E Martë, 10.22.2019, 09:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Industria e diamantit në Botsvanë
E Djelë, 05.31.2009, 02:42pm (GMT+1)

 

Vërtet dimandet, mund të jetojnë përgjithmonë, por ato nuk kanë imunitet nga kriza globale. Rënia e shitjes së diamandeve ka çuar në pakësimin më të madh në historinë moderne të nxjerrjes së diamandit. Kjo nënkupton më pak vende pune në Afrikë, se në se ekonomia globale nuk fillon të rimëkëmbet.      

 

Mark Boston e di mirë këtë. Ai ka qenë tregtar i diamandeve për 45 vjet. Ai thotë, se gjatë vitit të fundit kërkesa për dimande të papërpunuara, në shumë prej qendrave të prerjes së tyre ka rënë më shpejt se kurrë më parë.

"Rënia ishte kaq e menjëhershme dhe dramatike, saqë prodhuesit morën vendimin më të pazakontë dhe të paprecedent, atë të mbylljes së minierave të diamandeve",thotë ai

 

Thuajse 9 mijë kilometra larg Anglisë, Botsvana, prodhuesi më i madh i dimandeve në botë, i ka ndjerë pasojat.  Minierat e vendit janë pronë e qeverisë dhe e firmës DeBeers, prodhuesi më i madh i dimandeve natyrale në botë.  Deri në fund të vitit 2008, pati një dyndje të gurëve të çmuar që nxirreshin në minierat e vendit dhe çmimet filluan të bien. Këtë vit, minerat e diamandeve të Botsvanës u mbyllën për 50 ditë me radhë. David Prager është drejtor i firmës DeBeers në Londër, i cili thotë:

"Në Botsvana kemi rreth 5 mijë punonjës, prandaj gjatë periudhës së ndalimit të prodhimit, të gjithë u morën me mirëmbajtjen".

 

Punonjësit vazhduan të pagohen gjatë mbylljes së minierës. Thuajse të gjitha punishtet tani janë rihapur. Por në kushtet kur mijëra njerëz e kanë të lidhur jetën me minierat e dimandit të Botsvanës, analisti Roger Murray thotë se çdo punë është e rëndësishme.

"Kjo është një përqindje e vogël e të gjithë krahut të punës, por këta njerëz kanë para dhe blejnë mallra, dyqanet varen tek ata. Pa fuqinë blerëse të këtyre njerëzve, ekonomia do të hasë në vështirësi të mëdha".

 

Rreth 60 për qind e të ardhurave të Botsvanës nga eksportet dhe shumica e të ardhurave të vendit nga taksat sigurohen nga këta gurë të çmuar.  Vitin e kaluar, vendi u bë qendra e punishtes më të madhe të përzgjedhjes dhe vlerësimit të diamandeve. Në të janë punësuar 600 njerëz. Përfaqësuesi i kompanisë De Beers thotë se punishtja e re krijoi 3 mijë vende të reja pune.

"Pra, përmes punishtes së përpunimit, botsvanasit ia shtojnë vlerën diamandeve, duke marrë kështu më tepër të ardhuyra prej tyre, ky është përfitimi".

 

De Beers këmbëngul se ka në plan të qëndrojë në Botsvanë, por këtë vit, vendi do të nxjerrë 15 milionë diamande, ndërsa vitin e kaluar kjo shifër ishte 33 milionë.  Roger Murray thotë se tani për tani, Botsvana mund ta përballojë krizën.

"Bostsvana tashmë ka siguruar një pozitë ku ka fatin të  ketë një nivel të lartë rezervash të huaja, rreth 10 miliardë dollarë amerikanë, një sasi e madhe parash kjo sipas standarteve afrikane".

Në një periudhë afatgjatë, rimëkëmbja e ekonomisë botërore është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Botsvanës si dhe për vende të tjera afrikane prodhuese të diamandeve. Disa tregëtarë të dimandeve në Londër thonë se ka shenja se kërkesa për gurët e çmuar është në rritje.  Në fund të fundit, shitja e gurëve të përpunuar si këta do të përcaktojë në  se Botsvan do të ketë një të ardhme të ndritur. /ZA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Uilliam Uoker: Durrës-Kukës është dera e Europës për Shqipërinë (05.31.2009)
Çifti Obama në Nju Jork për një pasdite private (05.31.2009)
Një mur tjetër duhet të shembim, Murin e ShengenitNga Jozefina TOPALLI (05.30.2009)
Der Spiegel: Gjendet kufoma e Roza Luksemburgut (05.29.2009)
Nis në Gjirokastër Festivali i Muzikës Popullore "Miqësia Folk" (05.29.2009)
Shënime për disertacionin e doktoraturës së Lasgush Poradecit në Universitetin e Gracit në gjuhësi e letërsiMonografia e Lasgushti për Emineskun ndriçon edhe pas 80 vjetësh (05.27.2009)
Aliona Zeqiri - Kur biznesi ka aromë gruaje (05.23.2009)
Kalendari 23 maj ATSH (05.23.2009)
Soren Jessen Petersen për vizitën e Xhozef Bajdenit (05.22.2009)
Bajden në Kuvendin e Kosovës: pavarësia është e pakthyeshme (05.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]