E Martë, 08.20.2019, 07:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

LILJANA HOXHA: RAMIZ ALIA ISHTE I MERCENARIZUAR NGA UDB QË NË MOSHËN 17 VJEÇARE

Liljana Hoxha: Nuk ndjej keqardhje për Ramizin, ja pse u përlot Nano në varrim


E Djelë, 10.16.2011, 12:20pm (GMT+1)

Bashkëshortja e djalit të Enver Hoxhës, e njohur si një ndër kritiket e Ramiz Alisë komenton ceremoninë mortore dhe sjelljen e të majtëve dhe të djathtëve me homazhet për ish-Presidentin. "Secili përpiqet ta fshehë mirë mizën nën kësulë, ose veprat e përbashkëta, duke shpresuar se me ikjen nga jeta të Ramiz Alisë, këtij kapitulli do t’i vihet kapak. Gramoz Ruçi, krahu i hekurt sipas porosisë së Ramizit, Fatos Nano, trashëgimtari i tij i parë në komunizëm dhe pluralizëm. Vepra e Ramizit, fshehja e trashëgimit të pushtetit në ‘90"

Liljana Hoxha, e njohur si një ndër kritiket publike të Ramiz Alisë, ka preferuar të mos i kërkohej një koment për vdekjen e ish-Presidentit. "Ceremonitë post-mortum kërkojnë protokoll diplomatik", - thotë ajo, e për këtë rast vdekjeje, ndjen se është e tepërt t’i nënshtrohet këtij kodi nostalgjik. Pohon me "plot gojën" se nuk ndjen keqardhje për Ramiz Alinë, e kurrsesi për interesin e përgjithshëm pas ndarjes së tij nga jeta. Nusja e djalit të Enver Hoxhës, thotë në këtë intervistë për "MAPO"-n se vepra që Ramiz Alia la pas, është fshehja në mënyrë të pazbërthyeshme e trashëgimisë së pushtetit në ’90-ën. Ajo komenton bojkotin e ceremonisë mortore të Alisë, duke thënë se të djathtët, edhe pse "falanga" të tij, përfituan nga alibia e profilit si ish-udhëheqës komunist, ndërsa opozita reflektoi mungesën e kurajës prej ndjenjës së fajit. Për Liljana Hoxhën, si të majtë e të djathtë mundohen të fshehin veprat e përbashkëta si mizën nën kësulë, duke shpresuar se me ikjen nga jeta të Ramiz Alisë, këtij kapitulli do t’i vihet kapak. Në këtë intervistë, Liljana Hoxha nuk lë pa shpotitur pjesëmarrjen e Gramoz Ruçit dhe përlotjen e Fatos Nanos gjatë homazheve, duke e cilësuar të parin si "krahun e hekurt" e të dytin si "trashëgimtarin e parë" të ish-presidentit Ramiz Alia.

Zonja Hoxha, si e mësuat vdekjen e Ramiz Alisë dhe çfarë shije ju la kjo ngjarje?

Ju faleminderit për kërkesën, ndonëse s’kam dashur të prononcohem për këtë lajm. Do falenderoja nëpërmjet jush dhe zonjën Ilva Tare për ftesën në emisionin e saj përkatës. Kjo, se ceremonitë post-mortum kërkojnë protokoll diplomatik, pozitiv e kritika të nënkuptuara. Ndërkaq, kur unë nuk mund të lëviz asnjë presje nga ç’kam thënë e nga ç’do botoj. Kam vlerësuar Rugovën pas vdekjes, më shumë se në gjallje, pikërisht për këtë impuls protokolli nostalgjik ndaj autoritetit, kur ndahet nga jeta. Kam shkruar e bindur me vlerësime maksimale për Pjetër Arbnorin. Për z. Ramiz Alia është e tepërt të hamendësosh keqardhje nga ana ime, përveç keqardhjes ndaj familjarëve dhe kurrsesi keqardhje për interesin e përgjithshëm.

Mendoni se ish-udhëheqësi Alia ka marrë me vete sekrete të rëndësishme që lidhen me transfuzionin e pushtetit në fillimin e viteve ‘90?

Padyshim, por kjo ishte e ditur. Ndaj, vepra e Ramiz Alisë si udhëheqës komunist e post- komunist është të ketë fshehur sipas tij, në mënyrë të pazbërthyeshme si është trashëguar pushteti.

Shumë politikanë me lidhje të vjetra dhe të njohura me Partinë e Punës apo me regjimin e atëhershëm nuk morën pjesë në homazhet e bëra për Alinë. Mendoni se ka pasur njëfarë hipokrizie në këto qëndrime?

Ceremonia mortore e Ramiz Alisë pati një protokoll shumë të studiuar, po pa u shpëtuar dot ekuivokeve. Pjesa e pushtetit, të vetëquajtur ‘të djathtë’ kanë përfituar nga kjo alibi, ndonëse janë falanga të tij. Më hipokrite është treguar e majta. Opozita me mungesën e saj (përveç Gramoz Ruçit, krahut të hekurt për t’i marrë pushtetin Berishës me gjak dhe me hekur, siç ka thënë Ramiz Alia) ishte për t’i qarë hallin nga mungesa e kurajës prej ndjenjës së fajit.

A është normale që zyrtarë shtetërorë nuk bënë homazhe tek një ish-president i vendit tonë? Duket sikur u respektua e drejta zakonore dhe jo ligjet e protokollet shtetërore?

Ana zyrtare është një rregullsi . Respektimi i regullit pa përjashtim nuk mund të kompromentojë cilindo politikan. Fakti që dhe protokolli për një ish- president, edhe pse ish komunist është shkelur nuk tregon frikë nga e kaluara, por frikë nga e sotmja. Secili përpiqet ta fshehë mirë mizën nën kësulë, ose veprat e përbashkëta, shpresuar se me ikjen nga jeta e Ramiz Alisë , këtij kapitulli do t’u vihet kapak. Por nuk është kështu.

Ju prej vitesh keni denoncuar rolin e Alisë për t’u bërë trashëgimtar i pushtetit të Enver Hoxhës dhe më pas kthesën e tij të ngadaltë drejt pluralizmit. Ndërkaq, disa figura publike kanë shprehur skepticizmin e tyre ndaj figurës së Alisë. A mos vallë brezat e tanishëm janë shumë konfuzë e të ndikuar për të sqaruar në mënyrë të kthjellët figurën e tij si shtetar dhe dimensionin e tij publik?

Besoj se këtë pyetje do ta shpjegoja më mirë në mënyrë konkrete: Fatos Nano, trashëgimtari i parë i Ramiz Alisë në komunizëm dhe në pluralizëm, i përkëdhel ballin trupit të pajetë e i përlotur thotë: "Nderime për ata që luftuan nazi-fashizmin dhe bënë aq sa mundën për pluralizmin". (Nano, si politikani i përkëdhelur e tërësisht i munguar nga jeta shqiptare, pretendon me këtë të japë shembullin: kështu duhet të më nderoni dhe mua pas vdekjes). Por është pikërisht ai që e di më mirë se kushdo si bashkëpunëtor i përhershëm i Ramiz Alisë, se ç’do të bënte një pushtetar e politikan i ndershëm që nga 1944 deri në 2011-ën, (sepse Ramiz Alia s’ka reshtur së punuari underground). Fakti i antifashizmit të Ramiz Alisë nuk mund të mbulojë faktin e njëkohshëm të mercenarizimit të tij nga UDB, kryesisht si boshnjak në burgun e Tiranës që në moshën 17-vjeçare. Për sa i përket pluralizmit, demokracia kish filluar të vinte vetë, ndërsa Alia vetëm e manipuloi dhe e sabotoi për ta përqendruar pushtetin në duart e tij. Të rinjtë le të vrasin një çik mendjen se çfarë mund të ketë bërë Ramiz Alia (dhe jo vetëm ai) gjatë 67 viteve të errëta dhe pa profil personal në mes të këtyre dy momenteve "glamoroze" që përlotën Nanon.

(http://www.mapo.al)

Intervistoi: Habjon Hasani


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mediat - më keq se sa në raporte MUNGESA E LIRISË SË SHPREHJES NË KOSOVË - GJENDJA SA VJEN E RËNDOHET (10.16.2011)
Kritiku i Balonistave dhe i Mohuesve kasapë të letërsisë...MESAZHE GJITHËKOHORE NGA LIBRI I FISHTËS "ESTETIKË DHE KRITIKË"Nga TON ZMALI, poet e shkrimtar (10.16.2011)
SHQIPTARËT NGA PLAVA E GUCIA PROTESTUAN KUNDËR PROJEKTEVE QË UA MARRIN TOKAT (10.15.2011)
"Zëri": LIMAJ ËSHTË PYETUR NGA EULEX KRYESISHT PËR BURIMET E PASURISË SË TIJ (10.15.2011)
OBAMA I FITON LATINOT ME BANDERASIN DHE LONGORINËSHBA 2012: është përfshirë edhe James Taylor, i cili do të këndojë në Karolinën e Veriut (10.15.2011)
NJU JORK: VAZHDON GJYQI I VIKTOR BUTIT, I AKUZUAR PËR TRAFIKIM ARMËSH (10.14.2011)
KADAREJA PRESIDENT, PROPOZIM I 21 INTELEKTUALËVE SHQIPTARË (10.14.2011)
"Koha ditore": "DËSHMITARI X" I VETËVRARË ME LETRËN "AMANET" AKUZON EULEX-in (10.14.2011)
Intervistë me SPIRO DEDEN, Ish-sekretar i KQ të PPSH-së në vitet 1989-1991"NJË GRUP BOLSHEVIKËSH ME MENDËSI KREJTËSISHT BOLSHEVIKE RRËZOI NJË GRUP TJETËR BOLSHEVIKËSH" (10.14.2011)
MIGJENI PËRBALLË SHQIPTARËVE!Opinion nga REDAN BUSHATI* (10.14.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]