanët nuk mundën të përballojnë furinë e kryengritësve dhe u detyruan të tërhiqen e të mbyllen në kalanë e “Rozafës”.

1879 - Krerët shqiptarë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit shtruan para autoriteteve osmane kërkesën për njohjen e autonomisë për administratën gjyqësore dhe atë shtetërore në të gjitha trojet arbërore. Kjo në fakt ishte nismë dhe kërkesë e ardhur nga poshtë. Degët e Lidhjes në Pejë dhe Gjakovë e kishin vënë atë në jetë me forcë.

1894 - U lind në Ujmisht të Lumës Muharrem Bajraktari. Kreu shkollën ushtarake në Insbruk të Austrisë. Pas diplomimit shërbeu në radhët e ushtrisë shqiptare. Luftoi kundër forcave të Revolucionit të Qershorit dhe u gradua oficer madhor prej Ahmet Zogut. Më 1927 emërohet komandant i përgjithshëm i xhandarmërisë. Për fërkimet që kishte me inspektorin anglez, Zogu e cakton adjutantin e vet. Kjo u bë shkak për armiqësinë e tij me Mbretin dhe arratisjen në Jugosllavi. Gjatë kohës së luftës kthehet në atdhe dhe krijon një çetë nacionalistësh. Mbas luftës arratiset në Maqedoni e më pas në Greqi, Itali dhe në Belgjikë. Ai është një prej themeluesve dhe veprimtarëve të Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Vdiq në mërgim në vitin 1989.

1911 - U lind doktori i Shkencave Mjekësore, pioneri i luftës për çrrënjosjen e sëmundjeve veneriane, pedagogu dhe studiuesi i shquar Shyqyri Basha. Pas diplomimit në Universitetin e Romës shërbeu në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Në vitin 1942 specializohet në Bolonjë për venerologji dhe që nga ajo kohë ai i përkushtohet luftës për çrrënjosjen e sifilisit në vendin tonë. Pas çlirimit ai burgoset, por me t'u liruar e vazhdon luftën e tij kundër sëmundjes shoqërore. 3 vjet punon në Berat dhe më 1950 emërohet në Tiranë.  Më 1975 fitoi titullin “Kandidat i Shkencave Mjekësore” me studimin mbi sifilisin në qarkun e Beratit. Që nga ngritja e Institutit Mjekësor, që përgatiti mjekët e parë në vend, Shyqyri Basha ka ushtruar një veprimtari të dendur pedagogjike.

1914 - Esat Pashë Toptani rrethohet në shtëpinë e tij në Durrës. Për të shmangur trazirat mbreti Vilhelm Vidi ia dorëzon Esat Pashën ambasadës italiane. Kështu ai largohet me anije lufte në Itali me kusht që mos kthehet më në Shqipëri.

1984 - Trupa e baletit e Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës dha premierën e baletit me 2 akte “Joniada” të kompozitorit Nikolla Zoraqi me libret të shkrimtarit Anastas Kondo dhe koreografi të Panajot Kanaçit.

1992 - U miratua ligji për të drejtat e autorit në Shqipëri, i cili me disa ndryshime është në fuqi edhe sot.

1997 - Në Bibliotekën Kombëtare u hap ekspozita “Tirana nëpërmjet fotografive”, organizuar nga Bashkia e kryeqytetit dhe Drejtoria e Muzeumeve. 140 fotot e viteve 1912-1944 si dhe të dhënat shpjeguese ishte një enciklopedi mbi zhvillimet historike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore të qytetit.

2000 - Në fshatin Vrisera të Dropullit të Sipërm në rrethin e Gjirokastrës, u përurua qëndra e re shëndetësore, e ngritur me investimet e organizatës joqeveritare “Internacional medical Corps”.

2000 - Filloi punën reparti për prodhimin e vaksinave. Fillimisht ai prodhoi vaksinat për sëmundjet e difteritit dhe tetanozit si dhe anatoksinën tetanike për gratë shtatëzëna.

2006 - U nda nga jeta ne Tirane, në moshën 69 vjeçare, shkrimtari, gazetari dhe skenaristi i disa filmave të njohur, Anastas Kondo. U lind në qytetin e Kuçovës, më 28 Nëntor 1937. Pasi mbaroi Politeknikumin e Tiranës vazhdoi studimet e larta në Shën Peterburg, në Rusi, ku u diplomua si inxhinier Paleontolog. Ai ka punuar për më shumë se një dekadë në Institutin e Studimeve Gjeologjike të Naftës në Kuçovë, e më pas në Fier. Eshtë autor i disa teksteve e studimeve shkencore, që hodhën themelet e shkencës së Mikropaleontologjisë në vendin tonë. Ai njihet gjithashtu si shkrimtar, gazetar e skenarist i një sërë filmash. Ndër vëllimet e tij me tregime veçohen: “Ura”, “Kur mbaron e vdes burri”, “Portat e diellit”, “Pse e vranë Odisenë”, “Kio”, “Njerëz dhe gurë”, “Kur zbardhi një ditë”. Disa filma janë realizuar me skenar të tij si “Misioni përtej detit”, “Dimri i madh”, “Kur zbardhi një ditë”, “Partizani i vogël Velo”, etj.

NGA BOTA

1611 - Lindi në Itali Benedeto Odelskalki, Papa Inoçenti XI.

1861 - Lindi soprano e operas australiane Helen porter Miçell, e njohur si dama Neli Melba. Karriera e saj mori famë në teatro të tillë si London Konvent Garden dhe në atë të Nju Jork Metropolitan Opera. Ajo i dha emrin e saj pjatave të tilla si 'Melba Tost', 'Pjeshka Melba' dhe 'Salca Melba'.

1890- Lindi  Ngujen That Thanh, i quajtur Ho Shi Min, udhëheqës komunist vietnamez. Ai luajti rolin kryesor në luftën që përfundoi me disfatën franceze në vitin 1954. Ai ishte president i Vietnamit të Veriut nga viti 1954 deri në vdekjen e tij në vitin 1969.

1900 - Aneksohen zyrtarisht nga ana e Britanisë, ishujt Torga.

1902- Në Francë, Napoleoni krijoi Legjionin e Nderit, urdhër nderi për shërbimet civile dhe ushtarake.

1906- U përurua zyrtarisht nga mbreti i Italisë dhe presidenti i Republikës së Zvicrës, Tuneli i Simplonit, që lidh Italinë me Zvicrën nëpërmjet Alpeve.

1934- Në Bullgari, u krijua një regjim autoritar, pasi gjenerali Kimon Georgijev, së bashku me organizatën nacionaliste Zveno, morën pushtetin me anën e një grusht shteti.

1958 - Vdiq aktori anglez, Ronald Kolman, i njohur për rolet e tij në filmat "Të korrura kuturu", "Horizonti i fundit", "Një jetë e dyfishtë". Me filmat e fundit të interpretuara prej tij, fiton një çmim Oscar.

1974 - Valeri Zhiskar D'Esten mund Fransua Miteranin në betejën për postin e presidentit të Francës.

1986 - Forcat e Afrikës së Jugut sulmojnë ato çka sipas tyre ishin baza të ANC (Kongresi Kombëtar Afrikan) në Bocvara, Zambia dhe Zimbabve.

1993- Shtetet e Bashkuara njohën qeverinë e Angolës pas hapave demokratike të saj dhe i bënë thirrje UNITA-s të bisedojë për paqen.

1993- 132 pasagjerë dhe ekuipazhi u vranë kur një aeroplan Boing 727-100 i linjave ajrore SAM u rrëzua në një mal me xhugla pak para uljes në Medelin, Kolumbia Veriperëndimore.

1994- Vdiq Zhakline Kenedi-Onasis. Ajo u martua me presidentin e ardhshëm amerikan, Xhon Kenedi në vitin 1953 dhe në vitin 1968, pesë vjet pas vrasjes së tij, ajo u martua me manjatin grek të lundrimit, Aristotel Onasis.

1997- Një ciklon i fuqishëm goditi Bangladeshin, duke vrarë 105 vetë, duke dëmtuar 400 000 shtëpi dhe duke lënë pa strehë me se një milion banorë.

1997 - Hapet në Gjenevë një ankand përrallash në të cilën ishin reklamuar xhevahire që u takonin mbretërve dhe perandorëve. Gjatë tre ditëve të këtij ankandi erdhën koleksionistët më të njohur, "mediatorë" misterioze dhe perfaqësues të sheikeve më të pasur.

1998 -Shkencëtarët zbuluan se pirja e duhanit, një nga armiqtë më të mëdhenj të sëmundjes së kancerit dhe të zemrës, mundet aktualisht të ndihmojë në pakësimin e rrezikut të kancerit në gji, tek disa gra. Studimi nxori se pirja e duhanit, zvogëlon 50 përqind të rrezikut në zhvillimin e kancerit të gjirit në gratë që kanë një ndryshim të rrallë gjenetik që mund të çojë në sëmundje.

1998 - Zëvëndëskryeministri irakian Tarek Aziz u takua me Papa Gjon Palin e II për të arritur heqjen e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ndaj vendit të tij.

1999 - Princi i Belgjikës, Filip Boduin, viziton të ardhurit nga Kosova në qytetin e Durrësit. Princi Boduin vizitoi fillimisht kampin e ndërtuar nga ushtria belge në Spitallë, duke u interesuar për jetën dhe kushtet e tyre. Ndërkohë ai vizitoi edhe qëndrën e trupave ushtarake belge të AFOR-it në Golem, ku zbuloi një pllakë simbolike vëllazërimi midis Shqipërisë, Belgjikës dhe Luksemburgut.

2000 - Italia dhe Shqipëria nënshkruan në Ankona (Itali) katër memorandume bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Memorandumet e nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, kishin të bënin me bashkëpunimin në veprimet e kërkim-shpëtimit në Adriatik, për krijimin e një sistemi të përbashkët kursesh dhe të një skeme të ndaljes së trafikut në pjesën jugore dhe krijimin e një sistemi të detyrueshëm të raportimit dhe të shërbimit të trafikut në Detin Adriatik.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Reportazh: Në Dobrunë ku kufiri mes shqiptarëve është fiktiv (05.18.2009)
Marrëdhëniet me Italinë të shkëlqyera, falë edhe imazhit të ndryshuar të komunitetit shqiptar (05.16.2009)
Vaçe Zela: Lus Zotin çdo ditë të shoh dhe një herë Shqipërinë (05.12.2009)
Kalendar 12 maj ATSH (05.12.2009)
Jonathan Eyal: Ballkani vazhdon ta ketë vëmendjen amerikane (05.11.2009)
Kalendar 11 maj ATSH (05.11.2009)
Fatmir Sejdiu: Nuk jam ftuar në Shkup (05.10.2009)
Kalendar 10 maj ATSH (05.10.2009)
Piloti Xhejms Berisha gati për udhëtimin në Amerikën e Jugut (05.09.2009)
Reportazh: Morini, porta e hapur mes vëllezërve (05.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]