E Martë, 10.22.2019, 10:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Radio Evropa e Lirë - Në pritje të vizitës historike
E Mërkurë, 05.20.2009, 02:49pm (GMT+1)

 

Përveç peshës së madhe në sferën politike, zyrtarët kosovarë vlerësojnë se vizita e nënpresidentit të SHBA-ve, Xho Bajden, në Kosovë, rikonfirmon përkushtimin amerikan për të sjellë paqe në Ballkan. Kryeministri Hashim Thaçi e ka vlerësuar vizitën si historike.

“Kjo është vizitë historike, është edhe vizitë me mesazh për të ardhmen e thellimit të bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, për mbështetje të fuqishme të SHBA-së për paqe e stabilitet dhe zhvillimin e demokracisë dhe perspektivës euro-atlantike për rajonin”, u shpreh kryeministri Hashim Thaçi.

Nënpresidenti amerikan, pas vizitës në Bosnjë dhe Serbi, arrin nesër në Kosovë. Këshilltari i presidentit, Xhavit Beqiri, thotë se për Kosovën kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë.



“Kjo vizitë padyshim se shpreh përkushtimin e përhershëm që SHBA-të kanë pasur për rajonin në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti, që nga fillimi i lëvizjes së përgjithshme për liri e pavarësi, në dekadën e fundit të shekullit 20 dhe deri në ditët e sotme”, tha Beqiri.

Në anën tjetër, përmes një komunikate për media, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vizitën e konsideron si mbështetje dhe përkrahje për shtetin e Kosovës dhe, në të njëjtën kohë, edhe si një përgjegjësi shtesë për punën e mëtutjeshme në procesin e ndërtimit të shtetit të Kosovës.


Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Makolli, thotë se vizita e nënpresidentit Bajden është e një karakteri shumëdimensional.

“Vlerësohet si vizitë historike për Kosovën dhe popullin e saj; është vizita më e rëndësishme që i bëhet Kosovës pas pavarësisë. Është vizitë që do të bartë mesazhin jo vetëm për Kosovën, për paqe dhe tolerancë”, tha Makolli.

Ndryshe nga shqiptarët, që e mirëpresin vizitën e Bajdenit, serbët e Kosovës kanë paralajmëruar për nesër protesta në pjesën veriore të Mitrovicës.

Nënpresidenti Bajden nesër do të vizitojë edhe Manastirin e Deçanit, por nuk është paraparë takim me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. Megjithatë, disa politikanë serbë konsiderojnë se nga administrata amerikane duhet kërkuar që të ndikojë në përmirësimin e jetës së serbëve në Kosovë.

“Pa marrë parasysh që Amerika ka një qëndrim shumë të qartë ndaj statusit të Kosovës, këtë vizitë nuk guxojmë ta humbim dhe të kemi vetëm qasje protokollare, por duhet të kërkohet që jeta e serbëve në këto hapësira të relaksohet. Kjo do të thotë se duhet të kërkohet krijimi i kushteve për kthimin e serbëve, jo vetëm në mjediset rurale, por edhe në ato urbane. Kështu që unë pres, në këtë kuptim, që administrata e SHBA-ve të ofrojë mbështetje
”, tha politikani serb, Rangjel Nojkiq.

Kosova ishte pjesë e fjalimit të nënpresidentit Bajden ende pa arritur në Prishtinë. Ai gjatë qëndrimit në Sarajevë ka bërë të qartë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Kjo deklaratë, sipas zyrtarëve kosovarë, përbën një mesazh të qartë për të gjithë ata që nuk e njohin realitetin e krijuar pas 17 shkurtit të vitit të kaluar.

Analisti për çështje politike, Ismajl Hasani, mendon se jo vetëm Kosova, por edhe vendet e rajonit përfitojnë nga vizita e zotit Bajden, meqë ai ka qenë kohë të gjatë i përfshirë në zhvillimet e Ballkanit.

“Do të thosha se jo vetëm për Kosovën, por për tërë rajonin, vizita është e rëndësisë së veçantë, sepse presidenti Obama ka identifikuar njeriun, që në të ardhmen, në nivel të administratës amerikane, do të merret me Evropën Juglindore, sepse ai posedon ‘background’ të admirueshëm të njohurive për Ballkanin”, u shpreh Hasani.

Nënpresidentit amerikan, Xho Bajden, gjatë vizitës në Prishtinë, ku, ndër të tjera, do të takohet me autoritetet qendrore dhe do të mbajë një fjalim në Kuvend, do t’i jepet një medalje për kontributin e tij për Kosovën nga ana e presidentit Fatmir Sejdiu.

www.voal-online


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kalendar 19 maj ATSH (05.19.2009)
Reportazh: Në Dobrunë ku kufiri mes shqiptarëve është fiktiv (05.18.2009)
Marrëdhëniet me Italinë të shkëlqyera, falë edhe imazhit të ndryshuar të komunitetit shqiptar (05.16.2009)
Vaçe Zela: Lus Zotin çdo ditë të shoh dhe një herë Shqipërinë (05.12.2009)
Kalendar 12 maj ATSH (05.12.2009)
Jonathan Eyal: Ballkani vazhdon ta ketë vëmendjen amerikane (05.11.2009)
Kalendar 11 maj ATSH (05.11.2009)
Fatmir Sejdiu: Nuk jam ftuar në Shkup (05.10.2009)
Kalendar 10 maj ATSH (05.10.2009)
Piloti Xhejms Berisha gati për udhëtimin në Amerikën e Jugut (05.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]