E Djelë, 08.18.2019, 05:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Nis në Gjirokastër Festivali i Muzikës Popullore "Miqësia Folk"
E Premte, 05.29.2009, 01:09pm (GMT+1)

 

 

Për të dytin vit rradhazi, nisi mbrëmë në  lagjen "18 Shtatori" në Gjirokastër Festivali i Muzikës Popullore “Miqësia Folk”, me qëllim paraqitjen e vlerave artistike të krijimtarisë popullore në zonën e Jugut të Shqipërisë dhe Veriut të Greqisë. 
    Kabaja në klarinetë, nën ekzekutimin e instrumentistit  Gramoz Gramozi çeli siparin e mbrëmjes së parë të festivalit, pas të cilit interpretuan grupi orkestral “Argjiro”, grupi polifonik i Qefallovrisos dhe ansambli i këngës popullore qytetare “As e vogël, as e madhe”. 
    Grupi orkestral “Argjiro” solli këngë dhe melodi popullore të zonës së Jugut, si “Libohova shumë e mirë”, “Në mes të Delvinës”, etj, ku meloditë e ekzekutuara plot talent nga instrumentistët e grupit shoqëruan zërat e këngëtarëve popullorë, Kristaq Kola dhe Skënder Gramozi.      
    Ndërsa grupi polifonik i Qefallovrisos, fshat në Pogonin e Sipërm, (Greqi), u ngjit në skenë me kostumet   karakteristike të zonës, duke sjellë krijime popullore në gjuhën arumune, që përcollën emocione, gëzime dhe halle të jetës së përditshme. Në këtë natë interpretoi dhe ansambli "As e vogël, as e madhe”, nga Erseka, i cili u përshfaq me një grup këngësh popullore qytetare jo vetëm të zonës, por edhe të trevave të tjera të Jugut. 
    Gjatë dy netëve të Festivalit, do të ngjiten në skenë 10 ansamble të muzikës popullore dhe grupe artistike nga zona e Jugut të Shqipërisë dhe Veriut të Greqisë, me reth 150 artistë popullorë, këngëtarë, valltarë, instrumentistë, etj, të cilët do të sjellin këngë popollore të spikatura të trevave foklorike në të dy anët e kufirit, me ngjyrime të veçanta të folkut popullor shqiptar dhe grek. 
    Gjatë ditëve të festivalit do të organizohen disa tryeza të hapura, ku specialistë të folkut, etnomuzikologë, artistë popullorë, do të sjellin mendimet dhe opinionet mbi prurjet e krijimtarisë popullore, pjesë të programit artistik të edicionit të dytë të “Miqësia Folk”.
      Ky Festival është pjesë e projektit "Promovimi i veprimtarive kulturore-artistike, garanci për identitet të përbashkët dhe bazë për integrimin ndërkufitar", mbështetur nga Bashkimi Europian -IPA (komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar), shoqata “Miqësia” me partner kryesor Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës dhe bashkinë e Zagorit Qendror të Rajonit të Epirit (Greqi),  në kuadër të programit të fqinjësisë  Greqi-Shqipëri, Cards 2005. atsh

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shënime për disertacionin e doktoraturës së Lasgush Poradecit në Universitetin e Gracit në gjuhësi e letërsiMonografia e Lasgushti për Emineskun ndriçon edhe pas 80 vjetësh (05.27.2009)
Aliona Zeqiri - Kur biznesi ka aromë gruaje (05.23.2009)
Kalendari 23 maj ATSH (05.23.2009)
Soren Jessen Petersen për vizitën e Xhozef Bajdenit (05.22.2009)
Bajden në Kuvendin e Kosovës: pavarësia është e pakthyeshme (05.22.2009)
Foto-reportazh: Duke pritur Nënpresidentin Bajdën (05.21.2009)
Nënpresidenti amerikan Xho Bajden sot në Kosovë (05.21.2009)
Radio Evropa e Lirë - Në pritje të vizitës historike (05.20.2009)
Kalendar 19 maj ATSH (05.19.2009)
Reportazh: Në Dobrunë ku kufiri mes shqiptarëve është fiktiv (05.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]