E Martë, 08.20.2019, 03:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Soren Jessen Petersen për vizitën e Xhozef Bajdenit
E Premte, 05.22.2009, 11:49am (GMT+1)

 

 

 

Ish-shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen ka thënë se në një mënyrë, zëvendëspresidenti amerikan Joseph Biden, e ka përcaktuar një “vijë të qartë të kuqe”, se si duhet të sillet Serbia në raport me Kosovën.

Në një intervistë me BBC-në, Jessen Petersen tha se zoti Biden ka lënë të kuptohet se pret nga Serbia që të ndalojë minimin e pavarësisë së Kosovës.

Ish-shefi i UNMIK-ut, tha se qëndrimi i administratës së re amerikane bazohet në pranimin se vende të ndryshme kanë interesa legjitime.

Sipas tij, administrata e Obamës e pranon se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por në anën tjetër Serbia duhet ta pranojë interesin legjitim të SHBA-së, se ato qëndrojnë fuqishëm prapa pavarësisë së Kosovës.

Jessen Petersen tha se udhëheqja e Kosovës ka punuar shumë për t’ju ofuar serbëve të Kosovës, por ajo nuk ka qenë e ndihmuar nga Beogradi zyrtar, i cili për momentin, ka thënë Jessen-Petersen, nuk duket të jetë i interesuar që serbët e Kosovës të jenë vërtetë pjesë e Kosovës.

Arbër Vllahiu zhvilloi një bisedë me zotin Soren Jessen Petersen.

 

BBC: Ka patur tri porosi të zotit Biden brenda këtyrë ditëve të qëndrimit në Ballkan. E para, se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e dyta se ajo është e bashkuar dhe e pandashme dhe e treta në Beograd, ai tha, se “pajtohemi që të mos pajtohemi për Kosovën”. Si t’i lexojmë këto porosi?

Jessen Petersen: Mendoj se është në përputhje të plotë me vijat politike që administrata e Obamas po ndërmerr gjithandej botës, në këta tre katër muajt e parë.

Dhe kjo vijë është e kundërta e tetë vjetëve të Bushit, sepse administrata e Obamas e pranon se edhe vendet e tjera kanë interesa legjitime.

Ata e bënë të qartë këtë në bisedimet me Kinën, Rusinë dhe më të tjerët. Në rastin në fjalë, mendoj se ishte shumë i qartë se SHBA-ja dëshiron që të rivendos marrëdhënie më të mira me Serbinë.

Ata e pranojnë se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por në anën tjetër Serbia duhet ta pranojë se SHBA-ja qëndron fuqishëm prapa pavarësisë së Kosovës, se ajo është e pakthyeshme dhe se për SHBA-në nuk ka çka të diskutohet më rreth kësaj çështjeje.

Por ai gjithashtu ka shtuar, ashtu si e kam parë në media, se Serbia duhet ta pranojë interesin legjitim të SHBA-së, e në këtë rast duhet të ndalojë çdo gjë, që unë do ta quaja, minim të pavarësisë së Kosovës. Prandaj mendoj se porosia që ai ka përçuar në Beograd ishte shumë e qartë.

 

BBC: Pra nëse e kishim zbërthyer mirë, kjo i bjen se administrata Obama-Biden do që të zgjidh problemet me dialog?

Jessen Petersen: Ashtu është. Ashtu siç e thash dallimi është se në tetë vjetët e kaluara, kishte një ndjenjë se administrata e Bushit donte t’I dikontonte botës se ky është interesi ynë dhe nuk çajmë kokën për interesat tuaja.

Këtu kemi një ndryshim fundamental se kjo administratë e Obamas e pranon se edhe vendet e tjera kanë interesa dhe mbi bazën e respektimit të interesave të vendeve të tjera ata janë të gatshëm të bisedojnë me vendet me të cilat nuk kanë patur dialog në të kaluarën dhe ku marrëdheniet ishin të vështira. Këtë e kemi parë, siç thash në shumë vende të botës. Unë e shoh vizitën e Biden si shumë të qartë.

Ai donte të shkonte në rajon për të rikonfirmuar se SHBA-ja vazhdon të ketë një interes të jashtëzakonshëm në Ballkanin Perëndimor kurse në rastin e Kosovës, që ta bëjë shumë të qartë, si në Kosovë edhe në Serbi, se qëndrimi I SHBA-së rreth Kosovës dhe pavarësisë së saj është i pakthyeshëm.

Mendoj se ky qëndrim është absolutisht i qartë dhe askush nuk duhet të ketë dyshime kudoqoftë përfshirë edhe Beogradin.

 

BBC: Por zoti Biden tha në Beograd se vendi i tij nuk do t’i kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë as edhe integrimin e Serbisë në BE?

Jessen Petersen: Nuk e besoj se është plotësisht ajo që ka thënë ai. Ai tha, dhe unë këtë e kam parë vetëm në media, se do të donte të ketë marrëdhënie të mira dhe se nuk është kushtëzim për marrëdhëniet me SHBA-në.

Por në anën tjetër, mendoj se ai ishte shumë i qartë, kur tha se pret nga Serbia që të ndalojë, dhe kësaj radhe po përdor fjalët e mia, megjithëse besoj se kjo ishte edhe porosia e tij, minimin e pavarësisë së Kosovës.

Në njërën anë e duam Serbinë që të kemi marrëdhënie të mira dhe që ta shohim atë si anëtare të BE-së, por në anën tjetër, ju mund ta quani kushtëzim, mendoj se kishte një vijë të qartë të kuqe, se si duhet të sillet Serbia në raport me Kosovën.

 

BBC: Por zoti Jessen Petersen a mund të pritet që tani Serbia, pas kërkesave të zotit Biden, të ndalojë mbështetjen për strukturat paralele dhe të inkurajojë serbët e Kosovës të marrin pjesë në institucionet e Kosovës?

Jessen Petersen: Mendoj se ishte shumë interesante sërish. Ai foli për serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Kosovës që të mos bëhen viktima të mospajtimeve.

Më kujtohen ditët e mia kur kam thënë të njëjtën gjë, por mendoja se shumë serbë të Kosovës që duan të jetojnë një jetë normale në Kosovë, qenë shndërruar në viktima të politikave në Beograd.

Mendoj se ajo që ai tha, në një mënyrë shumë të mirë dhe diplomatike, ishte që të mos punojnë me disa individë në Kosovë, dhe në veçanti në veri, këtu nënkuptoj në porosinë për Serbinë, që të mos bashkëpunojë me ata që punojnë kundër interesave të shumicës dërrmuese të serbëve që duan të jetojnë një jetë normale.

 

BBC: Por le të kthehemi tek udhëheqja e Kosovës. Ka zëra që thonë se porosia në Prishtinë ishte që udhëheqja kosovare të tregoj vërtetë lidership, kur posaçërisht bëhet fjalë për serbët dhe pakicat e tjera?

Jessen Petersen: Mendoj se kjo është një porosi që është përçuar edhe nga të tjerët për udhëheqjen.

Por mendoj se është me rëndësi, që gjithnjë të nënvizohet dhe është përshtypja ime, por më duhet të jem i kujdesshëm sepse nuk kam qenë në Kosovë për një kohë, por nga lajmet dhe bisedat me miqë, kam përshtypjen se udhëheqja po punon shumë që ta shtrijë dorën tek serbët e Kosovës dhe do të duhej të vazhdonte të bënte një gjë të tillë.

Por në të njëjtën kohë ajo nuk ka qenë e ndihmuar nga Beogradi, që për momentin nuk duket të jetë i interesuar që serbët e Kosovës të jenë vërtetë pjesë e Kosovës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Bajden në Kuvendin e Kosovës: pavarësia është e pakthyeshme (05.22.2009)
Foto-reportazh: Duke pritur Nënpresidentin Bajdën (05.21.2009)
Nënpresidenti amerikan Xho Bajden sot në Kosovë (05.21.2009)
Radio Evropa e Lirë - Në pritje të vizitës historike (05.20.2009)
Kalendar 19 maj ATSH (05.19.2009)
Reportazh: Në Dobrunë ku kufiri mes shqiptarëve është fiktiv (05.18.2009)
Marrëdhëniet me Italinë të shkëlqyera, falë edhe imazhit të ndryshuar të komunitetit shqiptar (05.16.2009)
Vaçe Zela: Lus Zotin çdo ditë të shoh dhe një herë Shqipërinë (05.12.2009)
Kalendar 12 maj ATSH (05.12.2009)
Jonathan Eyal: Ballkani vazhdon ta ketë vëmendjen amerikane (05.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]