E Djelë, 08.18.2019, 01:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Nënpresidenti amerikan Xho Bajden sot në Kosovë
E Enjte, 05.21.2009, 08:31am (GMT+1)

 

 

 

 

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Xhozef Bajden arrin sot në Prishtinë, ndalesa e tretë e një turneu në Ballkan gjatë së cilës ai vizitoi Bosnjen dhe Serbinë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, z. Bajden do të ketë rastin të theksojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për një Kosovë të pandarë, të pavarur dhe shumetnike. Ai do të flasë me udhëheqësit e Kosovës rreth përpjekjeve që ata kanë bërë për ndërtimin e një shteti funksional dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Z. Bajden pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të vendit dhe të mbajë një fjalim në parlament. Ai do të vizitojë manastirin e Deçanit dhe do ta përfundojë vizitën me një takim me trupat amerikane të stacionuara në Kosovë.

Udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës e kanë quajtur vizitën "historike". Kjo është vizita e nivelit më të lartë politik që nga shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit të kaluar. 

Por ndërsa shqiptarët po e presin me entusiazëm vizitën e nënpresidentit amerikan qytetarët serbë në veri të Kosovës kanë njoftuar se do të mbajnë sot një protestë kundër kësaj vizite. 

Peshkopi i Kishës ortodokse serbe në Kosovës Artemije Radosavljeviç e ka kundërshtuar vizitën e zotit Bajden në Manastirin e Deçanit por ky qendrim është hedhur poshtë nga kreu i Kishës ortodokse serbe në Beograd. 

Një nga përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, Momçillo Trajkoviç tha se pavarësisht nga mospajtimet, serbët kanë nevojë për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara. Por ai nuk beson se do të ketë ndonjë përmirësim në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit as pas kësaj vizite.

Dje, Nënpresidenti Bajden bëri një vizitë në Serbi në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet me këtë vend ballkanik pas acarimeve për Kosovën.
Ai pati bisedime me Presidentin serb Boris Tadiç në Beograd.

 

Ndërkaq, anëtarë të Partisë Radikale në opozitë në një sesion të parlamentit ngritën pankarta kundër zotit Bajden, ku e quanin "fundërrinë fashiste" - një demonstrim i mosbesimit që ushqejnë shumë serbë për Shtetet e Bashkuara.

Mosbesimi e ka zanafillën në operacionin ajror të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për t'i dhënë fund fushatës serbe të spastrimit etnik në vitin 1999.

Nënpresidenti Bajden tha se nuk pret nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës, por nënvizoi se Uashingtoni pret nga Beogradi të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian për të përmirësuar gjendjen në vend.

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Radio Evropa e Lirë - Në pritje të vizitës historike (05.20.2009)
Kalendar 19 maj ATSH (05.19.2009)
Reportazh: Në Dobrunë ku kufiri mes shqiptarëve është fiktiv (05.18.2009)
Marrëdhëniet me Italinë të shkëlqyera, falë edhe imazhit të ndryshuar të komunitetit shqiptar (05.16.2009)
Vaçe Zela: Lus Zotin çdo ditë të shoh dhe një herë Shqipërinë (05.12.2009)
Kalendar 12 maj ATSH (05.12.2009)
Jonathan Eyal: Ballkani vazhdon ta ketë vëmendjen amerikane (05.11.2009)
Kalendar 11 maj ATSH (05.11.2009)
Fatmir Sejdiu: Nuk jam ftuar në Shkup (05.10.2009)
Kalendar 10 maj ATSH (05.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]