E Djelë, 08.18.2019, 05:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Kalendari 23 maj ATSH
E Shtunë, 05.23.2009, 07:47am (GMT+1)



1820 - Ali Pashë Tepelena thirri një mbledhje të posaçme të krerëve shqiptarë e grekë, si dhe përfaqësues të besimeve fetare për të mobilizuar popullsinë e pashallëkut kundër hakmarrjes që po përgatisnin pushtuesit osmanë. Ai u premtoi të pranishmëve se po të thyheshin turqit do të krijonte një shtet kushtetues, që do të përfshinte Shqipërinë dhe Thesalinë, kurse Greqia Qendrore dhe Morea do të organizoheshin në një shtet autonom nën mbrojtjen e vetë Aliut.

1913 - Delegatët shqiptarët në Londër, i dorëzuan Sir Eduard Greit, kryetar i Konferencës së Londrës, memorandumin mbi barbarizmat e ushtrisë greke në Shqipërinë e Jugut.

1924  - U mbajt në Vlorë kuvendi i 43 deputetëve demokratë dhe parisë vlonjate. Ata vendosën të kundërshtojnë qeverinë zogiste për padrejtësitë që bënte dhe të përballojnë edhe me armë çdo akt antidemokratik të saj.

1924  - U mbajt në Vlorë “Kuvendi i krahinës së Labërisë”, që vendosi të hidhej në kryengritje kundër qeverisë. U shpall edhe garnizoni ushtarak i Përmetit, i udhëhequr nga nënkolonel Kasem Qafëzezi. Pas këtyre ngjarjeve u formua Komisioni për drejtimin e lëvizjes, që kryesohej nga Fan Noli. Ai caktoi udhëheqësit ushtarakë: në Jug Kasem Qafëzezin, në Shkodër Rexhep Shalën dhe për zonën e Kosovës dhe të Dibrës, Bajram Currin. Njësitë kryengritëse numëronin 12 mijë vetë, shumica fshatarë.

1940  - Punëtorët e shoqërisë italiane “Sentinella”, që punonin për ndërtimin e aerodromit në periferi të Beratit, u hodhën në grevë kundër përpjekjeve të shoqërisë për t’i detyruar të punojnë jashtë orarit për shtesë page.

1997  - Në Pallatin “Rinia” të Prishtinës u mbajt Festivali i Tretë “Kënga e pranverës ‘97”, me kompozime për fëmijë.

1997  - U nda nga jeta piktori Fadil Pëllumbi. Ai i përket brezit të parë të nxënësve që mbaruan Shkollën e Vizatimit në Tiranë më 1936. Studimet e larta i ndoqi në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Nga peneli i tij në vitin 1939 doli pllakati i parë shqiptar. Në dhjetor të vitit 1944, në Tiranën e shkatërruar nga lufta, piktori hapi ekspozitën e parë vetjake dhe një vit më pas organizoi ekspozitën e parë të artizanatit. Ai ndihmoi për prezantimin dinjitoz të Shqipërisë dhe universit shpirtëror të popullit tonë në botë. Më 1946 ai projektoi pavionin shqiptar në Panairin Ndërkombëtar të Zagrebit, ekspozitën “Shqipëria e re” që u hap në Rumani dhe Bullgari; më 1949 projektoi pavionin shqiptar në Panairin e Poznanit në Poloni dhe atë të Pragës. Me veprat e ekspozuara në Festivalin Botëror të Rinisë në Pragë në korrik-gusht të 1947 ai meritoi “Diplomë nderi”.

NGA BOTA

 1430 - Zhan D'Ark u kap nga trupat e Burgonjës në Shampanjë dhe iu dorëzua anglezëve. 

 1498 - Italiani Girolamo Savonarola, një reformator i fesë dhe politikës, u var dhe u dogj. 

 1701 - U var në Londër, pirati famëkeq skocez, kapiteni William Kidd. 

 1734 - Lindi fizikanti austriak, Franz Mesmer, puna e të cilit në shërimin e pacientëve me sugjestionim, çoi në zbulimin e hipnozës. 

 1788 - Karolina e Jugut u bë shteti i tetë i Aleancës së Shteteve Amerikane. 

 1906 - Vdiq shkrimtari dhe dramaturgu i famshëm norvegjez, Henrik Ibsen, i njohur për veprat  e tij "Peer Gynt","Rosa e egër", "Armiku i popullit","Shtëpia e Kukullës" etj. 

 1908 - Lindi fizikanti i njohur amerikan, John Bardeen, dy herë fitues i çmimit Nobel.
Së bashku me William Shockley, shpikën tranzistorin. 
 
 1992 - Gjykatësi italian Giovanni Falcone, u vra nga një shpërthim i një bombe një tonëshe, pranë makinës së tij. 

 1999 - NATO goditi fuqishëm rrjetin elektrik serb, uzina të mëdha të prodhimit të gjeneratorëve, duke dëmtuar rëndë burime të prodhimit të energjisë elektrike. 

 1999 - Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, akuzoi ushtrinë jugosllave, se po luan në duart e "diktaturës së Beogradit". 

 1999 - Nensi Krik, 70 vjeçe, një australiane, propaganduese e të drejtës së njeriut për të vrarë veten nëpërmjet  eutanasisë në raste sëmundjesh të rënda e të pashërueshme, i dha fund jetës së vet, duke u bërë kështu martire e  kësaj kauze. Ajo vuante nga një sëmundje e pashërueshme./s.s./
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Soren Jessen Petersen për vizitën e Xhozef Bajdenit (05.22.2009)
Bajden në Kuvendin e Kosovës: pavarësia është e pakthyeshme (05.22.2009)
Foto-reportazh: Duke pritur Nënpresidentin Bajdën (05.21.2009)
Nënpresidenti amerikan Xho Bajden sot në Kosovë (05.21.2009)
Radio Evropa e Lirë - Në pritje të vizitës historike (05.20.2009)
Kalendar 19 maj ATSH (05.19.2009)
Reportazh: Në Dobrunë ku kufiri mes shqiptarëve është fiktiv (05.18.2009)
Marrëdhëniet me Italinë të shkëlqyera, falë edhe imazhit të ndryshuar të komunitetit shqiptar (05.16.2009)
Vaçe Zela: Lus Zotin çdo ditë të shoh dhe një herë Shqipërinë (05.12.2009)
Kalendar 12 maj ATSH (05.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]