E Martë, 08.11.2020, 10:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

MIGJENI DHE Dr LAZËR RADI

Meditime rreth librit "Një verë me Migjenin" me autor Dr.Lazër Radin

Nga KËZE KOZETA ZYLO


E Enjte, 10.13.2011, 07:02am (GMT+1)

(Meditime rreth librit "Një verë me Migjenin" me autor Dr.Lazër Radin.

Autori i librit është ndër të rrallët që e ka takuar Migjenin dhe po ashtu është i pari që njoftoi në shtypin shqiptar për vdekjen e Poetit, i lajmëruar nga motra e tij, dhe mbetet ndër të parët miq të tij që shkroi nji esse mbi jetën dhe veprën e Poetit, pak ditë mbas vdekjes së tij... )

Vepra e tij le të jetë monumenti i tij dhe mirënjohja e Kombit kundrejt Poetit që vdiq në të 27-tën pranverë do të shkruante Dr.Lazer Radi në gazetën "Drita", më 9 shtator, 1938

Sa pak e dinë që me Migjenin, me këtë emër të madh, Dr.Lazer Radi ka jetuar një verë së bashku në Pukë.

E lexoj dhe e rilexoj librin me kujtime dhe shënime të autorit Radi rreth Migjenit dhe mornica drithërimi më kalojnë në trup për mohimin dhe dhunën që është ushtruar karshi figurës së shquar poliederike të Kombit Dr.Lazër Radit. Libri u botua siç thotë dhe i biri i profesor Lazërit, poeti i talentuar Jozefi, ndërkohë që autori po shkonte drejt pleqërisë së thellë, i lodhur, i dërmuar, i sëmurë… Nga lartësitë e 83 viteve…I ndëshkuar me të gjitha mjetet e dhunës, i lënë në heshtje, i pavlerësuar as në kufijtë e mirënjohjes, i burgosur dhe internuar për mbi 50 vite, autori solli pranë nesh librin me kujtime për Migjenin, një ndër librat e rralla me vlera të padiskutueshme për artin dhe historinë.

Fati e deshi që ai të takohej me të në verën e vitit 1936 , në qytezën malore të Pukës, pikërisht në atë vit më kulmor të krijimtarisë së tij.

Lazër Radi shkonte shpesh në orët e mësimit, diskutonte me të me orë të tëra, edhe pse Migjeni ishte një natyrë e tërhequr, qëndronte larg stuhive të fjalëve të rëndomta, ngase ai ishte me një kulturë të jashtëzakonshme në krahasim me moshatarët e tij.

Edhe pse e quante vetminë të shenjtë,

"sancta solitudo", ai ishte shumë i shoqërueshëm dhe tejet njerëzor.

Dhe duke vazhduar leximin më tej të autorit Radi, dhimbja bëhet dhe më e thellë, plaga lë vraga, por unë do të vazhdojë komentin tim ashtu siç e kam ndjerë këtë libër me kujtime, ngase dhimbja thotë shkrimtari nuk mund të riparojë asgjë, aq më pak kohën, që mbetet e pamëshirshme për të gjithë, për rrjedhojë pak më shume për Dr.Radin!...

Dr.Lazer Radi nuk jetoi vetëm një verë me Migjenin, por ai i vazhdoi dhe më vonë letërkëmbimet me të, ashtu siç bëjnë njerëzit me botë të pasur dhe zemër të madhe, krejt e kundërta ndodh me vdekëtarët...

Por këtë korrespodencë e dogjën raprezaljet, arrestimet e sigurimit ngase vëllai i prof.Radit, Baltoja ishte terrorizuar pas bombës së hedhur në ambasadën sovjetike, ndërkohë shkrimtari ishte në burg.

A mund të ketë lexues njeri që të mos tronditet nga këto ngjarje drithëruese, dhe bashkë me kujtimet që sjell autori shpresoj që të tronditet nga themelet jo vetëm historia, por dhe historia e artit dhe e letërsisë për shtrembërimet, mohimet që kanë sjellë ndër ne lexuesit...

Autori shpesh pohon se i ngazëllehej shpirti dhe kënaqej si fëmijë kur dëgjonte vetë nga goja e Migjenit vargjet që ai krijonte. I gjithë libri të përpin të tërën dhe të magjeps nga mënyra se se i ka përshkruar kujtimet me Migjenin. Të mbeten në mendje bashkëbisedimet e ngrohta, diskutimet intelektuale, si dhe arti në vargje:

Krahët e zezë të një nate pafund/ e varrosën lagjen pranë/ dritë, jetë, gjallëri-askund/ vetëm erresirë e skam..."

Në punën e tij Migjeni do të shkruajë Dr.Radi përpiqej t’ju shmangej sa më shumë artificializmave dhe për këtë një ditë i kishte thënë:

Në poezinë "Parthënia e Parathanieve" vargun e fundit e kam pasë: " Alo perëndi ku je?!" Kjo "alo" m’u duk si tepër moderne dhe artificiale dhe sikur nuk i kish hije një poezie shqiptare, e lashë ashtu thjesht: "Perëndi, ku je?"

Është e pamundur që vetëm me një shkrim të përmbledhësh kujtimet dhe mbresat e Prof.Radit me Migjenin, por unë shpresoj që një ditë mendjet e kthjellta intelektuale t’i rikthehen veprës së Migjenit dhe t’ju sjellin lexuesve të vërtetën historike, pa pasione dhe egoizma të shpifura.

Kur lexon në këtë liber pjesën "Migjeni dhe Naimi" si lexuese ndjen dashurinë dhe largpamësinë e dy shkrimtarëve intelektualë që dhe pse shumë të rinj në moshe, iu digjej shpirti për Kombin dhe kulturën. Kështu ata më duken si dy rilindas, që kur gjenin kohë uleshin nën hijen e qershizave në Pukë dhe lexonin poezi nga Naimi si:

Dimër i madh me dëborë/ me të ftohtë e me ngricë/ e me gjithë ligësitë/ të la të mjerë e të gjorë/...

Në recitim e sipër Migjeni i thotë: A e sheh Lazër se sa modern është Naimi, i drejtohet një luleje "Manushaqes" që simbolikisht asht Shqipnia.

Pa shiko lulet e tjera/ q’u çelë e u lulëzuan/ shih, pa shih ç’u zbukuruan, i ngjalli përsëri vera/..."

Migjeni adhuronte simbolikën naimiane, delikatesën e luleve dhe mendimet e rilindasve që mbeteshin aktuale.

Me ndjesi të rralla dhe me një vlerësim maksimal autori flet dhe për ditët e fundit me Migjenin dhe njëkohësisht ndryshimin që kishte ndjerë pas takimit me të. Gjatë ditëve të tij në Shkodër autori përpiqej të gjente shitësen e qymyrit, lypësin në skaj të rrugës që shtrinte dorën për lëmoshë, Lulin e Vocërr mes fëmijësh, pothuajse i gjithë qyteti i dukej tashmë një libër i hapur i Migjenit.

Në pjesen e dytë shkrimtari Radi flet dhe për Migjenin jashtë kujtimeve të tij.

Shume impresionuese është në këto shënime eshte dhe profecia e Koliqit për Migjenin i cili kishte botuar në atë kohë në revistën "ILLYRIA" poezinë Shpirtnet shtegtarë" .

Koliqi në Autodafen "Gjurmët e stinëve" thotë se Migjenin qysh fëmi Zanat tue e puthë i vunë zhigen e vet në ballë.

Migjeni vazhdimisht i dërgonte "Illyrisë" poezi të ndryshme kështu një ditë vazhdon autori do t’i dërgonte "Të lindet njeriu". Menjëherë sa i ra në dorë Karl Gurakuqit, thirri në redaksi Ernest Koliqin, Branko Merxhanin dhe Ismet Toton dhe ua lexoi poezinë.

Ata duke e lexuar në heshtje i vunë kurorën e dafinës në krye, kurorë që do t’i qendrojë përjetësisht në olimpin e letrave shqipe.

Ndërsa në këtë libër të autorit Lazër Radi, ndjeva dhe preka dashurinë njerëzore, atë dashuri të rrallë që është pjesë organike vetëm e kësaj race shkrimtarësh.

Në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh shpresoj që libri i rrallë "Nje verë me Migjenin"me të vërteta të padiskutueshme nga Dr.Radi të kthjellojë mendjet e mbrapshta dhe t’ju heqë syzet miopëve te kulturës, duke e rivlerësuar dhe duke e vendosur atje ku e kanë vendin figurat e ndritura të Kombit.

12 tetor, 2011

Manhattan, New York

 

KËZE KOZETA ZYLO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTJA VESH KREACIONET E BLERINA KOLLOKOQI - RUGOVËS (10.12.2011)
GREQIA ME NJË HISTORI TË PASUR FALIMENTIMESH, 5 HERË BRENDA DY SHEKUJVE TË FUNDITZgjidhja për "fjalëkryqin grek" në tablonë e qendrore evropiane (10.12.2011)
LajmeShqip: PTK-DARDAFON ARRIN NË GJYKATË (10.12.2011)
Shqiptarët e Amerikës së bashku me komunitetin italian festojnë Ditën e KolombitSHQIPTARËT ZGJODHËN TË PARAKALOJNË KËSAJ RRADHE ME MOTON ÇAMERIA ËSHTË SHQIPËRINga BEQIR SINA, (10.11.2011)
LajmeShqip.com: EKSKLUZIVE: BIZNESI DHE POLITIKA, KRIM ME BARNA NË KOSOVË (10.11.2011)
SHTATË VJET BURG PËR TIMOSHENKON (10.11.2011)
PRESIDENTJA JAHJAGA: RRUGËDALJA E VETME PËR VERIUN - ZBATIMI I PLOTË I PLANIT TË AHTISARIT DHE MBAJTJA E ZGJEDHJEVE (10.10.2011)
APOLOGJI PËR PAQEN E "ETIT"Me piktorin PROFONDIST, Jetullah Haliti-Eti, kandidat për Nobelin për PaqeNga MIMOZA EREBARA (10.10.2011)
Fjalimi i famshëm i Steve Jobs në Universitetin e Stanford, më 12 qershor 2005JOBS: PËRPARA SE T'IA FILLONI, GJENI ATË QË DONI! (10.08.2011)
LAURENE JOBS, ISH STUDENTJA ME TË CILËN STEVE JOBS KALOI BASHKË 20 VITE E GJYSMË (10.06.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]