E Hënë, 12.09.2019, 02:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PËRPLASJA MES TOPIT DHE TOPALLIT NUK E "TRAZOI" PD-në
E Hënë, 10.17.2011, 10:21am (GMT+1)

Tiranë, 17 tetor - Përplasja më e fundit mes Presidentit të Republikës Bamir Topi dhe Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli mund t'u shërbente demokratëve për të kërkuar shkarkimin nga detyra të Kreut të Shtetit.

Por, nisur nga reagimet e palëve duket qartë se Partia Demokratike nuk do të përfshihet në betejën e nisur nga Jozefina Topalli, raporton NOA.

Selia blu nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrtar lidhur me konfliktin që ka shpërthyer mes nënkryetares së Partisë Demokratike dhe Presidentit të Republikës, dikur ish-nënkryetar i kësaj partie.

As vetë lideri i demokratëve, kryeministri Berisha nuk është shprehur lidhur me këtë përplasje, ndonëse kishte rastin të reagonte publikisht në një aktivitet me rastin e 30 –vjetorit të pontifikimit të Papa Gjon Palit të Dytë.

Selia blu ka lënë të nënkuptohet se kjo është një betejë personale mes zonjës Topalli dhe Presidentit Topi dhe se nuk ka të bëjë me qëndrimin e mazhorancës ndaj Kreut të Shtetit. Ndaj dhe një kërkesë për shkarkimin e Presidentit duket pothuajse e pamundur për vetë riskun e lartë që do të kishte një aksion i tillë politik.

Mbështetja që kreu i shtetit ka në grupin e deputetëve demokratë hedh poshtë çdo mundësi që një nismë e tillë të ketë sukses.

Në mbështetje të Kryetares Topalli dolën një grup të rinjsh nga Shkodra dhe disa personazhe të kulturës nga ky qytet, të cilët kritikuan Presidentin Topi për fyerje ndaj dialektit geg.

Notat patriotike që zonja Topalli i dha përplasjes me kreun e shtetit duket se kanë qenë një zgjedhje personale e vetë kryetares së Kuvendit në luftën e nisur ndaj Presidentit të Republikës.

Ndaj dhe zoti Topi nuk ka nguruar t'i hedhë poshtë ato si të keqinterpretuara dhe të motivuara nga sjellja jo etike e kryetares së Kuvendit.

Debati në distancë mes presidentit dhe kryeparlamentares erdhi pasi mbrëmjen e të shtunës kreu i shtetit duke iu referuar akuzave të mëhershme të zonjës Topalli pas rikthimit në Kuvend të ligjit për menaxhimin e mbetjeve urbane, ku ajo e akuzoi kreun e shtetit si të majtë dhe madje anti-europian, zoti Topi iu kundërpërgjigj duke thënë se spikerit i duhet të recitojë tekstet që i japin për të lexuar, duke nënvizuar se spikeri mjafton që t'i recitojë ato mirë.

Në këtë kuptim Presidenti duke e cilësuar kryeparlamentaren spikere të Kuvendit i tha kësaj të fundit që para se të ndërmarrë akuzat ndaj tij duhet të mësojë artin e të komunikuarit me Institucionin e Presidentit, duke e inkurajuar madje që të mësojë edhe shqipen letrare.

Por, Kryetarja e Kuvendit pas pak minutash mbrëmjen e të shtunës do t'i kundërpërgjigjej Presidentit duke e cilësuar atë si Haxhi Qamil që nuk mund ta kuptojë shqipen e saj, që sipas Topallit është shqipja e Fishtës, Migjenit e Gurakuqit.

Por, Presidenti nuk e la me kaq, pasi ai me një mesazh të shkurtër përmes zyrës së shtypit të Presidencës bëri me dije se Fishta dhe Migjeni do të ndiheshin të fyer nga gjuha e kryeparlamentares.
(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRUROHET PËRMENDORJA E IKONËS SË TË DREJTAVE CIVILE MARTIN LUTER KINGPresidenti Barak Obama deklaroi se Amerika duhet të ndjekë shembullin e Dr. Kingut (10.16.2011)
FJALIMI I PRESIDENTES JAHJAGA NË AKADEMINË PËRKUJTIMORE PËR HEROIN E KOSOVËS ADRIAN KRASNIQI(Presidentja Jahjaga e dekoroi Adrian Krasniqin me urdhrin "Hero i Kosovës") (10.16.2011)
LILJANA HOXHA: RAMIZ ALIA ISHTE I MERCENARIZUAR NGA UDB QË NË MOSHËN 17 VJEÇARELiljana Hoxha: Nuk ndjej keqardhje për Ramizin, ja pse u përlot Nano në varrim (10.16.2011)
Mediat - më keq se sa në raporte MUNGESA E LIRISË SË SHPREHJES NË KOSOVË - GJENDJA SA VJEN E RËNDOHET (10.16.2011)
Kritiku i Balonistave dhe i Mohuesve kasapë të letërsisë...MESAZHE GJITHËKOHORE NGA LIBRI I FISHTËS "ESTETIKË DHE KRITIKË"Nga TON ZMALI, poet e shkrimtar (10.16.2011)
SHQIPTARËT NGA PLAVA E GUCIA PROTESTUAN KUNDËR PROJEKTEVE QË UA MARRIN TOKAT (10.15.2011)
"Zëri": LIMAJ ËSHTË PYETUR NGA EULEX KRYESISHT PËR BURIMET E PASURISË SË TIJ (10.15.2011)
OBAMA I FITON LATINOT ME BANDERASIN DHE LONGORINËSHBA 2012: është përfshirë edhe James Taylor, i cili do të këndojë në Karolinën e Veriut (10.15.2011)
NJU JORK: VAZHDON GJYQI I VIKTOR BUTIT, I AKUZUAR PËR TRAFIKIM ARMËSH (10.14.2011)
KADAREJA PRESIDENT, PROPOZIM I 21 INTELEKTUALËVE SHQIPTARË (10.14.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]