E Hënë, 01.20.2020, 04:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
"Koha ditore": "DËSHMITARI X" I VETËVRARË ME LETRËN "AMANET" AKUZON EULEX-in
E Premte, 10.14.2011, 11:10am (GMT+1)

Prizren, 14 tetor – Dëshmitari i mbrojtur X, tashmë i vdekur, ka lënë pas vetes një letër me të cilën akuzon rëndë EULEX-in për atë që ai i kishte ndjerë si tortura e presione psikike. Familja e dëshmitarit Agim Zogajt ka vendosur të mos e mbajë më sekret letrën që viktima e kishte shkruar para se të vdiste në Gjermani. Në një kopje të asaj letre të cilën e ka siguruar "Koha Ditore", dëshmitari i njohur si "X" ishte i bindur se EULEX-i e "ka masakruar psikikisht". Ish komandanti i UÇK-së, që ishte dëshmitari kryesor në rastin Kleçka, në fakt, ka lënë shumë letra të shkruara në të cilat sipas familjarëve ai ka treguar në detaje për gjithçka që i ka ndodhur prej kohës kur kishte dhënë dëshminë e parë në EULEX, e deri në momentin kur kishte vendosur që t`i jepte fund jetës. "EULEX-i po don që unë me shku në botën tjetër para se me ia nis gjykimi, e masnej ata me sejmenët e vetë me ba qysh të dojnë", shkruan Zogaj me 15 shtator 2011, trembëdhjetë ditë para se të bënte vetëvrasje.

Një kopje e ditarit që po e mban familja i është dorëzuar policisë gjermane. Gazeta ka parë pjesë të ditarit të tij dhe ka marrë nga familja letrën kryesore, që sipas bashkëshortes së Agimit, Ganimete Zogajt, i ndjeri e kishte lënë amanet që të publikohej, atëherë kur nuk do të ishte më.

Në letër ai akuzon rëndë EULEX-in dhe prokurorin e rastit Kleçka Mauricio Salustro. Dëshmitari më i rëndësishëm në rastin ku EULEX-i akuzon nëntë ish pjesëtarë të UÇK-së për krime lufte, shfryn kundër misionit të BE-së. Letra është e nënshkruar nga Agim Zogaj dhe mban datën 29.12.2010.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Intervistë me SPIRO DEDEN, Ish-sekretar i KQ të PPSH-së në vitet 1989-1991"NJË GRUP BOLSHEVIKËSH ME MENDËSI KREJTËSISHT BOLSHEVIKE RRËZOI NJË GRUP TJETËR BOLSHEVIKËSH" (10.14.2011)
MIGJENI PËRBALLË SHQIPTARËVE!Opinion nga REDAN BUSHATI* (10.14.2011)
MIGJENI DHE Dr LAZËR RADIMeditime rreth librit "Një verë me Migjenin" me autor Dr.Lazër RadinNga KËZE KOZETA ZYLO (10.13.2011)
PRESIDENTJA VESH KREACIONET E BLERINA KOLLOKOQI - RUGOVËS (10.12.2011)
GREQIA ME NJË HISTORI TË PASUR FALIMENTIMESH, 5 HERË BRENDA DY SHEKUJVE TË FUNDITZgjidhja për "fjalëkryqin grek" në tablonë e qendrore evropiane (10.12.2011)
LajmeShqip: PTK-DARDAFON ARRIN NË GJYKATË (10.12.2011)
Shqiptarët e Amerikës së bashku me komunitetin italian festojnë Ditën e KolombitSHQIPTARËT ZGJODHËN TË PARAKALOJNË KËSAJ RRADHE ME MOTON ÇAMERIA ËSHTË SHQIPËRINga BEQIR SINA, (10.11.2011)
LajmeShqip.com: EKSKLUZIVE: BIZNESI DHE POLITIKA, KRIM ME BARNA NË KOSOVË (10.11.2011)
SHTATË VJET BURG PËR TIMOSHENKON (10.11.2011)
PRESIDENTJA JAHJAGA: RRUGËDALJA E VETME PËR VERIUN - ZBATIMI I PLOTË I PLANIT TË AHTISARIT DHE MBAJTJA E ZGJEDHJEVE (10.10.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]