E Martë, 08.11.2020, 04:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
"Zëri": LIMAJ ËSHTË PYETUR NGA EULEX KRYESISHT PËR BURIMET E PASURISË SË TIJ
E Shtunë, 10.15.2011, 09:49am (GMT+1)

15.10.2011 - Marrja në pyetje e deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj, rreth dyshimeve për korrupsion sa ishte ministër, nuk ka rezultuar ta ketë sjellë ndonjë fakt a provë që e bëjnë Limajn të dyshuar në këtë rast.

Në disa pjesë dëshmisë që gazeta "Zëri" thotë t’i ketë siguruar, thuhet se Limaj është marrë në pyetje rreth mënyrës së financimit të mbrojtjes sa ka qenë Hagë, për xhirollogaritë e tij, për deklarimin e pasurisë dhe shumë më pak për ministrinë për të cilën kanë filluar hetimet.

Burimi i gazetës brenda Prokurorisë thotë se vetëm në ditën e katërt ai është marrë në pyetje për kohën sa ka qenë ministër i Transportit. Në këtë ditë Limaj ka qëndruar 7 orë e gjysmë në prokurori.

Rreth kësaj çështjeje, Limaj është pyetur për organizimin e ministrisë, mënyrën e funksionimit, ndarjen dhe menaxhimin e buxhetit.

Faktin se ndaj Limajt nuk është gjetur asgjë e ka përforcuar edhe avokati i tij, Tahir Rrecaj.

"Mbetet që prokurori të vlerësojë se a ka nevojë që edhe më tutje ta ftojë Limajn që ta marrë në pyetje, pasi të bëjë analizimin e të gjitha provove që ka grumbulluar deri më tash", ka thënë Rrecaj.

"Nuk mund të jap asnjë lloj komenti lidhur me vlerësimin e provove për shkak se është faza e hetimeve dhe prokurori do të bëjë vlerësimin. Nëse e sheh të arsyeshme se duhet të mbledhë edhe provat tjera, sigurisht do të bëjë kërkesë te Gjykata Supreme për vazhdimin e hetimeve edhe për një periudhë të fundit gjashtëmujore. Nëse jo, atëherë ose do ta pushojë hetimin ose do ta ngrisë aktakuzën".
(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OBAMA I FITON LATINOT ME BANDERASIN DHE LONGORINËSHBA 2012: është përfshirë edhe James Taylor, i cili do të këndojë në Karolinën e Veriut (10.15.2011)
NJU JORK: VAZHDON GJYQI I VIKTOR BUTIT, I AKUZUAR PËR TRAFIKIM ARMËSH (10.14.2011)
KADAREJA PRESIDENT, PROPOZIM I 21 INTELEKTUALËVE SHQIPTARË (10.14.2011)
"Koha ditore": "DËSHMITARI X" I VETËVRARË ME LETRËN "AMANET" AKUZON EULEX-in (10.14.2011)
Intervistë me SPIRO DEDEN, Ish-sekretar i KQ të PPSH-së në vitet 1989-1991"NJË GRUP BOLSHEVIKËSH ME MENDËSI KREJTËSISHT BOLSHEVIKE RRËZOI NJË GRUP TJETËR BOLSHEVIKËSH" (10.14.2011)
MIGJENI PËRBALLË SHQIPTARËVE!Opinion nga REDAN BUSHATI* (10.14.2011)
MIGJENI DHE Dr LAZËR RADIMeditime rreth librit "Një verë me Migjenin" me autor Dr.Lazër RadinNga KËZE KOZETA ZYLO (10.13.2011)
PRESIDENTJA VESH KREACIONET E BLERINA KOLLOKOQI - RUGOVËS (10.12.2011)
GREQIA ME NJË HISTORI TË PASUR FALIMENTIMESH, 5 HERË BRENDA DY SHEKUJVE TË FUNDITZgjidhja për "fjalëkryqin grek" në tablonë e qendrore evropiane (10.12.2011)
LajmeShqip: PTK-DARDAFON ARRIN NË GJYKATË (10.12.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]