E Enjte, 10.17.2019, 08:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Bajden në Kuvendin e Kosovës: pavarësia është e pakthyeshme
E Premte, 05.22.2009, 07:48am (GMT+1)

 

 

 

Nënpresidenti Xhozef Bajden tha të enjten në Prishtinë se Kosova është e pandashme dhe pavarësia e saj e pakthyeshme. Ai i bëri komentet në një fjalim që mbajti në Kuvendin e Kosovës. Më poshtë mund të lexoni pjesë nga fjalimi i nënpresidentit.

"Ne e dimë, ashtu si edhe ju se detyra juaj është mjaft e vështirë. Por ne besojmë gjithashtu se ju jeni plotësisht në lartësinë e detyrës. Ju keni shumë miq dhe partnerë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të vendosur për të parë se ju do t’ja dilni mbanë.

Sipas pikpamjes sime dhe të qeverisë sime, pavarësia e Kosovës ishte dhe mbetet sot alternativa e vetme për qendrueshmërinë në rajon. Dhe, siç e kam përmendur edhe në vendet që vizitova, pavarësia juaj është e pakthyeshme, absolutisht e pakthyeshme.

Suksesi i një Kosove të pavarur është përparësi për administratën tonë dhe për vendin tim si dhe një element kyç në politikën tonë për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor që, më në fund, dhe për herë të parë në të gjithë historinë tonë, të jenë të integruar plotësisht në Europë."

"Gjashtëdhjetë vende nga të gjitha pjesët e botës e kanë njohur Republikën e Kosovës. Ne jemi të kënaqur që Arabia Saudite e njohu Kosovën dhe shpresojmë se edhe vende të tjera do ta bëjnë këtë. Ne po u bëjmë atyre thirrje të veprojnë kështu."

"Pranimi i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar kohët e fundit, ishte provë tjetër se komuniteti ndërkombëtar e pranon realitetin e një Kosove të pavarur. Ai është i gatshëm dhe ne të gjithë jemi të gatshëm t’ju mbështesim në ndërtimin e shtetit tuaj dhe për ta vënë krejt rajonin e Europës juglindore mbi një bazë të qendrueshme."

"Në vitin tuaj të parë të pavarësisë, Presidenti dhe Kryeministri juaj kanë luajtur, për mendimin tim, një rol udhëheqës të guximshëm dhe të palëkundur. Vendi im si dhe juaji, ju kanë një borxh të madh. Përgëzoj anëtarët e Kuvendit, duke përfshirë deputetët e opozitës, për shërbimin tuaj.

Ju të gjithë luani një rol jetik në procesin legjislativ, një pjesë përbërëse kyçe e çdo demokracie të vërtetë. Ju uroj për hapat që keni ndërmarrë deri tani për ndërtimin e një demokracie shumetnike në paqe me fqinjët."

"Ju keni miratuar shumë ligje, përfshirë 50 ligje të parashikuara në planin Ahtisari. Ju keni ndërtuar rrugë dhe shkolla, keni ngritur nga zeroja ministri, agjenci që nuk ekzistonin më parë. Ju i keni shtrirë dorën fqinjëve dhe keni forcuar marrëdhëniet diplomatike kudo në botë. Dhe ju vazhdonia ta bëni këtë. E gjitha kjo brenda një viti. Është diçka e jashtëzakonshme.

"Suksesi juaj i arritur me shumë punë i ka treguar botës se demokracia e Kosovës dhe pavarësia e saj janë një forcë për qendrueshmëri rajonale."

"Por ka ende shumë punë për të bërë dhe populli juaj ka shpresa të mëdha tek ju dhe tek të gjithë ne. Duhet të them se ndjeva ngrohtësi në zemër kur hyra në qytet ku kishte qindra ndoshta mijra njerëz të rreshtuar në anë të rrugës për të përshëndetur një përfaqësues të Shteteve të Bashkuara.

Së pari, ne ju bëjmë një thirrje të fortë për të vazhduar ndërtimin e institucioneve të forta që mishërojnë vlerat e sanksionuara në deklaratën tuaj të pavarësisë dhe në kushtetutën tuaj. Efektiviteti dhe transparenca e këtyre institucioneve do të jetë me rëndësi kritike për besueshmërinë e qeverisë suaj në muajt dhe vitet e ardhëshme.

Vazhdoni edhe më tej me zbatimin e planit Ahtisari, përfshirë masat që do t’u japin autoriteteve lokale dhe komuniteteve etnike një shkallë më të lartë kontrolli në çështjet vendore. Vazhdoni të pasuroni përvojën tuaj të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Së dyti, sfidat ekonomike dhe financiare përballë vendit tuaj janë mjaft të mëdha. Për ndërtimin e një ekonomie që mund të konkurrojë në shekullin e 21, të gjitha vendet, duke përfshirë Kosovën, duhet të krijojnë një klimë biznesi transparente që tërheq investimnet dhe krijon vende pune për të cilat të rinjtë tuaj kanë aq shumë nevojë.

Së treti, forcimi i sundimit të ligjit duhet të mbetet përparësia juaj. Mos hiqni dorë nga përpjekjet për eliminimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar – një problem për të gjitha shtetet e reja. Dhe, vazhdoni të reformoni dhe forconi gjyqësorin, shtylla kurrizore e çdo demokracie. Përqafoni dhe zbatoni ligje të efektëshme që do të ndihmonë për ta futur vendin tuaj në rrjedhat europiane.

Qeveria juaj po e mban premtimin për një bashkëpunim të ngushtë dhe të plotë me misionin europian për sundimin e ligjit. Shtetet e Bashkuara janë krenare që marrin pjesë së bashku me EULEX-in, i cili punon për kultivimin e doganave, gjykatave dhe strukturave policore profesionale dhe shumetnike në Kosovë. EULEX-i është përgjigjur me shpejtësi dhe efektivitet për të ndalur dhunën dhe provokimet, siç i kemi parë ditët e fundit në veriun e Kosovës.

Së katërti, si udhëheqës i një vendi të lindur nga konflikti siç ishte vendi im dhe siç është i juaji, ju keni një përgjegjësi të posaçme për të tejkaluar trashëgiminë e ndarjes, urrejtjes, frikës dhe mosbesimit brenda venit tuaj. Është me rëndësi thelbësore që shumica të vazhdojë t’i shtrijë dorën komunitetit serb të Kosovës, të ndërtojë një dialog dhe të vendosë masa të forta mbrojtëse për këtë komunitet dhe për komunitetet e tjera jo-shumicë."

"Ju duhet gjithashtu të bëni çdo përpjekje për të përmirësuar kushtet për kthimin e serbëve të zhvendosur dhe pjestarët e të gjitha komuniteteve të tjera në pronat dhe shtëpitë e tyre kudo në Kosovë. Ky është një kusht thelbësor për një shoqëri të lirë dhe të hapur. Ne ju bëjmë thirrje të ruani trashëgiminë e pasur kulturore në vendin tuaj dhe sidomos të mbroni lirinë fetare për komunitetin serb të Kosovës."

"Kosova përballet me shumë sfida por ju nuk jeni vetëm.

Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar janë të vendosur që ju të keni sukses. Unë sapo erdha nga Beogradi dhe u thashë udhëheqësve të Serbisë se mbështetja amerikane për Kosovën e pavarur dhe sovrane mbetet e palëkundur. U bëra thirrje atyre të gjejnë rrugët për të bashkëpunuar me qëllim përmirësimin e mirëqenies së të gjithë popullit të Kosovës.

Diskutova mbi hapat që ata mund të ndërmarrin për të forcuar bashkëpunimin e tyre me EULEX-in. U kërkova të inkurajojnë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në institucionet e Kosovës, në vend që të ndjekin rrugën e marrëveshjeve qeverisëse paralele të cilat pengojnë angazhimin konstruktiv mes komuniteteve të tjera të Kosovës.

U bëra thirrje udhëheqësve të Serbisë t’i japin fund embargos së tyre tregtare kundër Kosovës. U thashë atyre se Kosova nuk mund të ndahet."

"Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj Kosovës përmes misioneve të NATO-s dhe KFOR-it, të cilët vazhdojnë të luajnë një rol me rëndësi kritike për sigurimin e paqes dhe qendrueshmërisë.

Nën mbikqyrjen dhe me trajnimin e NATO-s, Kosova po ndërton institucionet e sigurisë, duke përfshirë – atë që është më e rëndësishmja – forcën e sigurisë të Kosovës për të plotësuar standardet e NATO-s dhe për ta mbajtur të hapur atë për të gjitha komunitetet etnike të Kosovës. Pres me padurim ditën kur Kosova të mund të kontribuojë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare."

"Kini besim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me ju, me Kosovën e lirë dhe të pavarur, në çdo hap që ju do të bëni. Jam jashtëzakonisht optimist për të ardhmen tuaj." ZA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Foto-reportazh: Duke pritur Nënpresidentin Bajdën (05.21.2009)
Nënpresidenti amerikan Xho Bajden sot në Kosovë (05.21.2009)
Radio Evropa e Lirë - Në pritje të vizitës historike (05.20.2009)
Kalendar 19 maj ATSH (05.19.2009)
Reportazh: Në Dobrunë ku kufiri mes shqiptarëve është fiktiv (05.18.2009)
Marrëdhëniet me Italinë të shkëlqyera, falë edhe imazhit të ndryshuar të komunitetit shqiptar (05.16.2009)
Vaçe Zela: Lus Zotin çdo ditë të shoh dhe një herë Shqipërinë (05.12.2009)
Kalendar 12 maj ATSH (05.12.2009)
Jonathan Eyal: Ballkani vazhdon ta ketë vëmendjen amerikane (05.11.2009)
Kalendar 11 maj ATSH (05.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]