E Martë, 08.11.2020, 05:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

NJU JORK: VAZHDON GJYQI I VIKTOR BUTIT, I AKUZUAR PËR TRAFIKIM ARMËSH


E Premte, 10.14.2011, 05:53pm (GMT+1)

E premte, 14 Tetor 2011

Karolin Uiver

Gjyqi i ish oficerit të forcave ajrore sovjetike, i akuzuar për trafikim armësh në botë, Viktor Buti, po zhvillohet në New York. Ai njihet nga ekspertët e sigurimit edhe me nofkën "tregtari i vdekjes".

Policia në Tailandë e arrestoi afaristin rus Viktor Buti në vitin 2008. Në hapje të gjyqit në New York prokuroria dhe avokatët mbrojtës i bënë një portretizim shumë të ndryshëm ish oficerit të ushtrisë sovjetike.

Buti akuzohet për konspiracion në shitjen e mijëra armëve, përfshirë raketa tokë-ajër, lëndë shpërthyese dhe granada.

Prokurori federal Brendan McGuire tha në gjyq se Buti veproi me shpejtësi për të mos humbur mundësinë që t’i shiste miliona armë grupit rebel kolumbian FARC, të cilat ai besonte se do të përdoreshin pjesërisht për të rrëzuar helikopterë amerikanë. Zoti McGuire e akuzoi Viktor Butin të kishte thënë se amerikanët ishin edhe armiqtë e tij.

Agjenti federal William S. Brown dëshmoi se Buti u arrestua në Tailandë pasi ai u takua me agjentë të fshehtë që hiqeshin si anëtarë të grupit FARC, të cilën Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste.

Buti thotë se është i pafajshëm dhe se kishte rënë kurth. Ai u ekstradua në Shtetet e Bashkuara pas një beteje të gjatë ligjore.

Avokati i Viktor Butit, Albert Dayan, tha në gjyq se klienti i tij ishte tërhequr në takim me shpresë për të shitur dy avionë mallrash, pronë e tij. Avokati Dayan tha se Buti nuk ka qënë kurrë trafikant armësh, por thjesht një transportues. Sipas avokatit, ai premtoi të përfshinte armë për të shtuar shanset e shitjes së aeroplanëve.

Douglas Farah është bashkë-autor i librit me titull Tregëtari i Vdekjes, i cili ndihmoi që Buti të tërhiqte vemendje më të madhe. Ai thotë se Viktor Buti ishte trafikanti më i sukseshëm i armëve ilegale, madje shpesh ai u shiste armë të dyja palëve të konfliktit afrikan në vitet 1990-të.

"Armët kanë nxitur luftrat nëpër Afrikë, dhe më pas në Afganistan dhe në Amerikën Latine e gjetkë. Ajo që është historike rreth arrestimit të tij është fakti që për herë të parë, veçanërisht agjencia e parandalimit të drogave u vu në ndjekje të dikujt që kishte lidhje me narkotikët, por në thelb u akuzua për shkelje të embargos së armëve si dhe të të drejtave të njeriut, që rridhnin nga shitja e këtyre armëve".

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 2004 u kërkonte vendeve anëtare që t’i refuzonin Viktor Butit tranzitin dhe të bllokonin pasuritë e tij. Kathi Austin punon për rrjetin mbi vetëdijen e konflikteve, një grup që ka ndjekur veprimtaritë e Viktor Butit për një kohë të gjatë.

"Viktor Buti në fakt ka trafikuar armë edhe më parë në zona konflikti, ka shkelur ligjin amerikan, ai është marrë me trafiqe dhe ka shkelur edhe ligje të tjera si dhe sanksione të Kombeve të Bashkuara dhe pikërisht kjo është alarmante për mua. Viktor Buti nuk po mbahet përgjegjës për këto krime, ku faktikisht ka pasur viktima".

Bashkëshortja e Butit, Alla, foli me gazetarët pas hapjes së gjyqit. E pyetur nëse burri i saj ishte përgjegjës për krimet që akuzohet, ajo e cilësoi atë si një afarist shumë të talentuar.

"Ai mund të bëjë kompromis mbi disa çështje. Nuk mund të gjykoj se çfarë ndodhi në këtë rast, por unë e njoh atë shumë mirë dhe nga pikpamja morale, akuzat janë absurde".

Viktor Buti mund të dënohet me burgim të përjetshëm, nëse gjendet fajtor për 4 akuzat e ngritura kundër tij, përfshirë konspiracion për të vrarë amerikanë dhe mbështetje materiale për një organizatë terroriste.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KADAREJA PRESIDENT, PROPOZIM I 21 INTELEKTUALËVE SHQIPTARË (10.14.2011)
"Koha ditore": "DËSHMITARI X" I VETËVRARË ME LETRËN "AMANET" AKUZON EULEX-in (10.14.2011)
Intervistë me SPIRO DEDEN, Ish-sekretar i KQ të PPSH-së në vitet 1989-1991"NJË GRUP BOLSHEVIKËSH ME MENDËSI KREJTËSISHT BOLSHEVIKE RRËZOI NJË GRUP TJETËR BOLSHEVIKËSH" (10.14.2011)
MIGJENI PËRBALLË SHQIPTARËVE!Opinion nga REDAN BUSHATI* (10.14.2011)
MIGJENI DHE Dr LAZËR RADIMeditime rreth librit "Një verë me Migjenin" me autor Dr.Lazër RadinNga KËZE KOZETA ZYLO (10.13.2011)
PRESIDENTJA VESH KREACIONET E BLERINA KOLLOKOQI - RUGOVËS (10.12.2011)
GREQIA ME NJË HISTORI TË PASUR FALIMENTIMESH, 5 HERË BRENDA DY SHEKUJVE TË FUNDITZgjidhja për "fjalëkryqin grek" në tablonë e qendrore evropiane (10.12.2011)
LajmeShqip: PTK-DARDAFON ARRIN NË GJYKATË (10.12.2011)
Shqiptarët e Amerikës së bashku me komunitetin italian festojnë Ditën e KolombitSHQIPTARËT ZGJODHËN TË PARAKALOJNË KËSAJ RRADHE ME MOTON ÇAMERIA ËSHTË SHQIPËRINga BEQIR SINA, (10.11.2011)
LajmeShqip.com: EKSKLUZIVE: BIZNESI DHE POLITIKA, KRIM ME BARNA NË KOSOVË (10.11.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]