E Martë, 08.20.2019, 06:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

FJALIMI I PRESIDENTES JAHJAGA NË AKADEMINË PËRKUJTIMORE PËR HEROIN E KOSOVËS ADRIAN KRASNIQI

(Presidentja Jahjaga e dekoroi Adrian Krasniqin me urdhrin "Hero i Kosovës")


E Djelë, 10.16.2011, 06:38pm (GMT+1)

E diel, 16 tetor 2011

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në Pejë manifestimin kushtuar Heroit të Kombit Adrian Krasniqi.

Fillimisht ajo vuri lule te lapidari i Adrian Krasniqit, ndërsa më pas mori pjesë në akademinë përkujtimore, ku mbajti një fjalim, të cilin po e sjellim në vijim:

Të nderuar familjarë të Adrian Krasniqit,
Të nderuar bashkëluftëtarë të gjeneralmajorit të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës Adrian Krasniqi,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës,
Të nderuar përfaqësues të komuniteteve fetare,
Të nderuar pjesëmarrës,

Unë Presidentja e Republikës së Kosovës, me vendim, e kam dekoruar Adrian Krasniqin me urdhrin "Hero i Kosovës" për trimërinë dhe përkushtimin e treguar në luftën çlirimtare, deri në flijim, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Heroi i Kosovës, Adrian Krasniqi, u rreshtua në vargun e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e atdheut, për çlirimin dhe përparimin e popullit. Kjo është sakrifica më sublime, që ne të jetojmë të lirë dhe të pavarur të dinjitetshëm dhe të barabartë, që të bëhemi shtet me të drejta të plota i Bashkimit Evropian dhe anëtar i NATO-s , në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vepra dhe përkushtimi i bijve dhe i bijave më të shtrenjta të popullit tonë, nëpër dekada e shekuj, në kundërvënie e në luftë kundër dhunës e shtypjes, kundër okupimit dhe kundër projekteve për shpërnguljen nga trojet tona, bënë që Adrian Krasniqi, i brumosur edhe nga tradita atdhetare e familjes, të kalitej si një djalë, si një njeri i pjekur, në idenë kombëtare të çlirimit dhe të shtetit. Qëllim, që duhet ta arrinte me organizim në luftën guerile dhe në luftën çlirimtare deri në fitoren përfundimtare.

Të nderuar pjesëmarrës,

Asnjë popull nuk e dëshiron luftën, e as sakrificat, vuajtjet e pasojat, që vijnë nga lufta. Këtë nuk e deshtëm as ne. Si të gjithë popujt e tjerë sovranë, të lirë e të dinjitetshëm të Botës, edhe ne dëshironim të mendojmë dhe të organizohemi për jetën në paqe. Të punojmë, të shkollohemi, të jetojmë dhe të përparojmë duke i gëzuar të mirat e kësaj jete dhe begatitë që njeriut ia ka dhuruar Perëndia.

Por, kjo ishte e pamundur, për shkak të politikës së përndjekjes, për shkak të politikës së shtypjes, për shkak të politikës së shkombëtarizimit, për shkak të politikës të shfrytëzimit ekonomik dhe të gllabërimit të pasurive tona.

Gjendja ishte bërë e padurueshme me nxjerrjen e njerëzve nga puna, me përzënien nga shkollat dhe nga fakultetet, me përzënien nga institucionet, madje edhe nga ato shëndetësore me mbylljen e bizneseve... E gjithë kjo mbështetej me largimin e shqiptarëve dhe me prurjen e vendosjen e kolonëve me qëllim të rritjes së dhunës dhe me qëllim të ndërrimit të strukturës etnike të vendit.... Kjo politikë përcillej me rrahje, maltretime, dhunime, burgosje, vrasje.

Rinia, dhe gjithë populli liridashës i Kosovës, pasi më parë i kishin provuar të gjitha mundësitë e tjera, nisën të organizohen për kundërvënie të armatosur, duke e parë këtë si të vetmen mundësi, për mbijetesë, për jetë normale dhe të qetë, për jetë të dinjitetshme e në liri.

Të nderuar qytetarë të Pejës dhe të mbarë Kosovës,

Në manifestimet përkujtimore për dëshmorët e kombit, në përkujtimet e masakrave ndaj popullsisë, në memorialet për të pagjeturit, Ne të gjithë, mbushemi me ndjenjën e dhimbjes dhe të mallëngjimit për më të dashurit tonë që sakrifikuan jetën që ne sot të jemi të lirë.

Ne i kujtojmë dhe i nderojmë ata që të marrim forcë dhe që mbledhim veten për detyrat e angazhimet që na presin, që Kosovën dhe popullin tonë ta bëjmë ashtu si e dashtën ata, të begatshme, të përparuar, për të jetuar, për të punuar, për t’u shkolluar.

Kosova dhe populli i saj asnjëherë nuk deshi dhe edhe sot nuk do asgjë tjetër përveç që të jetojë i lirë dhe i barabartë me të tjerët, si faktor paqeje dhe stabiliteti, në fqinjësi të mirë, me të gjithë popujt dhe shtetet, të jetë anëtare e të gjitha mekanizmave dhe e organizatave ndërkombëtare, e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e Bashkimit Evropian e NATO-s dhe të gjitha fondeve e bankave e të institucioneve ndërkombëtar të investimeve dhe të kapitalit .

Të nderuar pjesëmarrës,

Nderimi për dëshmorët, si në këtë rast për Heroin e Kosovës Adrian Krasniqi, është nderim për atdheun dhe për të ardhmen tonë, që e kaluara më të mos përsëritet kurrë më dhe që idealet e dëshmorëve të përjetësohen, duke e dashur vendin, duke e dashur njëri-tjetrin, duke e respektuar punën, dijen dhe angazhimin e secilit.

Heroi i Kosovës Adrian Krasniqi së bashku me shokët e tij studentë e bashkëluftëtarë ishin ndër të parët që nisën aksionet e armatosura duke goditur caqet e caktuara dhe të zgjedhura, për të treguar se këtu nuk ka vend politika e nënshtrimit, për të treguar se këtu, askush nuk mund të bëjë dhunë e krime mbi popullsinë, pa e marr ndëshkimin. Adriani, Iliri, Bahriu, Agroni, Hakifi, Zahiri, Edmondi, Fehmiu, Gjeva, Fatimja, Saliu ... e shumë të rinj e të reja u flijuan në altarin e lirisë për Atdheun.

Lufta e lavdishme e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, e komandantit legjendar Adem Jashari, e të gjithë popullit tonë për liri, bënë që të kemi ndihmën e NATO-s nëpërmjet sulmeve ajrore e më vonë me prezencën e KFOR-it në përjetimin e lirisë dhe në ndërtimin e shtetit sovran dhe të pavarur.

Vepra e Adrianit dhe e të gjithë dëshmorëve të Kosovës e të gjithë veprimtarëve për liri dhe pavarësi na thërret që vendin tonë ta çojmë përpara, që të ndërtojmë demokracinë, që të zhvillojmë arsimin, shëndetësinë, të ndërtojmë e urbanizojmë fshatrat dhe qytetet tona, të zhvillojmë prodhimtarinë që secili të jetoj prej punës dhe angazhimit të vet i lirë dhe i barabartë me qytetarët e Evropës.

 

 

 

 

(http://www.president-ksgov.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LILJANA HOXHA: RAMIZ ALIA ISHTE I MERCENARIZUAR NGA UDB QË NË MOSHËN 17 VJEÇARELiljana Hoxha: Nuk ndjej keqardhje për Ramizin, ja pse u përlot Nano në varrim (10.16.2011)
Mediat - më keq se sa në raporte MUNGESA E LIRISË SË SHPREHJES NË KOSOVË - GJENDJA SA VJEN E RËNDOHET (10.16.2011)
Kritiku i Balonistave dhe i Mohuesve kasapë të letërsisë...MESAZHE GJITHËKOHORE NGA LIBRI I FISHTËS "ESTETIKË DHE KRITIKË"Nga TON ZMALI, poet e shkrimtar (10.16.2011)
SHQIPTARËT NGA PLAVA E GUCIA PROTESTUAN KUNDËR PROJEKTEVE QË UA MARRIN TOKAT (10.15.2011)
"Zëri": LIMAJ ËSHTË PYETUR NGA EULEX KRYESISHT PËR BURIMET E PASURISË SË TIJ (10.15.2011)
OBAMA I FITON LATINOT ME BANDERASIN DHE LONGORINËSHBA 2012: është përfshirë edhe James Taylor, i cili do të këndojë në Karolinën e Veriut (10.15.2011)
NJU JORK: VAZHDON GJYQI I VIKTOR BUTIT, I AKUZUAR PËR TRAFIKIM ARMËSH (10.14.2011)
KADAREJA PRESIDENT, PROPOZIM I 21 INTELEKTUALËVE SHQIPTARË (10.14.2011)
"Koha ditore": "DËSHMITARI X" I VETËVRARË ME LETRËN "AMANET" AKUZON EULEX-in (10.14.2011)
Intervistë me SPIRO DEDEN, Ish-sekretar i KQ të PPSH-së në vitet 1989-1991"NJË GRUP BOLSHEVIKËSH ME MENDËSI KREJTËSISHT BOLSHEVIKE RRËZOI NJË GRUP TJETËR BOLSHEVIKËSH" (10.14.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]